ILIRIADA PORTAL

Gjysmė Milioni shqiptarė kremtojnė nė sheshin “Skėnderbej” 8 dhjetorin, triumfin e demokracisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08122009

Mesazh 

Gjysmė Milioni shqiptarė kremtojnė nė sheshin “Skėnderbej” 8 dhjetorin, triumfin e demokracisė




Berisha: Sot sė bashku nisim rrugėtimin tonė drejt Evropės
Gjysmė Milioni shqiptarė kanė nisur kremtimin nė Sheshin Skėnderbej tė 8 dhjetorit, Ditės Kombėtare tė Rinisė, por edhe pėrvjetorit tė protestave studentore qė sollėn rrėzimin e diktaturės sė Enver Hoxhės, Nexhmijes dhe Ramiz Alisė. Tubimin madhėshtor e ka hapur ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti, i cili e ka cilėsuar 8 dhjetorin si njė festė jo vetėm tė rinisė, por tė tė gjithė shqiptarėve, pa dallim bindjesh politike, pasi ata u bashkuan pa dallim bindjesh, 19 vjet mė parė, pėr tė shembur murtajėn komuniste.

Mes njė entuziazmi tė paprecedentė dhe flamujsh blu tė Partisė Demokratike, fjalėn e ka marrė mė pas edhe kryetari i mazhorancės Sali Berisha. Ai u ndal nė domethėnien e veēantė tė 8 dhjetorit tė sivjetėm, si 8 dhjetori i parė i Shqipėrisė nė NATO, dhe qė shumė shpejt do tė pasohej edhe nga 8 dhjetori i anėtarėsimit nė BE.

“Jemi mbledhur sot tė kremtojmė sė bashku, ditėlindjen e tė drejtave tė mohuara dhe tė lirisė pėr ne dhe mbarė shqiptarėt”. Ishte hapja e festės nga kryeministri Sali Berisha, nė sheshin “Skėnderbej”, para qindra e mijėra tė pranishmėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, pėr aktivitetin madhėshtor tė 8 dhjetorit, Ditės sė Rinisė dhe plualizmit. “Urim tė pėrzemėrt qindra dhe mijėrave vajzave dhe djemve qė janė nė kėtė shesh dhe mbarė Shqipėrinė. Pėrkujtojmė nė kėtė ditė tė shėnuar veprėn e ēmuar tė studentėve tė dhjetor ’90-ės. Ata janė gjenerata jonė e parė e lirė nė kombit tonė”, u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit shtoi se 8 dhjetori ėshtė dita e tė ardhmes dhe dita e besimit tek e ardhmja qė ne besojmė. Kreu i qeverisė iu referua edhe qėndrimit tė opozitėsduke theksuar se “bllokmenėt e rinj nuk do ta ndalojnė hapin e vendit drejt integrimit europian”. “I bėjmė thirrje nga kjo tribunė ejani me ne tė vrapojmė drejt sė ardhmes qė meritojmė” theksoi Berisha duke shtuar se garanton nė emėr tė gjithė shqiptarėve garanton se mafia do t’i pėrgjigjet ligjit me rreptisinė mė tė madhe, ndėrsa plerat e bllokut nė koshin e historisė qė meritojnė. Berisha, nga tribuna e festės e ka shpallur 8 dhjetorin si festė kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt. Kremtimi i sivjetėm ka qenė ekskluzivisht me tonet e festės, prandaj edhe oratorėt nė tribunė kanė qenė tė pakėt. Mė pas ata kanė zbritur nė shesh, pėr t’ua lėnė skenėn kėngėtarėve, tė cilėt premtojnė ta ndezin sheshin qendror tė Shqipėrisė, pėr disa orė, gjatė kėsaj mbrėmjeje - disi tė ftohtė – por sėrish tė kthjellėt e pa reshje.



55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi