ILIRIADA PORTAL

Berisha ne Vatikan, ne te njejtėn dite qe u prit edhe Skenderbeu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13122009

Mesazh 

Berisha ne Vatikan, ne te njejtėn dite qe u prit edhe Skenderbeu




Rozeta Rapushi
Papa Benedikti XVI-te dhe Selia e Shenjte, mbeshtesin integrimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Keshtu u shpreh dje, pas takimit me Shenjterine e Tij, Papa Bendikti XVI-te, kryeministri Sali Berisha. Duke cilesuar takimin si te shkelqyer dhe te perzemert, kreu i qeverise tha se takimi perkon ne te njejten date me viziten kulmore qe po ne 12 dhjetor, 543 vite me pare beri ne Vatikan, prijesi i shqiptareve, Skenderbeu, i pritur nga Papa Pali II, per te mbrojtur vokacionin perendimor te kombit shqiptar. Ne fakt, data 12 dhjetor 2009 qe perkon me 12 dhjetorin 1466, u vendos nga Vatikani per te pritur Berishen, ashtu si 543 vjet me pare, u prit ne audience Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. "Kombi shqiptar dhe Vatikani, kane nje histori te gjate bashkepunimi aleance, rreth vlerave te medha te njeriut, te shoqerise dhe besimeve. Por une gjithashtu, kisha nje rast akoma me te vecante, sepse duhet ta dini se ne dhjetor te viti 1990, te paret e me te pareve, qe erdhen per te mbeshtetur opoziten shqiptare, qe erdhen per te mbeshtetur shqiptaret ne rrugen e lirise, ishin perfaqesuesit e Papes Gjon Pali II, monsignor Vicenzo Paglia dhe te derguar te tjere te Vatikanit", -tha kryeministri. Sipas tij, ata ndihmuan ne betejen per te nxjerre vendin nga diktatura dhe per te arritur fitoren ne 22 mars te vitit 1992. "Papa Benedikti XVI me garantoi se ai dhe Selia e Shenjte, mbeshtetin plotesisht procesin e integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, ndjekin me admirim arritjet e vendit ne kete drejtim dhe jane te sigurt ne te ardhmen e shkelqyer evropiane te Shqiperise", vijoi kryeministri pas takimit. Ai theksoi gjithashtu se ftoi Papa Benediktin XVI, qe te marre pjese, vitin e ardhshem ne 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes. Kreu i qeverise Berisha, tha gjithashtu se e njohu Papen, me perpjekjet e Shqiperise, per ta festuar sa me me dinjitet, per ta nderuar sa me me dinjitet, kete bije te madhe te Shqiperise dhe te mbare njerezimit. "Por nuk mund te mos theksoj ne keto caste, nje moment kulmor qe do te ngelet perjete ne memorien time. Sot e 543 vjet me pare, me 12 dhjetor, prijesi i perjetshem i kombit shqiptar, Skenderbeu, u prit ne Vatikan nga Papa Pali II. Ai erdhi ketu per te kerkuar dhe gjeti mbeshtetje ne perpjekjet e tij legjendare, per te mbrojtur vokacionin perendimor te kombit shqiptar, vlerat e medha te perendimit ne rajon kunder invadoreve", theksoi kreu i qeverise. Sipas Berishes, nuk ka gje me te bukur dhe me domethenese per te dhe shqiptaret, se sa kjo pritje qe u realizua pikerisht me 12 dhjetor, ne kete pervjetor te madh te marredhenieve te Shqiperise me Seline e Shenjte. Nga ana tjeter, kryeministri vleresoi gjithashtu edhe mbeshtetjen qe Vatikani i ka dhene popullit te Kosoves, ne perpjekjet e tij per liri dhe dinjitet.

Pas ceremonialit te rojeve zvicerane, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim te zgjatur "koke me koke", me Papa Bendikti XVI, takim i cili kaloi ne nje atmosfere mjaft te perzemert.



Koincidenca e nje date, Berisha dhe Skenderbeu me 12 dhjetor

"Nuk mund te mos theksoj ne keto caste, nje moment kulmor qe do te ngelet perjete ne memorien time. Sot e 543 vjet me pare, me 12 dhjetor, prijesi i perjetshem i kombit shqiptar, Skenderbeu u prit ne Vatikan, nga Papa Pali II. Ai erdhi ketu per te kerkuar dhe gjeti mbeshtetje ne perpjekjet e tij legjendare, per te mbrojtur vokacionin perendimor te kombit shqiptar, vlerat e medha te perendimit ne rajon kunder invadoreve. Nuk besoj se do te mund te ishte gjetur gje e me e bukur, gje me domethenese ne jeten time, per mua dhe shqiptaret, se sa kjo audience, kjo pritje qe me akordohet me 12 dhjetor, ne kete pervjetor te madh te marredhenieve te Shqiperise me Seline e Shenjte. Edhe nje here, nje mirenjohje shume te thelle Atit te Shenjte per audiencen qe me akordoi".

"Ne memorien e shqiptareve do te mbetet gjithmone e gjalle mbeshtetja e madhe qe Vatikani i ka dhene popullit te Kosoves, ne perpjekjet e tij per liri dhe dinjitet. Interesi direkt i Papa Gjon Palit II, nxjerrjes e tij nga kthetrat e Milloshevicit me ane te derguarve te tij direkt ne Beograd me angazhimin e tij, te gjitha keto jane momente te medha ne miqesine midis Vatikanit dhe Shqiperise"

Kryeministri Sali Berisha, takoi dje Papa Benedikti XVI-te, ashtu si Skenderbeu 543 vite me pare, me 12 dhjetor

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha ne Vatikan, ne te njejtėn dite qe u prit edhe Skenderbeu :: Komentet

Mesazh prej Sun Dec 13, 2009 3:51 pm nga ad

Koincidenca e nje date, Berisha dhe Skenderbeu me 12 dhjetor
E magjithate e gjitha kjo nuk mund ti keloje kufijt e nje koincidence madje do te ishte gabim te perpiqeshim te benim te kunderten pavarsisht vlerave qe ka Berisha si politikan.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 13, 2009 8:23 pm nga nardlushnja

Keta nuki dine se kur u clirua shqiperia dhe dine se kur shkoi skenderbeu ne Vatikan ???????????????


Ka lindur nje Skenderbej i Ri .......hajde hajde ....historia e kombit shqiptar

Edituar pėr herė tė fundit nga nardlushnja nė Sun Dec 13, 2009 8:26 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 13, 2009 8:24 pm nga nardlushnja

pavarsisht vlerave qe ka Berisha si politikan.

Teuta sinqerisht me pelqejne postimet tuaja ,pamvaresisht qe e ndjej se kemi mendime te kunderta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 13, 2009 8:44 pm nga gerrard

Sidoqofte une besoj se nuk eshte thjeshte nje konēidence. Krahasimi qe kryeministri Berisha i ben nje date shume te larget ne kohe, qe ka pasur nje protagonist shume me te rendesishem se vetja e tije, eshte shume mire e orkestruar.
Kryeministri Berisha, qe nuk duhet harruar se eshte pikerisht kryeministri i qeverise shqiptare, ka shkuar ne Vatikan ne vizite zyrtare me qellime te caktuara politike dhe historike.
Ka shume kohe qe pritej nje vizite zyrtare e kryeministrit Berisha, ka te pakten 1 vit qe flitet neper korridoret qeveritare.
Dhe natyrisht tani pritet nje vizite tjeter shume me historike se ajo e Berishes, qe Papa Benedikti t'i ktheje viziten Berishes, dhe kjo do te ndodhe. Mbetet te shikojme nese do te zgjidhet nje date e veēante si kjo e Berishes, qe te perfaqesoje diēka historike ne mardheniet mes Shqiperise dhe Selise se Shejte. Pastaj nese duam te tallemi me fjalet e Berishes sepse eshte vetkrahasuar me Gjergj Kastriotin, mund t'a bejme, por nuk ishte ky qellimi i Berishes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 13, 2009 9:02 pm nga ad

Nuk besoj se do te mund te ishte gjetur gje e me e bukur, gje me domethenese ne jeten time, per mua dhe shqiptaret, se sa kjo audience, kjo pritje qe me akordohet me 12 dhjetor, ne kete pervjetor te madh te marredhenieve te Shqiperise me Seline e Shenjte. Edhe nje here, nje mirenjohje shume te thelle Atit te Shenjte per audiencen qe me akordoi".
nuk eshte Berisha qe e krahason veten me Skenderbeun, (ai e di mire ēfare gafe do te ishte kjo), jane te tjeret, servilet, meskinet, mediokrit qe e bejne kete pa kuptuar qe ne fakt nuk i bejne dem jo vetem Berishes. Mitizimi apo krijimi i idhujve eshte demi me i madh qe mund ti behet demokracise dhe mendimit te lire.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 13, 2009 10:19 pm nga bulqizaku

Berisha si Skenderbeu rama si hamzai

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Dec 14, 2009 12:35 pm nga lidabica

,sa e bukur kjo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Dec 14, 2009 12:38 pm nga lidabica

nardlushnja shkruajti:Keta nuki dine se kur u clirua shqiperia dhe dine se kur shkoi skenderbeu ne Vatikan ???????????????


Ka lindur nje Skenderbej i Ri .......hajde hajde ....historia e kombit shqiptar
Po edhe po s'ju vjen mire juve,nuk eshte problem,por qe SALI BERISHA ESHTE SKENDERBEU I DYTE I SHQIPERISE,kjo nuk ka vend per diskutime.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:39 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi