ILIRIADA PORTAL

Kryeministri Berisha viziton sot Vatikanin, takim historik me Atin e Shenjtė, Benediktin e XVI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12122009

Mesazh 

Kryeministri Berisha viziton sot Vatikanin, takim historik me Atin e Shenjtė, Benediktin e XVI




Kryeministri Sali Berisha niset sot pėr njė vizitė nė Vatikan, ku do tė ketė njė audiencė tė posaēme Papa Benediktin e XVI. Kreu i qeverisė lajmėroi disa ditė mė parė pėr kėtė vizitė, duke shtuar se do tė marrė pjesė nė audiencėn qė do tė ketė nė Vatikan me Atin e Shenjtė. Kjo ėshtė hera e dytė qė Papa Benedikti i XVI pret nė njė takim tė veēantė kreun e qeverisė shqiptare, Sali Berisha. Vendi ynė ka nėnshkruar para disa vitesh njė marrėveshje tė veēantė pėr mbrojtjen e pronave dhe tė interesave tė Selisė sė Shenjtė nė Shqipėri, ndėrkohė qė kjo marrėveshje pritet tė shoqėrohet edhe me njė kuadėr ligjor, qė do tė ndihmojė rilindjen shpirtėrore. Kryeministri Berisha ka qenė mikpritėsi i paraardhėsit tė Benediktit XVI, Papa Gjon Palit tė Dytė, me 25 mars 1993, nė vizitėn e parė apostolike tė njė kreu tė Selisė sė Shenjtė, nė Shqipėri, nė tokėn qė pranoi Lajmin e Mirė, qė nė shekullin e parė, gjatė udhėtimit tė Apostullit Pal nė Iliri, udhėtime qė citohen edhe nė Bibėl. Kryeministri Sali Berisha, i cili gjatė vizitės sė tij do tė shoqėrohet edhe nga zonja Liri Berisha, do tė pritet nė audiencė tė posaēme, nga Ati i Shenjtė, nė orėn 11, ndėrkohė qė mė pas do tė ketė njė takim zyrtar edhe me sekretarin e shtetit tė Vatikanit, Kardinal Tarcizio Bertone.

55

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi