ILIRIADA PORTAL

Dėshton kauza e hapjes sė kutive, tė vegjlit justifikime banale pėr mungesėn nė protesta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17122009

Mesazh 

Dėshton kauza e hapjes sė kutive, tė vegjlit justifikime banale pėr mungesėn nė protesta




Flasin pėr “Sot” Nard Ndoka, Spartak Ngjela dhe Vangjel Dule

Nė dy protestat e fundit tė Partisė Socialiste tė binte nė sy mungesa e partive tė vogla. Nė protestėn e Beratit dhe tė Durrėsit mungonte Vangjel Dule i PBDNJ-sė, Paskal Milo i PDS-sė, Spartak Ngjela i PLD-sė, Nard Ndoka i PDK-sė, Skėnder Gjinushi i PSD-sė dhe Ndre Legisi, ish anėtar LSI-sė. Duket se kauza e hapjes sė kutive ka marrė fund, sepse kur ne kemi kontaktuar me kryetarėt e partive tė vogla ata kanė dhėnė arsye banale pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu

kryetari i Partisė Demokristiane nė njė prononcim pėr gazetėn “Sot”, ėshtė shprehur se arsyeja e mungesės sė tij nė dy protestat e fundit ėshtė karakteri social qė kanė pasur ato, krahas kėrkesės pėr hapjen e kutive tė votimit. “Arsyeja pse unė nuk kam qenė i pranishėm nė dy protestat e fundit ka qenė karakteri social qė ato kanė pasur. Krahas hapjes sė kutive ėshtė protestuar edhe pėr ēmimet e larta, rrogat e ulėta, taksat, energjinė”, u shpreh kreu i Partisė Demokristiane. Nard Ndoka shtoi njėkohėsisht se pavarėsisht mungesės sė tij nė dy protestat e fundit, kjo nuk do tė thotė se ai i ka braktisur ato. Kryetari i Partisė Demokristiane premtoi se nė 2010 do tė rikthehet pėrsėri nė protesta pėr tė kėrkuar hapjen e kutive tė votimit. “Unė nuk i kam braktisur protestat pėr hapjen e kutive. Pasi tė kalojnė festat, nė 2010 ne do ti rikthehemi sėrish protestave pėr tė kėrkuar hapjen e kutive tė votimit”, u shpreh kryetari i Partisė Demokristiane Nard Ndoka. Kjo parti dhe kryetari i saj nuk kanė qenė tė vetmit qė nuk kanė marrė pjesė nė protestat e fundit tė Partisė Socialiste pėr hapjen e kutive tė votimit. As kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut Vangjel Dule nuk ka folur nga podiumi i protestave tė opozitarėve nė Durrės e Berat. Megjithatė Dule shprehet se arsyeja pse nuk ka qenė i pranishėm nė protesta ka qenė impenjimi me Kongresin e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut qė do tė mbahet ditėn e shtunė. Ai shtoi se pavarėsisht se nuk ka qenė i pranishėm vetė personalisht nė protesta, PBDNJ ka pasur pėrfaqėsuesit e saj lokal. “Arsyeja e mungesės time nė dy protestat e fundit pėr hapjen e kutive tė votimit ka qenė ngarkesa e madhe qė ėshtė krijuar nė agjendėn time pėr shkak tė pėrgatitjeve qė po bėhen pėr Kongresin e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Megjithatė PBDNJ i ka pasur pėrfaqėsuesit e saj nė kėto dy protesta, pavarėsisht se unė personalisht nuk kam qenė i pranishėm pėr shkak tė impenjimeve tė mija me kongresin”, deklaroi kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Njė tjetėr figurė qė mungonte nė dy protestat e fundit tė Partisė Socialiste pėr hapjen e kutive tė votimit ka qenė Spartak Ngjela kryetari i Partisė Ligj dhe Drejtėsi. Lidhur me arsyen e mungesės sė tij nė protestėn e Durrėsit dhe Beratit Ngjela u shpreh shumė thjesht “jam jashtė shtetit”. “Arsyeja pse nuk kam qenė i pranishėm nė dy protestat e fundit pėr hapjen e kutive tė votimit kanė qenė impenjimet e mija jashtė vendit. Prej njė jave nuk ndodhem nė Shqipėri, pėr kėtė arsye nuk kam qenė as nė protesta”, u shpreh kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi nė njė prononcim pėr gazetėn “Sot”. Po ashtu ish anėtari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim i cili nė tė gjitha protestat, veē dy tė fundit, ka qenė i pranishėm, nė Durrės e Berat ka munguar. Duket se kauza e hapjes sė kutive po zbehet ēdo ditė e mė tepėr dhe socialistėt po e transferojnė protestėn e tyre drejt problemeve sociale. Tė vegjlit nuk kanė qenė tė pranishėm nė dy protestat e fundit pėr hapjen e kutive dhe nga ajo qė tregojnė edhe arsyet e tyre, tė cilat mė tepėr tingėllojnė si justifikime pėr tė dalė nga situata sesa arsye reale, ndoshta partitė aleate nuk do tė jenė mė pėrkrahė socialistėve pėr tė kėrkuar hapjen e kutive.

Milo: PS jo korrekte, nuk ka njoftuar pėr protestat

Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, ėshtė shprehur i surprizuar nga zhvillimi i protestave tė Partisė Socialiste, pa aleatet e saj. Milo ka thėnė se nevojitej njė korrektesė minimale informimi tė aleateve, qė PS ka vendosur t’i zhvilloje vetė kėto aktivitete. “Nuk kemi pasur asnjė informacion, ose asnjė kontakt pėr mėnyrėn se si do tė organizoheshin kėto mitingje protestė nga ana e Partisė Socialiste, gjithnjė duke shkuar me bindjen qė aleatėt njoftohen zakonisht nė fund dhe ne kemi pritur njė njoftim nė fund. Jemi tė habitur nga mungesa e korrektesės. Nėse kane vendosur tė protestojnė pa ne, na detyrohen tė paktėn njė komunikim”, ka deklaruar lideri i Partisė Demokracia Sociale. Ai ka thėnė se ėshtė pritur njoftim nė fund, mė konkretisht pėr paraditen e sė hėnės, por nuk ka pasur njė gjė tė tillė dhe pėr rrjedhojė nuk kanė qenė prezent nė miting. Aleati i ngushtė i selisė rozė, ka bėrė tė ditur se nė mbledhjen e fundit tė aleatėve tė majtė dhe tė djathtė, nuk ishte pėrcaktuar njė kalendar veprimesh protestuese tė kėsaj natyre, qė po shohin dhe pas atij takimi nuk kanė pasur konsultime tė tjera rreth mėnyrės si do tė veprojnė nė tė ardhmen.

Denisa PLAKA





sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi