ILIRIADA PORTAL

Trojet, Rama me standarde te dyfishta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16122009

Mesazh 

Trojet, Rama me standarde te dyfishta




Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka akuzuar dje ne nje konference per mediat, kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama se ka perdorur standarde te dyfishta ne shitje e trojeve. "Do t'ju risjell edhe njehere ne vemendje, kontraten e shitjes se kesaj pasurie te paluajtshme tek "Taivani", ku cmimi i shitjes eshte i percaktuar ne nenin 5 dhe eshte 12 mije leke te reja per m2, pra 120 mije leke te vjetra ose e perkthyer ne valute te forte 97 euro per m2, per nje truall ne qender te Tiranes. Kam degjuar bashkine e Tiranes, qe pas prononcimit tim, doli dhe tha qe ky eshte cmimi i tregut, nderkohe qe te gjithe e dime qe ky nuk eshte cmimi i tregut. Sepse cmimi i truallit ne qender te Tiranes ka nje diference shume me te madhe, nga ajo qe eshte servirur nga bashkia e Tiranes", ka deklaruar Olldashi. Megjithate, ai nuk ka munguar te perdore serish shkresat e bashkise se kryeqytetit, per te vertetuar akuzen e tij. "Kjo eshte nje shkrese me daten 29.10.2004, me nr. protokolli 10156, e firmosur nga zj.Belinda Ikonomi, drejtore prane bashkise se Tiranes. Ceshtja qe shtrohet ne kete shkrese ka te beje me cmimin e truallit qe rrethon ish-hotel "Dajtin", i cili ne vitin 2004 u fut ne proces shitje, pavaresisht se shitja nuk u krye dhe ne vleresimin e bashkise se Tiranes, cmimi me te cilin duhej te shitej trualli perballe hotel "Dajtit" eshte 1500 Euro per m2. Pra kemi keto fakte, ne tetor te vitit 2004 bashkia e Tiranes, truallin perballe hotel "Dajtit" e vlereson me 1500 euro per m2, ne maj 2005 kater muaj me vone cmimi matane rruges, ne lulishten e "Tajvanit" e vlereson me 97 Euro per m2", ka qene ballafaqimi i Olldashit. Ministri ka shtruar pyetjen, se cili eshte argumenti qe shpjegon diferencen e tmerrshme nga 1500 euro tek 97 euro, per troje publike qe jane ekzaktesisht ne te njejten zone, perballe njeri-tjetrit. "Cili eshte shkaku, pervec faktit qe Besnik Sula eshte nje biznesmen i rrethit te interesave te z. Rama dhe ky cmim eshte vetem nje favor totalisht klientelist, qe kryetari i bashkise i ka bere ortakut te tij, politik apo qofte financia?", ka hedhur pyetjen retorike Olldashi. Ai ka nenvizuar serish faktin se jane brenda te njejtit kuader ligjor, te bazuar ne te njejtat ligje, te bazuara ne te njejtat rregullore qe funksiononin, si dhe te bazuara ne te njejtat rregulla te percaktimit te cmimit te truallit publik dhe ka dy cmime trualli, per dy siperfaqe qe jane zgjatim i njera-tjetres. "Per bleresin anonim aplikohet cmimi 1.500 euro, qe eshte si cmim i perafert me vleren e tregut, per klientin e z.Rama, pra per z.Sulo aplikohet cmimi 97 euro ose 6.4 % e cmimit real. Ne qofte se i referohemi cmimit prej 1.500 euro, si cmimi real i truallit ne qender te Tiranes, cmimi qe eshte aplikuar per z.Sula eshte vetem 6.4 % e cmimit real", ka perllogaritur diferencat Olldashi. Ai ka deklaruar se u ve gazetareve ne dispozicion te dy dokumentet, ne menyre qe te kene mundesine per t'i ekzaminuar ne menyre te hollesishme dhe per te pare, se cila eshte diferenca ne standardet qe aplikon bashkia e Tiranes, ndaj atyre qe jane kliente dhe ndaj atyre qe nuk jane kliente te saj.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi