ILIRIADA PORTAL

KE: Shqipėria, progres tė dukshėm veēanėrisht nė reformėn zgjedhore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10122009

Mesazh 

KE: Shqipėria, progres tė dukshėm veēanėrisht nė reformėn zgjedhore




Kėshilli i Evropės ka nxjerrė disa konkluzione pėr strategjinė e zgjerimit tė BE

Shqipėria ka bėrė progres tė dukshėm nė reforma veēanėrisht nė realizimin e reformės zgjedhore dhe nisjen e implementimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Ky ka qenė konkluzioni nė tė cilin ka arritur Kėshilli i Evropės nėpėrmjet njė analizė tė tij pėr vendet e Ballkanit Perėndimor si dhe Turqinė e Islandėn. Kėshilli i Evropės ka nxjerrė disa konkluzione mbi strategjinė e zgjerimit tė Bashkimit Evropian. KE pėrshėndet progresin e arritur nė disa fusha nė

Shqipėri, nė veēanti pėr realizimin e reformės zgjedhore dhe nisjen e implementimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Nė konkluzione thuhet se zgjedhjet parlamentare plotėsuan shumicėn e standardeve, por sipas tyre, mbeten akoma disa parregullsi qė duhet tė eliminohen. Forcimi i sundimit tė ligjit dhe veēanėrisht lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, gjithashtu edhe forcimi i institucioneve tė shtetit, veēanėrisht pavarėsia e sistemit gjyqėsor, mbeten sfidat mė urgjente pėr Shqipėrinė. Sipas raportit, duhen bėrė mė shumė pėrpjekje pėr pėrmirėsimin e lirisė sė medias. Kėshilli i Evropės vėren se Shqipėria ka bėrė progres nė pėrmbushjen e fazės dialogut pėr liberalizimin e vizave. Kėshilli inkurajon Shqipėrinė nė vazhdimin e rolit konstruktiv pėr stabilitetin e rajonit. Ai gjithashtu iu bėn thirrje partive politike nė Shqipėri qė tė nisin njė dialog politik konstruktiv, nė parlament. Ndėrkohė qė pėr Kosovėn, Kėshilli vėren se ėshtė ruajtur stabiliteti nė vend, por gjithsesi, situata mbetet shumė e brishtė. Kėshilli pėrshėndet mbajtjen e zgjedhjeve lokale tė qeta dhe tė rregullta dhe nėnvizon se sfida tė mėdha mbeten pėrpara pėr kėtė vend. Kėto sfida pėrfshijnė sundimin e ligjit, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, forcimin e kapaciteteve administrative, mbrojtjen e minoriteteve serbe dhe atyre tė tjera, mbrojtjen e trashėgimisė kulturore e fetare dhe nxitjen e dialogut e paqes mes komuniteteve. Komisioni Evropian ka nisur tė pėrgatisė opinionin pėr Shqipėrinė bazuar mbi kėrkesėn e saj pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. Kėshilli i BE-sė i ka dhėnė nė 16 nėntor dritėn jeshile komisionit pėr tė vazhduar me etapat e tjera. Nė konkluzione thuhet se “mė 28 prill 2009, Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha prezantuan aplikimin e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Kėshilli vendosi qė tė implementojė procedurat e pėrcaktuara nė nenin 49 tė traktatit tė Bashkimit Evropian. Rrjedhimisht, komisioni ėshtė i ftuar tė paraqesė vlerėsimin e tij”. Duke ritheksuar perspektivėn zgjeruese, kėshilli pėrsėrit se e ardhmja e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė Bashkimin Evropian. Sipas tyre kjo varet nga progresi i secilit vend drejt unionit dhe nga pėrpjekjet individuale pėr tė pėrmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe pikat e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Tani Shqipėria ėshtė duke pritur pyetėsorin e Brukselit i cili do tė pėrmbajė pyetjet e nevojshme qė i duhen Bashkimit Evropian pėr tė pėrcaktuar stadin e zhvillimit tė Shqipėrisė. Ky ėshtė njė nga kushtet kryesore dhe themelore pėr tė arritur tek anėtarėsimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Qeveria e cila ndodhet nė pritje tė pyetėsorit ka marrė tė gjitha masat pėr ti dhėnė njė pėrgjigje sa mė tė shpejtė dhe tė sinqertė kėtyre pyetjet. Gjithashtu po pėrzgjidhen pėrkthyesit mė tė mirė pėr tė pėrkthyer pyetjet nė mėnyrė qė edhe pėrgjigje tė jenė korrekte. Kėshtu do tė pėrzgjidhen 40 pėrkthyes privat dhe 40 tė tjerė do tė pėrzgjidhen nga administrata. Nga ana e tij komisionit pas dėrgimit tė pyetėsorit i nevojiten 12 muaj, pas marrjes sė pėrgjigjeve nga Tirana zyrtare qė tė vlerėsojė nėse Shqipėria ėshtė ose jo nė gjendje pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr tė procesit integrues nė Bashkimin Evropian.



sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi