ILIRIADA PORTAL

Qeveria: Trualli i Tajvanit kalon ne prone publike, ne pronesi te shtetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12122009

Mesazh 

Qeveria: Trualli i Tajvanit kalon ne prone publike, ne pronesi te shtetit




Qeveria miratoi dje vendimin per kalimin e siperfaqes se truallit te Parkut Rinia ne pergjegjesi administrimi Ministrise se Puneve Publike. Ne kuader te ketij vendimi kryeministri Berisha i siguroi te gjithe qytetaret se qeveria do te nderhyje me vendosmeri absolute per cdo meter katror toke publike te marre ne menyre te paligjshme. Marrjen e nje vendimi te tille, kryeministri e shpjegoi nisur nga fakti i marrjes se kesaj siperfaqeje toke jashte kompetencave te Keshillit Bashkiak te Tiranes. "1350 meter katrore toke jane pervetesuar me nje cmim qesharak ne nje kohe kur toka nuk ka qene private, ne nje kohe kur toka nuk ka qene prone e Bashkise se Tiranes, por toke publike, prone e shtetit, per te cilin pergjegjese direkte eshte qeveria qendrore", deklaroi Berisha. Sipas tij, ne regjistrimin e pronave qe eshte bere ne vitin 2006 Agjencia e Trajtimit te pronave percakton se kjo eshte nje toke publike, jo ne autoritetin e Bashkise se Tiranes. Nisur nga kjo, Berisha i siguroi qytetaret se qeveria do te nderhyje me vendosmeri absolute per cdo meter katror toke publike te marre ne menyre te paligjshme. "Une garantoj qytetaret se qeveria do te nderhyje me vendosmeri absolute per cdo meter katror publike te marre ne menyre te paligjshme nga cilido qofte, pavaresisht nga asnje lloj perkatesie apo orientimi. Toka publike eshte toke publike. Ka nje ligj qe percakton. Kurse ne rastin konkret eshte marre kompetenca e qeverisjes qendrore, c'ka s'mund te ndodhe kurre pervecse babezia ka bere ate qe bene", theksoi Berisha. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e PD-se kane theksuar se toka ishte pervetesuar ne menyre te paligjshme nga persona te lidhur me afera mafioze me kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi