ILIRIADA PORTAL

Bashkėsia Evropiane pėr situatėn nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16122009

Mesazh 

Bashkėsia Evropiane pėr situatėn nė Shqipėri




S’ka BE pa dialog politik

Diplomatėt nė Shqipėri, lėshojnė apelin mė tė fortė tė kėtyre viteve. Shqipėria rrezikon Bashkimin Evropian nėse nuk gjen njė zgjidhje pėr ngėrēin politik. Pėrplasjet mes Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste duhet tė zgjidhen me tone mė tė buta, por dhe me njė tryezė dialogu. Ky ėshtė mesazhi qė vjen si nga ambasadori i OSBE-sė , ashtu dhe nga ai i Holandės, vend anėtar i BE.
“Korrupsioni ėshtė njė problem serioz, endemik nė Shqipėri, qė shkon deri nė nivele tė larta politike. Situate nuk ėshtė pėrmirėsuar gjatė viteve tė fundit. Kjo ėshtė shumė serioze dhe e keqe pėr vendin dhe perspektiven evropiane tė tij. Situatėn aktuale nė Shqipėri e shohim shumė problematike. Njė demokraci qė nuk funksionon nuk ėshtė njė biletė pėr Bashkimin Evropian”, tha ai.
“BE po pėrgatit njė avi nėse Shqipėria do tė marrė statusin e kandidatit dhe ju siguroj se kjo avi s’ka pėr tė qenė pozitive nėse situata politike mbetet kėshtu siē ėshtė. Kjo ėshtė e keqe pėr ēdo shqiptar, qoftė socialist a demokrat. Por duket se koha po mbaron dhe kjo do tė thotė se kundėrshtarėt kryesorė tė ulen nė njė tavolinė, tė flasin me njeri- tjetrin. Nė fillim PD dhe PS tė pėrcaktojė agjendėn se pėr ēfarė duhet tė flasin, pa asnjė sugjerimin tonė. Presim qė zgjidhja tė mos vonojė. S’ka rėndėsi se kush e hedh hapin. Tė dy palėt kanė manovruar nė mėnyrė tė tillė sa e kanė veten nė pozitė tė sikletshme qė e bėn tė vėshtirė daljen. Por s’ėshtė e thėnė qė tė ulen kryeministri dhe kryetari i opozitės. Mund tė fillojė me njerėz tė besuar tė tyre, por tė fillojė”, tha Henk Van den Dool, ambasador i Holandės nė Tiranė.
“Deri tani nuk shohim shenjė kuptimplotė se apeli jonė pėr ulje tonesh dhe afrim tė jetė dėgjuar. Duhen dy pėr tė kėrcyer tangon dhe janė tre hapat kryesore qė duhen ndjekur si nga opozita, ashtu dhe nga mazhoranca. Hapi i parė, duhet tė komunikoni rregullisht me partnerin, pėrndryshe mund t’i shkelėsh kėmbėn. Pra ėshtė koha pėr dialog mė tė madh. Hapi i dytė, duhet tė dėgjosh me dashamirėsi dhe tė vesh re tė metat e partnerit, ka ardhur koha e kompromisit. Hapi i tretė, qė tė vazhdosh tė kėrcesh gjatė duhet tė flitet me njėri- tjetrin, madje dhe duke pėshpėritur nė takime informale. Ėshtė koha pėr tė folur me ton mė tė qetė e me gjuhė mė tė zbutur. Kompromisi duhet tė vijė nga te dy palėt. Ku ka dėshira ka njė rrugėzgjidhje. Tani ėshtė momenti qė palėt tė bėjnė njė hap drejt njėri tjetrit”, tha ndėrkaq, ambasadori i OSBE, Robert Bosch.
Njė problem tjetėr i dėmshėm pėr perspektivėn integruese tė Shqipėrisė, sipas ambasadorit holandez ėshtė dhe korrupsioni. Sipas tij, ai shkon deri nė nivele tė larta politike dhe situate nuk ėshtė pėrmirėsuar gjatė viteve tė fundit.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi