ILIRIADA PORTAL

Tirana ne feste, per 8 dhjetorin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08122009

Mesazh 

Tirana ne feste, per 8 dhjetorin




"Te festojme te gjithe bashke per Evropen" do te jete motoja e festes se sotme, e cila pritet te mbushe sheshin "Skenderbej", me mijera qytetare qe jane ftuar ne festen e organizuar nga Partia Demokratike per 8 dhjetorin. Diten, kur studentet ne ate dhjetor te vitit '90, u ngriten per te paren here pas 45 viteve, per te folur lirshem qe do te sillte dhe shembjen e diktatures ne Shqiperi. Ne oren 16.00 te dites se sotme, pritet te nise festa per te cilen eshte premtuar se do te jete e permasave te papara ne vend. Ne tribunen qe do te improvizohet ne sheshin "Skenderbej", pritet qe te marrin fjalen drejtuesit kryesore te se djathtes ne vend, por pa harruar edhe ish-themeluesit e Partise Demokratike, te cilet 19 vite me pare nisen protestat kunder regjimit diktatorial te kohes. Me pas pritet qe atmosfera te ndizet edhe me shume, per shkak te performancave artistike te shumta, qe do te mbahen ne shesh. Organizatoret kane menduar qe te ftojne per te pershendetur kete feste edhe grupin muzikor finlandez "Sunrise Avenue". Nisur nga aktiviteti i ngjeshur artistik, kjo feste pritet te vijoje deri ne mesnaten e neserme. Pavaresisht erresires, do te jene fishekzjarret dhe ndricimi i pergatitur me kujdes, i cili do t'i jape me shume drite kesaj feste te organizuar nga PD. Por kryeministri Berisha dhe perfaqesues te tjere te mazhorances, jane kujdesur te theksojne faktin se kjo feste nuk i perket vetem te djathtes shqiptare, por te gjithe shqiptareve, te cilet besojne tek demokracia dhe kerkojne integrimin ne Bashkimin Evropian. Nisur nga keto thirrje, pritet qe numri i pjesemarreseve ne kete feste te jete shume i madh. Kjo edhe per faktin se ftesa per pjesemarrje ka ardhur nga te gjithe drejtuesit e partive te djathta. Por ftesa ka ardhur edhe nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta njekohesisht edhe zevendeskryeminister i vendit. Sipas Metes, kjo feste iu perket te gjithe atyre qytetareve qe besuan ne idealet e dhjetorit te vitit 1990. Po keshtu, Meta theksoi faktin se festa i perket te gjithe shqiptareve qe kerkojne dhe besojne tek e ardhmja evropiane e vendit tone.



Dhjetori '90:

"Shqiptaret te marrin pjese ne festen e 8 dhjetorit"

Dita simbolike e 8 dhjetorit, po mundohet te manipulohet nga ana e nje pjese komuniste ne vend, ndonese sistemi u rrezua 19 vite me pare. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryetari i grupimit "Dhjetor 90", Bislim Ahmetaj. "E organizuam kete kontakt me median, pasi grupimi "Dhjetor 90" ne kete pervjetor te Levizjes Studentore konstaton me keqardhje, se dita e 8 dhjetorit po synohet te keqperdoret dhe te manipulohet jashte te vertetes historike dhe politike te saj, nga segmentet dhe struktura te establishmentit, te cilin ne e permbysem para 19 vitesh", deklaroi kryetari i grupimit 'Dhjetor '90'. "Mjerisht konstatohet se sa here qe dyert e Evropes hapen per Shqiperine, atavizmat e te majtes kriminale shqiptare perpiqen t'i mbyllin keto dyer, ne emer te nje pushteti te pavotuar dhe te marre me dhune", theksoi kryetari i grupimit "Dhjetor 90". Po keshtu kryetari i ketij grupi ftoi te gjithe qytetaret shqiptare, qe te marrin pjese ne festen e sotme. Sipas tij, pjesemarrja masive deshmon kredon tone finale, te pranimit politiko-qytetar per ta sendertuar pjesemarrjen ne familjen e madhe evropiane.

Bregu: Shqiperia, tashme nje vend i besueshem i BE

Integrimi i vendit ka ardhur ne fazen e tij me te bukur, ndonese kjo faze sjell edhe sfidat e saj. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu pergjate nje interviste ne TV "Klan". "Ky moment mund te quhet me i bukuri, pasi eshte edhe kurorezim i te gjitha perpjekjeve te qeverise shqiptare nder vite, per sa i perket aspirates se saj, per te ecur me shpejtesi ne rrugen drejt Bashkimit Evropian", theksoi Bregu. Sipas saj, tashme Shqiperia eshte per BE-ne nje vend i besuar dhe ne kete menyre eshte lene mbrapa periudha kur pasigurite e Evropes ndaj vendit tone, ishin te shumta. Ne lidhje me perfshirjen e opozites ne kete proces te rendesishem, Bregu theksoi se ne menyre te vazhdueshme perfaqesuesve te saj i eshte bere ftesa per bashkepunim. Por ministrja e Integrimit, konkludoi se kjo pengese PS-se i vjen nga kryetari i saj Edi Rama. Sipas Bregut, Rama arriti t'i tregonte perpara te gjithe shqiptareve komplekset e tij, ne momentin kur hodhi thase me plehra ne mes te kryeqytetit. Ministria theksoi se kjo ishte prova e qarte e qendrimit te tij te mbrapshte, kunder integrimit dhe te mires se perbashket te shqiptareve. Ajo i ftoi te gjithe qytetaret te beheshin pjese e festes qe do te zhvillohet sot ne oren 16.00 ne sheshin "Skenderbej". Por Bregu, shprehu gjithashtu keqardhjen se festimet e 8 dhjetorit ishin e vetmja feste qe po zhvillohej ne kryeqytet ne muajin e dhjetorit, muaj festash ketu. Sipas ministres se Integrimit, kjo ndodh per shkak te mos interesit te kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama per festa, ne nje kohe kur te tilla duhet te zhvilloheshin sa me shume.
Fatjona Mejdini

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tirana ne feste, per 8 dhjetorin :: Komentet

Mesazh prej Tue Dec 08, 2009 4:25 pm nga njoni

GEZUAR TETE DHJETORIN!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Dec 08, 2009 4:44 pm nga emigranti

gezuar!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Dec 08, 2009 11:56 pm nga lidabica

GEZUAR DHE MOT EDHE ME MIRE

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 8:58 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi