ILIRIADA PORTAL

Njė pallat njė votė, njė dash njė pallat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12122009

Mesazh 

Njė pallat njė votė, njė dash njė pallat




Nga Edmond SPAHO
Kėto ditė dėgjuam pėr bėmėn e radhės sė Bashkisė sė Tiranės, dhėnien e njė rrugė me qira. Ėshtė hera e parė qė e dėgjoj qė njė rrugė mund tė jepet me qira. Kishim dėgjuar pėr tokė qė jepet me qira, apartamente, makina, sende konsumi, e plot e plot gjėra tė tjera, por jo rrugė.
Nuk ngul kėmbė qė rrugėt nuk mund tė jepen me qira. Edhe mund tė jepen. Ndoshta ato mund tė jepen me qira pėr tė shfrytėzuar hapėsirat pėr parkim makinash me pagesė, sikur Kryetari i Bashkisė dėshironte para disa vjetėsh tė jepte me qira tėrė rrugėt e Tiranės.

Njė tjetėr mundėsi ėshtė qė rruga tė jepet me qira pėr vendosjen e reklamave, ose tė jepet me qira pėr vendosjen e kioskave pėr shitjen e shtypit tė pėrditshėm.
Mundėsi tė tilla qė rruga tė pėrdoret edhe pėr ndonjė aktivitet sekondar mund tė ketė plot. Por rruga pėr tė cilėn mėsuam qė ėshtė dhėnė me qira nuk klasifikohet nė asnjė nga kėto raste.
Disa kohė mė parė u botua njė renditje e ēudive qė kanė ngjarė nė vende tė ndryshme tė botės. Maja e majės sė ēudive konsiderohej njė ngjarje nė Shqipėri ku njė ndėrtues kishte ndėrtuar njė pallat nė anė tė trotuarit dhe njė shtyllė neoni qė ndodhej nė trotuar e kishte futur midis ballkoneve nėpėrmjet vrimave qė kishte lėnė nė ēdo ballkon.
Por kjo marrėzi ėshtė asgjė po ta krahasosh me dhėnien e rrugės me qira pėr tė ndėrtuar pallat. Ėshtė e paimagjinueshme, e padėgjuar, e pashembullt, unike nė rruzull tė dheut.
Pasi i mbaruan tė gjitha hapėsirat e gjelbra, pasi rrafshuan ēdo kopsht dhe ēerdhe shtetėrore nė qendėr dhe nė periferi tė Tiranės, pasi hėngrėn tė gjithė terrenet sportive dhe lulishtet, pasi zhdukėn nga faqja e dheut tė gjitha kinematė e Tiranės, pasi zhvatėn ēdo pronė private dhe shtetėrore, pasi i vunė pallatet sup mbi sup qė po tė bjerė tėrmet ose zjarr tė na rrafshojė tė gjithėve, tani i ka ardhur radha rrugėve. Me papėrgjegjshmėri po i gllabėrojnė ato pėr tė ndėrtuar pallate. Pėr tė ndėrtuar pallate sipas parimit njė pallat njė votė, ose njė dash njė pallat.
Sipas kėsaj pafytyrėsie nuk do jetė e largėt dita kur bulevardi Dėshmorėt e Kombit mund tė jepet me qira pėr tė ndėrtuar deshėt pallate duke dhėnė fjalėn e nderit qė katin e parė do ta bėjnė tunel pėr tė ecur njerėzit dhe makinat.
Nuk do tė jetė e largėt dita kur me lejet e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, qyteti mund tė kthehet nė masiv katakombesh, nė tunele si ato tė Enverit pėr kohė lufte ku ne do tė ecim nė tunel, shėtisim nė tunel, hamė, pimė, flemė nė tunel, tė shkojmė nė shkollė dhe nė punė me tunel.
Kjo grykėsi duhet tė ketė tė ardhme sepse ne mbrojtje tė pallatit tė ndėrtuar nė rrugė u ngritėn tėrė deputetėt e bllokut, Blendi, Sajmiri, Dashi, Gramozi, ambientalisti Bare. Tė tėrė ishin gati tė binin theror nė themele vetėm qė tė vazhdohet tė ndėrtohen pallate mbi rrugė si ai tė cilit i ėshtė dhėnė leja nga bashkia e Tiranės.
Ishin gati tė martirizoheshin sepse do ju vijė radha edhe deputetėve tė tjerė tė bllokut ose farefisnive tė tyre tė ndėrtojnė pallate mbi rrugė dhe tė fitojnė edhe ata ndonjė lek qė ta kenė pėr kohė tė keqe.
Ku janė vallė tėrė ata analistė, ambientalistė, shoqėri civile e shoqėri militare qė diskutojnė me pasion pėr zogj e prodhime bio, pėr metrat e ujit nė mes tė detit Jon qė na i mori greku, pėr pemėt fatkeqe tė bulevardit tė Tiranės mbi tė cilat u ngjitėn me zamkė posterat e 8 dhjetorit?
Si nuk doli njėri nga kėta tė shprehė sado pak mėrzitje qė njė rrugė e Tiranės, e qytetit ku jetojmė dhe punojmė tė gjithė ne, tė majtė e tė djathtė, ėshtė ngrenė, nuk ekziston, dhe vendin e saj e ka zėnė babėzia qė quhet “ndėrtojmė pallate” dhe qė po e ha pak e nga pak shoqėrinė shqiptare.
Ndjehet i kėrcėnuar ai qė ndėrtoi pallatin mbi rrugė. I kėrcėnuar qė nuk po e lejojmė dhe po i shkelim tė drejtėn e tij kushtetuese qė tė fitojė pangopėsisht, deri nė imagjinatėn mė tė shfrenuar. Po ne more zotėri qė po na merr ajrin, rrugėn, lulishten, kinemanė, shkollėn, qė po na detyron tė ecim nė tunel si minj si duhet tė ndjehemi?
Dymbėdhjetė vjet ka kryetari i Bashkisė sė Tiranės qė na gėnjen se do tė ndėrtojė unazėn e vogėl, qė do tė ndėrtojė njė rrugė tė vogėl qė tė lehtėsohet trafiku i madh i makinave dhe qytetarėve nė qendėr tė Tiranės. Prej 12 vjetėsh nė atė vend ku duhet tė ndėrtohet kjo rrugė e vogėl janė ndėrtuar me dhjetėra pallate me nga 10 e 15 kate.
Jo, rrugėn nuk e ndėrtove dhe as ke ndėrmend ta ndėrtosh, por e fshive nga faqja e dheut dhe e ktheve nė pallat rrugėn tjetėr fqinje qė kishte 100 vjet qė shėrbente si e tillė.
Kjo ėshtė ndotja mė e madhe qė ti i ke hedhur Tiranės dhe banorėve tė saj gjatė mandateve tė tua si Kryetar i Bashkisė. Ėshtė radha jonė qė tė mos heshtim por tė tė hedhim ty nė koshin e plehrave



Gazeta SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi