ILIRIADA PORTAL

Policia ndėrtimore nisi dje shembjen e pallatit tė paligjshėm tė Dash Pezės, mikut pėr kokė tė Edvinit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08122009

Mesazh 

Policia ndėrtimore nisi dje shembjen e pallatit tė paligjshėm tė Dash Pezės, mikut pėr kokė tė Edvinit




[size=9]Pas denoncimeve me dėshmi dhe dokumente nga gazeta “55”

Policia ndėrtimore ka marrė nismėn pėr tė rrėzuar ndėrtesėn e deputetit tė PS-sė Dashamir Peza. Ndėrtesa prej 12 katėsh e cila ndodhet prapa hotel “Tirana International” nė kryeqytet ka filluar tė shembet pas njė urdhri tė nxjerrė nga kryeinspektori i policisė ndėrtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se nė pėrputhje me ligjin 2502 pėr urbanistikėn kjo ndėrtesė ėshtė e paligjshme.
Tashmė fadromat e policisė ndėrtimore kanė filluar nga puna pėr prishjen e kėtij objekti 12 katėsh i cili sipas saj ėshtė i paligjshėm.
Gjithashtu nė vendngjarje ndodhen edhe punonjėsit e policisė bashkiake tė cilėt po vėzhgojnė prishjen e objektit. Ky pallat ėshtė i ndėrtuar nė njė hapėsirė publike, madje pėr tė mos thėnė nė rrugėn lidhėse tė lagjes, duke zėnė pjesėn tėrėsore tė saj. Mė shumė se njė herė, ėshtė denoncuar edhe publikisht, falja e njė pjese tė rrugės “Urani Pano”, diku prapa Qendrės “Veve” dhe Hotel “Tirana”, qė Edi Rama ia ka bėrė Dash Pezės, i cili prej vitit 2001 ka menduar dhe filluar ngritjen aty tė njė pallati 12 katėsh, tė papėrfunduar ende sot nė vitin 2009.
Dokumente e shumtė, qė vetė bashkia e Tiranės ka arkivuar nė dosjen e dhėnies sė lejes sė ndėrtimit, dėshmojnė dhe denoncojnė, jo vetėm zhdukjen e njė pjese tė rrugės nė qendėr tė Tiranės, por edhe faljen qė Edi Rama, i ka bėrė Dash Pezės, tė njė “cope” toke, qė bashkė edhe me “copėn” tjetėr, tė kunatit tė tij Ilir Mata, ka filluar dhe nuk ka pėrfunduar ende ngritjen e njė pallati 12 katėsh.
Shkeljet me kėtė leje ndėrtimi, mbi njė truall publik, janė aq tė shumta, sa edhe Fatos Nano, nė kohėn qė si kryeministėr, drejtonte edhe Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, kishte urdhėruar pezullimin e ndėrtimit tė kėtij pallati, deri sa “tė gjendet rruga” “Urani Pano” qė ėshtė zhdukur.
Jo vetėm kaq, por edhe Policia ndėrtimore, qė nė kohėn e Fatos Nanos kryeministėr, por edhe mė herėt, ka urdhėruar dhe zbatuar pezullimin e punimeve tė kėtij pallati.
Dosjet e abuzimeve tė Edi Ramės me trojet publike nė Tiranė, janė tė shpeshta. Gazeta “55” ka botuar disa prej tyre, ndėrkohė qė pjesė e denoncimeve ka qenė edhe skandali i abuzimit tė kryebashkiakut kryesocialist tė Tiranės, me njė rrugė nė Tiranė, qė e fshiu nga harta e kryeqytetit dhe ia dha me qira, pėr 80 mijė lekė (tė vjetra) nė vit mikut tė tij Dash Peza. Nga ana e tij, Dash Peza, ngriti njė pallat 12-katėsh.
Dokumentet zyrtare tregojnė se kėtė punė Edi Rama e ka nisur , tė paktėn qė nė vitin 2001, kur ju falte pėr ndėrtim, “miqve” tė tij, tashmė edhe deputetė, edhe rrugė tė kryeqytetit. Paradoksi i kėtij pallati qė ka bllokuar tė gjithė hapėsirėn publike nė mes shumė pallateve qė janė ndėrtuar nė atė zonė ėshtė se ai ėshtė ngritur mbi rrugė, duke zaptuar njė hapėsirė publike tė qytetarėve e pėr mė tepėr ai ėshtė kthyer nė njė pengesė reale pėr rrugėkalimin e banorėve qė janė shtuar sė tepėrmi nė kėtė zonė tė Tiranės.
Ndėrsa Edi Rama, e ka pasion kėtė falje “tokash” nė Tiranė, prej disa vitesh, njė sėrė objektesh, kryesisht pallate tė ngritura nėpėr “tokat e Edi Ramės”, janė bllokuar, ndėrsa edhe dosjet e abuzimit tė tyre, vazhdojnė gjumin nė organin e akuzės.
Abuzimi me truallin publik nė qendėr tė kryeqytetit, kur rruga u dha si shesh pėr ndėrtimin e njė pallati nga Dash Peza, mbart shumė fakte denoncuese pėr Edi Ramėn. Zanafilla e kėtyre abuzimeve, vėrehet qė me procedurat pėr dhėnien e lejes pėr shesh ndėrtimi, kur ky shesh ende nuk ishte “prone” e “investitorėve” dhe se bashkia, pėrkundėr kompetencave tė saj, pretendonte t’ia shiste Dash Pezės. Ai shesh, edhe sot, nuk ju ėshtė shitur “investitorėve”, por ėshtė gjetur njė rrugė “e re”, ju ėshtė dhėnė me qira..., sigurisht pėr tė ndėrtuar njė pallat.
Kėto shkelje dhe tė tjera qė kanė pasuar kėtė leje ndėrtimi, janė pasuar me pezullim punimesh dhe bllokim tė tyre, edhe nga qeveritė socialiste tė para vitit 2005. Ende sot, punimet nė kėtė pallat janė tė bllokuara, nė pritje tė njė vendimi tė Prokurorisė, pėr “fatin” e mėtejshėm tė tij.
Prej muajit shtator 2001 kur mori udhė ky abuzim, pallati i Dash Pezės ende vazhdon tė jetė i pa pėrfunduar, pėr mė tepėr edhe i bllokuar. Aktet e pezullimit dhe bllokimit tė punimeve pėr ndėrtimin e kėtij pallati, kanė filluar qė nga koha e qeverisjeve socialiste.
Saga e pezullimeve dhe bllokimeve tė punimeve pėr ndėrtimin e kėtij pallati nė rrugėn “Urani Pano”, daton qė nė 4 dhjetor 2003. Nė kėtė datė, Drejtoria e Policisė sė Ndėrtimit, “Tirana-Qytet”, me vendimin Nr. 83, vendos pezullimin e punimeve, pasi ishin konstatuar kundėrvajtje tė parashikuara nga Neni 4 i Ligjit Nr. 8402, “Pėr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”.
Ky vendim i Drejtoria e Policisė sė Ndėrtimit, “Tirana-Qytet”, u pėrforcua edhe nga njė tjetėr vendim i Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit (KRRTRSH) tė Republikės sė Shqipėrisė, i drejtuar nga ish-Kryeministri Fatos Nano, i cili nė 26 qershor tė vitit 2004, vendoste rishikimin e vendimit tė KRRT-sė bashkisė sė Tiranės, pėr lejen e ndėrtimit, ku i lihet porosi kėsaj bashkie tė parashikonte lėnien e kalimit tė rrugės, pėr kėmbėsorėt publik sipas drejtimit veri-jug.
Ajo qė nė vendimin pėr lejen e sheshit tė ndėrtimit tė datės 22 shtator 2001, u la qė Dash Peza ta blinte rrugėn, pėsoi njė fat tjetėr. Dash Peza, nuk e bleu rrugėn, por e mori me qira dhe nisi ndėrtimin e njė pallati. Shifrat e qerasė, sa qesharake qė janė, aq edhe mė shumė hedhin dritė mbi denoncimin e abuzimeve me trojet publike qė bėnė Edi Rama.
Pikėrisht, nė kontratėn e qirasė mes bashkisė sė Tiranės dhe “investitorit”, ėshtė shėnuar se, firma e Dash Pezės paguan qira pėr 51 metra katrorė. Kėtė sipėrfaqe, Dash Peza, e merr me qira deri nė kohėn “kur fillon procedura e privatizimit tė trojeve shtetėrore”, dhe vlera qė Dash Peza duhet tė paguajė deri nė atė moment ėshtė vetėm 8 mijė lekė (tė reja) nė vit (51 m2 X 1600 lekė m2 = 8.160 lekė nė vit).
Kontrata i vė kush qiramarrėsit dhe e detyron atė qė ta paguajė qiranė njė herė nė 6 muaj.


[/size][b]Avokatia e Eduart Shalėsit lidhur me paligjshmėrinė e ndėrtimit tė pallatit, reagon zyra e Hipotekės

“Pallati nė rrugėn ‘Urani Pano’, nuk ėshtė i regjistruar nė ZRPP, dosja e ndėrtimi tė jashtėligjshėm ende nė Prokurorinė e Tiranės”[/b]

Zyra Qendrore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZQRPP), ka hedhur dje poshtė si tė pavėrteta dhe abuzive, deklarimet e deputetit tė Partisė Socialiste Eduart Shalsi, lidhur me pretendimet e tij pėr regjistrimin nė kėtė zyrė hipotekore, tė pallatit tė ndėrtuar nga Ilir Matės nė rrugėn “Urani Pano”, nė qendėr tė Tiranės.
ZQRPP sqaron, se nė vitin 2005, ky pallat ėshtė regjistruar provizorisht, si karabina nė kėtė zyrė, nga ish-Regjistruesi i Tiranės Gazmend Zeneli.
Nė vitin 2007, ėshtė konstatuar paligjshmėria e kėtij regjistrimi, sepse ky objekt ishte ndėrtuar mbi njė truall e pronė publike.
Pas kėtij konstatimi, u verifikua se regjistrimi i saj ishte kryer nė mėnyrė tė jashtėligjshme dhe dosja e abuzimit iu dėrgua Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, pėr hetime tė mėtejshme. Po kėshtu, u fshi regjistrimi i kėtij objekti nga regjistrat e Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme tė Tiranės.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Policia ndėrtimore nisi dje shembjen e pallatit tė paligjshėm tė Dash Pezės, mikut pėr kokė tė Edvinit :: Komentet

Mesazh prej Tue Dec 08, 2009 4:48 pm nga emigranti

Tiranė – Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi deklaroi sot se pallati 12 katėsh nė qendėr tė Tiranės ėshtė ngritur mbi rrugė."Ilir Mata i cili ka marrė me qera kėtė rrugė ka ndėrtuar njė pallat kundrejt vetėm 8100 lekė nė vit, kur pėr tė parkuar njė automjet nė rrugėt e Tiranės pėr njė vit duhet tė paguash 36 500 lekė", theksoi Olldashi.

Sipas tij, shkeljet pėr ndėrtimin e kėtij objekti janė konstatuar nga ish-drejtori i Policisė Ndėrtimore, Mark Nikolli dhe ēėshtja shkoi nė gjykatėn e Lartė pėr shqyrtim me kėrkesė tė banorėve, e cila pezulloi punimet, por qė me konsensus nga banorėt e zonės u lejua ndėrtimi.

“Po lirojmė rrugėn qė ėshtė pronė publike dhe qė zotėria e ka zėnė pėr njė afat pafundėsisht", deklaroi ministri Olldashi. Nė kėtė drejtim, ai u shpreh se ky ėshtė rast unik i ndėrtimit tė njė godine 12 katėshe nė njė rrugė publike, por jo, rasti i vetėm i ndėrtimeve tė paligjshme mbi troje publike.

Ministri Olldashi shpjegoi se "INUK ka pezulluar prishjen pasi ėshtė pėrballur me njė grup tė zgjedhurish, por jo tė mandatuarish pėr tė shmangur pėrplasjet dhe konfliktet, por do tė vijojė shembjen e objektit deri nė lirimin e rrugės, e nevojshme kjo pėr banorėt e zonės".

Inspektoriati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar ka nisur pasditen e djeshme prishjen e njė ndėrtese 12 katėshe nė qendėr tė Tiranės, prapa Hotel "Tirana International", pasi nė pėrputhje me ligjin 2502 pėr urbanistikėn ajo ėshtė e paligjshme dhe ka zėnė edhe njė pjesė tė rrugės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Dec 08, 2009 11:55 pm nga lidabica

Po mire ja ka bere,pse akoma do t'i durojme keta'' mytebere",qe kane bere c'kane dashur.Pa dale te shohin njehere "kadal bek ,se ka hendek"
Mjaft me me keta mafioze-ordinere.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:02 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi