ILIRIADA PORTAL

Sheshi e mundi Bulevardin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09122009

Mesazh 

Sheshi e mundi Bulevardin




Basir Collaku
Dicka me teper se pese muaj, zgjedhjet e 28 qershorit 20009, u perseriten edhe nje here, duke marre si mates protesten e 20 nentorit te opozites nen ftesen e Edi Rames e aleateve, dhe festimet e 8 dhjetorit me nismen e mazhorances nen ftesen e Sali Berishes dhe aleateve. Ngjashmerite e mitingjeve mbyllese parazgjedhore ofruan per te dyten here fotografi qe provonin njesine perfaqesuese ne elektorat, te demokrateve e socialisteve cka provoi bindjen se raportet ne terren favorizojne perseri dukshem ata qe qeverisin. Kjo na dha si sinjal mundesine reale te te kuptuarit se zgjedhjet dje u ricertifikuan e alibia e opozites ka humbur sharmin teorik sepse ligjor nuk e permbante prej kohesh. Asnjera pale nuk mund te pretendoje mbi tjetren se zgjodhi nje skeme, nje formule, nje menyre te funksionuari ne organizimin e saj qe te bente diferencen. Bilanci vjen me nje pergjigje e cila eshte rrenjesisht e patjetersueshme. Ne sheshin "Skenderbej" me 8 dhjetor Partia Demokratike mblodhi gjate me shume mbeshtetes e perkrahes, qe lexohen votues, se sa Partia Socialiste me 20 nentor, qe ne leximin e perkrahesve, mbeshtetesve votuesve, nuk kapercente shifrat perballe kundershtareve. Kryeministri kaperceu ndasite duke e bekuar 8 dhjetorin si feste Kombetare ne funksion te asaj qe perfaqeson perkujtimi i dhjetorit te vitit '90. Me ate qe qytetaret pane dje ne sheshin "Skenderbej", Rama ka humbur alibine e rruges, duke e ngushtuar gjithnje e me teper bulevardin ku mbledh njerezit me te cilet proteston. Arsyeja qe ai ka zgjedhur sheshin perballe kryeministrise eshte nje nga faktoret qe te shpie ne jo ne pakujdesi, jo se ne nje vend tjeter te qytetit atij nuk i gjenden kamerat e televizioneve prane, sepse dashamiresia mediatike karshi tij nuk i ka rene aspak prej vitesh, por sepse territori pak metra larg kryeministrise, e Kryesise se Kuvendit, eshte realisht vendi me i gjetur si strategji per te marre vemendje te detyrueshme maksimale, pasi mundesh te prodhosh ngjarje edhe ne fraksione te minutes per arsye te gjeografise.

Gjykoj se dje pas nje pritjeje te gjate demokratet, qe "zienin" duke pare opozitare te detyruar ne rruge si protestues, u mblodhen si strukture perfekte e organizuar, duke demonstruar se ne kete perballje serioze Partia Demokratike nuk ka ndermend te leshoje vendin e pare si force politike qe perben shumice. Rama detyroi edhe ata qe pertonin dje te ngriheshin dhe te shkonin me deshire per t'i treguar sfiduesit nervoz se duhet te kthehet atje ku palet votuese kane vendosur me 28 qershor, te shkoje ne parlament dhe te mos perdore peshoren e njerezve ne rruge per te matur "forcat". Berisha dje riprovoi duke shuar cdo tentative dyshimi te perkrahesve te Rames se eshte njeriu politik qe mbledh me teper njerez ne nje proteste, miting, feste, angazhim e aksion politik se kushdo tjeter ne nje kohe shume here me te shkurter se te gjithe subjektet qe perpiqen ta rivalizojne. Sheshi "Skenderbej" dhe Bulevardi u shnderruan tani realisht ne dy Institucione qe jane bere indikatore per te na sjelle perceptimin se abonimet politike qe shtohen ne njeren ane e pakesohen ne tjetren, flasin per koeficientin elektoral te dy partive me te medha ne vend Partise Demokratike dhe partise Socialiste. Nje tjeter detaj qe vihej re dje ne festen e demokrateve por edhe aleateve te saj, ishte dhe fjala e Berishes e cila ne dallim nga ajo e Rames me 20 nentor kishte me teper maturi shume here me pak nxitje, sepse adresa ndryshonte. Kjo njeheresh edhe ngaqe i dallonin motivet e dukshme te ftesave qe u kane bere qytetareve mbeshtetes. Tani cadrat qe jane prehur diku pas protestes se shkuar socialiste kane ngerc per tu hapur duke pare se nuk e munden dot sheshin "Skenderbej" dhe kryetari i tyre pas devijimit ne grumbullim plehrash nuk po gjeneron produktin e kerkuar. Perpjekja e lodhur e Rames per te sjelle nje sinjal nga Praga ne kongresin e Partise Evropiane Socialiste se ishte miratuar nje rezolute per qendrimin e zgjedhjeve ne Shqiperi deshtoi pasi fabrikimi iu rrezua nga zedhenesja Silke Tomson zyrtarisht diten e festes se tete dhjetorit organizuar nga Partia Demokratike. Vetmia evropiane dhe nderkombetare e drejtuesit pa shkelqim te opozites nuk po gjen asnje rrethanor qe te vishet por ka rrokullisur ne nje rrepire jo pak mbeshtetes te forces qe mendojne se loja politike po shkon drejt muskujve dhe jo drejt mendjes. Pallati, me sakte hoteli ne qender te Tiranes shume pak metra larg sheshit ku u zhvillua festimi, prona e Ilir Mates, kunatit te deputetit socialist Dashnor Peza ka provuar forcen ligjore sipas asaj qe zyrtarizoi ministri Sokol Olldashi. Nje prone hotel miliona eurosh ndertuar mbi nje prone publike qe paguante qera sa nje biciklete e braktisur. Demokratet mbushen kryeqytetin per te sjelle atmosfere feste ne kete fundvit, ku Berisha rikonfirmoi mazhorancen. Nderkohe Ministri i Brendshem Lulzim Basha, jo vetem ka bindur partneret se kriteret e Shqiperise po permbushen per te perfituar viza ne me pak se gjashte muaj, por ka folur e percjelle qendrimin e paluhatur se ka nje ligj ANTIMAFIA qe eshte miratuar dhe nuk duhet te mendoje askush ne moszbatimin e tij. Une nuk njoh asnje qytetar qe te kete frike nga ky ligj, as nga ata qe protestuan me 20 nentor, as nga ata qe festuan me 8 dhjetor, as nga ata qe ishin tre jave me pare ne Bulevard, as nga ata qe ishin dje ne sheshin "Skenderbej".

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Sheshi e mundi Bulevardin :: Komentet

Mesazh prej Wed Dec 09, 2009 2:45 pm nga ILIRI

Festa Madheshtore e Demokratve [HQ] [HQ]

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 09, 2009 5:36 pm nga lidabica

ishte nje MREKULLI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 09, 2009 5:38 pm nga bulqizaku

nti ke qen aqe na qert e pam nTV

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:41 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi