ILIRIADA PORTAL

Milo: Protestat, Rama jo korrekt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16122009

Mesazh 

Milo: Protestat, Rama jo korrekt




Denis Dedej
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, eshte shprehur i surprizuar nga zhvillimi i protestave te Partise Socialiste, pa aleatet e saj. Ne nje interviste per televizionin kombetar "Klan", Milo u shpreh se nevojitej nje korrektese minimale informimi te aleateve, qe PS ka vendosur t'i zhvilloje vete keto aktivitete. "Nuk kemi pasur asnje informacion, ose asnje kontakt per menyren se si do te organizoheshin keto mitingje proteste nga ana e Partise Socialiste, gjithnje duke shkuar me bindjen qe aleatet njoftohen zakonisht ne fund dhe ne kemi pritur nje njoftim ne fund. Jemi te habitur nga mungesa e korrekteses. Nese kane vendosur te protestojne pa ne, na detyrohen te pakten nje komunikim", deklaroi lideri i Partise Demokracia Sociale. Ai thote se eshte pritur njoftim ne fund, me konkretisht per paraditen e se henes, por nuk e kemi pasur nje gje te tille dhe per rrjedhoje nuk kane qene prezent ne mitingun e Partise Socialiste te organizuar ne qytetin e Durresit. Sipas tij, perpos nevojes per konsultime reciproke ose per nje informim minimal qe aktivitetet PS ka vendosur t'i zhvilloje vete dhe pa pranine e aleateve. Aleati i ngushte i selise roze, ben te ditur se ne mbledhjen e fundit te aleateve te majte dhe te djathte, nuk ishte percaktuar nje kalendar veprimesh protestuese te kesaj natyre, qe po shohin dhe pas atij takimi nuk kane pasur konsultime te tjera rreth menyres si do te veprojme tani e ne te ardhmen. "U vendos ne parim qe do te shkonim sebashku, nuk ishte se eshte parashikuar nje kalendar veprimesh protestuese te kesaj natyre qe po shohim dhe pas atij takimi, nuk kemi pasur konsultime te tjera rreth menyres se si do te veprojme tani dhe ne te ardhmen. Do te vijonim protestat, por nuk u vendos nje kalendar, ndaj mos njoftimi na erdhi i cuditshem", deklaroi Milo. Sipas tij, ndoshta gjate diteve ne vijim do te kene ndonje takim qe te sqarohen per taktikat e reja qe ka adoptuar Partia Socialiste per vazhdimin e protestave. Ai nenvizoi se nese Partia Socialiste ka gjykuar se mund t'ia dale vete, i uron suksese te metejshme ne rrugen e vet. Per te, opozita shqiptare ka nevoje per levizje te koordinuara, te sinkronizuara, jo spontane. Ne protesten qe selia roze zhvilloi dy dite me pare ne qytetin e Durresit u vu re mungesa e aleateve te vegjel te Partise Socialiste, te cilet kane qene te pranishem dhe kane mbeshtetur aksionin politik te ndermarre nga kjo parti pas humbjes ne zgjedhjet e 28 qershorit. Edhe ne mitingun e djeshem ne qytetin e Beratit aleatet e majte nuk ishin te pranishem. Milo thote se ne ditet ne vijim do te diskutojne me partite e tjera te majta per te marre nje vendim nese do te mbeshtesin protestat e Partise Socialiste apo nese partite e vogla te opozites do te ndermarrin nje aksion politik qe i pershtatet interesave te tyre, te cilat ne kete faze mund te jene te ndryshme nga interesat e selise roze.
koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Milo: Protestat, Rama jo korrekt :: Komentet

Mesazh prej Wed Dec 16, 2009 3:44 pm nga lidabica

hahahaha.....iku dhe aleanca per protestat e psiqikut......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 16, 2009 4:28 pm nga Jona

ēfar kerko ky nga rama kur rama e eliminoi si parti parlamentare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 16, 2009 4:45 pm nga bulqizaku

ma budalla se kto rob nuk kam pa ... hala se marrin vesh se rama i ka heq qafe nji her e pergjithmon ..... ej allah allah me kto rob

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Dec 17, 2009 12:52 pm nga lidabica

jane te perkedhelur nga ajo karrike e shkrete dhe s'mund ta perceptojne veten ,pa te dhe behen lakej te atij psiqikut
Ē'rol i peshtire ky.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:21 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi