ILIRIADA PORTAL

Kush do shtėpi pa leje, tė blejė katin e fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16122009

Mesazh 

Kush do shtėpi pa leje, tė blejė katin e fundit




Redi Gjuzi

Ka mė shumė se dy vite qė Bashkia e Tiranės ka nėn varėsinė e saj edhe Inspektoratin e Ndėrtimit. Tė gjithė e kemi parė kreun e tij, Afrim Qendro tė dalė i irrituar nė selinė e bashkisė, pėr tė akuzuar shembjen e ndonjė ndėrtimi preferencial, nga organe jo nė varėsinė e tij. Kreu i policisė ėshtė parė edhe mė i ashpėr kur, para kamerave tė ndezura bėnte sehir pranė fadromės sė madhe qė shembte murin e ndonjė shtėpie dhjetėravjeēare tiranase, se nė krah tė saj kalonte rruga, qė po para kamerave tė ndezura do ta pėruronte pak kohė mė vonė kryetari i tij. Parimisht dakord, tė gjithė e kanė pranuar, edhe pse pronarėt legjitimė ankoheshin nė shumicėn e rasteve, se bashkia nuk i kompensonte. Por, ligjėrisht, Policia e Ndėrtimit tė Bashkisė pėrgjigjet edhe pėr disa halle tė tjera tė qytetarėve tė kėtij territori, qė nuk kanė tė bėjnė shumė me kamerat dhe me politikėn, por me jetėn e pėrditshme tė banorėve tė pallateve. Ka me dhjetėra ankesa nė Bashkinė e Tiranės pėr shtesa katesh nė pallate. Ka me dhjetėra ankesa tė qytetarėve tė Tiranės, pėr shembjen e kateve tė para tė pallateve dhe ndėrtimin e bareve apo dyqaneve, kundėr tė gjitha kushteve teknike. Asnjė qytetar, tė paktėn deri sot, nuk ka parė fadromėn e bashkisė tė shembė njė shtesė kati. Asnjė qytetar i Tiranės nuk ka parė fadromėn e Policisė Ndėrtimore, apo kreun e saj, Qendro, tė dalė para kamerave dhe tė mbyllė katin e parė tė njė pallati, themelet e tė cilit janė shembur nga dėshira e dikujt pėr tė bėrė biznes. Dhe ka shumė mundėsi qė as mos ta shohin ndonjėherė. Praktika ėshtė e thjeshtė. Qytetarėt ankohen se nė pallatin e tyre po ndėrtohet njė shtesė kati. Dhe Policia Ndėrtimore e Tiranės, jo vetėm qė nuk ndėrhyn pėr pezullimin apo shembjen e shtesės, por nė shumė raste ballafaqon banorin apo banorėt qė ankohen, me ndėrtuesin. Njė mėnyrė e mirė kjo pėr tė zgjidhur problemet nė Shqipėrinė, ku jeta nuk ėshtė e shtrenjtė, as sa njė parkim makine dhe jo mė sa njė shtesė kati. Praktika ka treguar, tė paktėn deri tani, se janė me dhjetėra shtesa nė pallate tė pėrfunduara, para dhe pas viteve 1990, dhe asnjė shembje. Tė paktėn publike. Aq shumė ėshtė shpeshtuar, njė pasurim i tillė, sa sot mund tė bėsh njė biznes me kėtė lloj pakti tė Policisė Ndėrtimore tė Tiranės me ata qė bėjnė shtesa pallatesh. Mjafton tė blesh katin e fundit dhe shtesėn mbi tė e ke tė garantuar. Kėshtu, ekonomikisht ke fituar njė kat, ose me mė pak se aq, se sigurisht duhet tė paguash pėr ta siguruar. Tė gjithėve i kujtohen deklaratat e frikshme tė kreut tė bashkisė, se ndėrhyrjet nė katet e para tė pallateve, pėr ndėrtimin e lokaleve apo bizneseve tė tjera, rrezikojnė jetėn e banorėve tė tė gjithė pallatit. Nė Policinė Ndėrtimore tė Tiranė ka me dhjetėra ankesa tė banorėve, por asnjė lokal, apo dyqan deri mė sot nuk ėshtė mbyllur. E mbajnė mend tė gjithė propozimin e bashkisė pėr mbushjen me beton tė kateve tė parė tė pallateve te “Shallvaret”. Nė atė kohė, Bashkia kėrkonte qė Policia Ndėrtimore tė kalonte nė varėsi tė saj dhe atėherė jeta e banorėve ishte nė rrezik. Po sot, a nuk ėshtė mė nė rrezik, apo Policia Ndėrtimore e Bashkisė ka gjetur njė zgjidhje tjetėr pėr tė mėnjanuar rrezikun? Raste tė tilla ka pafund. Pėrditė, mund tė shikosh hapjen e katit tė parė tė njė pallati tė ndėrtuar para vitit 1993, edhe pse teknikisht kjo ėshtė e rrezikshme. Pėrditė mund tė shikosh ndėrtimin e njė shtese mbi njė pallat, edhe nė zonat mė tė banuara tė Tiranės, edhe pse banorėt ankohen dhe teknikisht ėshtė e frikshme. Por vėshtirė se mund tė gjesh ndonjėherė ndonjė fadromė, apo drejtuesin e Policisė Ndėrtimore Afrim Qendro, tė jetė prezent atje pėr tė shembur abuzimin. Mund ta shikosh kudo tjetėr, pėr tė gjetur mėnyrėn e lejimit tė tij, por asnjėherė duke e shembur.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi