ILIRIADA PORTAL

Zbardhet axhenda e PS, ja ku do te zhvillohen protestat e opozites

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13122009

Mesazh 

Zbardhet axhenda e PS, ja ku do te zhvillohen protestat e opozites




Denis Dedej
Partia Socialiste nis prej dites se hene nga qyteti i Durresit, javen e protestave nen sloganin "Hap kutite ose largohu". Per serine e protestave te socialisteve dhe mbeshtetesve te saj opozitar, eshte parashikuar nje axhende e ngjeshur politike. Keshtu pra, burime brenda PS bejne te ditur se pas protestes ne qytetin bregdetar, do te vijoje protesta ne Berat. Pas dy protestave radhazi, me date 16 dhjetor nuk do te kete nje tubim, pasi pritet te mbahet Asambleja Kombetare e PS, qe do te vendose mbi strategjine politike te opozites dhe per protestat. Me pas, do te kete nje pershkallezim te aksionit politik, qe do te konsistoje ne zhvillimin e dy protestave ne dite. Qe do te thote, me 17 dhjetor, socialistet do te kerkojne hapjen e kutive ose largimin e qeverise nga qyteti i Korces dhe Elbasanit. Ndersa me 18 dhjetor, opozita do te jete ne Vlore dhe Fier per te vijuar me pas me 19 dhjetor ne Lezhe dhe Shkoder. Me 20 dhjetor, Partia Socialiste nuk ka parashikuar nje aktivitet politik i cili lidhet me protestat. Nga ana tjeter, 21 dhjetori do te jete dita e fundit e protestave per kete vit, qe do te zhvillohet ne Tirane.

Lidhur me nisjen e protestes se radhes ne Durres, deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, permes nje komunikimi per mediat, deklaroi dje se nga dita e hene 14 dhjetor, PS se bashku me opoziten e bashkuar qytetare do te organizoje ne te gjithe vendin nje vale protestash popullore per t'i treguar Sali Berishes, kryeministrit te votave te vjedhura e kutive te mbyllura, se qytetaret duan zgjidhje per krizen ekonomike dhe mbrojtje per bizneset e tyre. "Te henen 14 dhjetor fillon me Durresin, protesta jone njejavore per krizen e demokracise e te ekonomise se familjeve shqiptare", deklaroi Klosi. Sipas tij, te henen me 14 dhjetor, opozita do te protestoje ne Durres per te gjitha pasojat e kutive te mbyllura, qe nga rritja e cmimit te energjise apo vizitave ne spital, ngritjes se TEC-it famekeq me qymyr te zi, tek mosliberalizimi i vizave edhe per Shqiperine bashke me Serbine, Malin e Zi e Maqedonine. "Te henen 14 dhjetor ne do te protestojme ne Durres per kapjen e shtetit nga fijet e interesave te nje familjeje te vetme, qe dikton qeverisjen e vendit ne favor te nje grushti njerezish", u shpreh sekretari Organizativ ne PS.

PROTESTAT

"Java e ardhshme do te jete ura qe do te lidhe protestat qe lame pas, me protestat qe do te rifillojne edhe me fuqishem pas Vitit te Ri", deklaroi dje per mediat, sekretari Organizativ ne Partine Socialiste, Blendi Klosi.

AXHENDA POLITIKE E PS

Me 14 dhjetor, ne Durres

Me 15 dhjetor, ne Berat

Me 16 dhjetor, Asambleja Kombetare

Me 17 dhjetor, ne Korce dhe Elbasan

Me 18 dhjetor, ne Vlore dhe Fier

Me 19 dhjetor, ne Lezhe dhe Shkoder

Me 20 dhjetor, nuk ka proteste

Me 21 dhjetor, ne Tirane


koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zbardhet axhenda e PS, ja ku do te zhvillohen protestat e opozites :: Komentet

Mesazh prej Mon Dec 14, 2009 12:59 pm nga lidabica

hahahaha hej kur u bene si arixhinjte keta...hahahaha
po kane per te mbet pa shtepi fare...hahahahaha,koka ere ju ka marre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Dec 14, 2009 1:35 pm nga bulqizaku

hahahaha hej kur u bene si arixhinjte keta...hahahaha
nuk jan bo si arrixhit jan arrixhi .......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:41 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi