ILIRIADA PORTAL

Manjani: PS eshte kthyer ne OJQ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17122009

Mesazh 

Manjani: PS eshte kthyer ne OJQ




Anetari i Asamblese Kombetare, Ylli Manjani, kritikoi dje mbledhjen e fundit te Asamblese, duke e krahasuar ate me nje organizate joqeveritare. Permes nje komunikimi me mediat, u shpreh se diskutimet ishin te merzitshme dhe te zgjatura. "Me duhet te pranoj qe jam absolutisht shume i palumtur, se parashikimi qe kisha bere ne mbledhjen e fundit te Asamblese qe PS eshte kthyer ne OJQ, u vertetua. U vertetua me diskutimet te merzitshme dhe te tejzgjatura, te tipit OJQ te modelit te vjeter, ku nuk u tha asgje e re ne thelb, nuk u dha asnje zgjidhje nga shqiptaret", deklaroi Manjani. Ai thote gjithashtu se priste nga kjo mbledhje, strategji konkrete per te ardhmen e selise roze. Anetari i socialist shpjegon qe priste te diskutohej se cfare do te bejne per te pastruar politiken, ne menyre te vecante Partine Socialiste, nga biznesmenet dhe per t'ia kthyer partine biznesit. "Prisja per te diskutuar se cfare do te bejme per te bashkuar te majten dhe per te bashkuar forcat se si do te vijme ne pushtet dhe jo per te diskutuar pafundesisht per tema te vjetra, qe nuk na cojne asgjekund", nenvizoi anetari i Asamblese Kombetare. Nga kjo pikepamje, vijoi ai, eshte shume i zhgenjyer te shohe te konfirmuar parashikimin e tij qe kjo parti eshte kthyer perfundimisht ne organizate joqeveritare. Manjani vleresoi gjithashtu se per fatin e keq, nuk u dha nje opsion, as nuk ka ndermend kush te jape nje opsion, se si do te vihet ne pushtet. Sipas tij, kerkohen zgjedhje te parakohshme, por askush nuk e di se si do te behen zgjedhjet e parakohshme. "Kerkohet te rrezohet qeveria, por askush nuk thote se si do te bjere qeveria. Kutite u harruan, nuk e di per cfare arsye. Keshtu qe, tani nuk merret vesh me ku eshte fillimi dhe ku eshte fundi i kesaj historie. Nga kjo pikepamja them qe edhe kjo mbledhje vertetoi zhgenjimin tim", komentoi per mediat zhvillimet e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani. Asambleja Kombetare ndryshe nga heret e tjera, u fokusua ne mbledhjen e saj teresisht ne zhvillimet ekonomike te Shqiperise, ku me pas, miratuan edhe nje rezolute per qendrimin qe do te mbajne ne te ardhmen mbi ekonomine shqiptare. Kjo rezolute do t'i bashkengjitet arsyes se protestave qe zhvillohen nga socialistet.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Manjani: PS eshte kthyer ne OJQ :: Komentet

Mesazh prej Thu Dec 17, 2009 5:08 pm nga emigranti

Te jete kthyer ne OJQ esht gjysma se keqes, mirpo PS po funksionon si nje grup banditesh te shpartalluar qe tani nuk dine ku t'fusin koken.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Dec 17, 2009 9:12 pm nga neni 55

ju prish hesapi ene kti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Dec 18, 2009 7:14 pm nga bulqizaku

or manjan masi ta futi e more vesh kush o rama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Dec 18, 2009 9:19 pm nga emigranti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 3:08 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi