ILIRIADA PORTAL

Shqipėria, superfuqi e vogėl e energjisė sė gjelbėr nė rajon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18122009

Mesazh 

Shqipėria, superfuqi e vogėl e energjisė sė gjelbėr nė rajon




Kryeministri Berisha tha se qeveria mbetet e gatshme tė kontribuojė nė pėrpjekjet pėr ndryshimet e klimės

Shqipėria, njė superfuqi prodhuese e energjisė sė gjelbėr nė rajon, ėshtė parimi kryesor i qeverisė shqiptare. Nga Kopenhageni, qyteti ku po mbahet Samiti pėr Ndryshimet Klimatike, Kryeministri Berisha pėrshėndeti dje punimet e kėtij samiti, ndėrsa shprehu gatishmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė kontribuar pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje madhore pėr mbarė globin. Nė njė audiencė ku merrnin pjesė krerė shtetesh nga e gjithė bota, Kryeministri Berisha shpalosi qėndrimin e qeverisė shqiptare mbi problemet qė sjellin ndryshimet klimatike, duke i cilėsuar kėto ndryshime si njė kėrcėnim serioz planetar. Nė kėtė drejtim, Kryeministri Berisha ka theksuar se nė Shqipėri rreth 95% e burimeve dhe konsumit tė energjisė vjen nga burime hidrike. Ai vlerėsoi se potencialet hidrike nė Shqipėri janė tė mėdha dhe njė pjesė e madhe e kėtyre burimeve ėshtė pėr t`u shfrytėzuar. "Objektivi i qeverisė sime ėshtė ta kthejė Shqipėrinė nė njė superfuqi tė vogėl prodhuese tė energjisė sė gjelbėr nė rajon. Aktualisht, rreth 95% e burimeve dhe konsumit tė energjisė sė vendit tim vjen nga energjia hidrike. Potencialet hidrike janė shumė tė mėdha", tha Kryeministri. Duke prezantuar kėtė objektiv ambicioz, ai theksoi se qeveria shqiptare synon tė ndėrtojė 440 HEC-e, ku pėr 130 prej tyre janė firmosur tashmė kontratat koncesionare. "Nė kėtė kontekst, ne planifikojmė tė ndėrtojmė rreth 440 hidrocentrale me njė fuqi totale prej sė paku 20 miliardė kilovat/orė. Janė firmosur kontrata pėr rreth 130 prej tyre. Kompani nga e gjithė bota punojnė sot nė vendin tim", vijoi mė tej kryeministri. Ndėr tė tjera, kreu i ekzekutivit pohoi se efektet e krizės financiare kanė bėrė qė tė ngadalėsohen flukset e marrjes sė HEC-eve me koncesion. Nė kėtė kontekst, Kryeministri bėri njė ftesė tė hapur pėr tė gjitha institucionet financiare tė mbarė botės pėr tė vijuar punėn nė kėtė drejtim. Kryeministri garantoi se kjo do tė jetė shumė fitimprurėse, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por pėr tė gjithė rajonin. Nė vijim, Berisha bėri tė ditur se Shqipėria ėshtė vendi me lartėsinė mesatare mė tė madhe nė Evropė dhe ka njė bregdet tė gjatė, me mbi 400 km. Nė kėtė kontekst, ai theksoi se ka platforma tė mėdha ere dhe qeveria po pėrpiqet tė inkurajojė prodhimin e energjisė sė erės. Kryeministri informoi se deri tani janė licencuar mbi 2000 MW parqe eolike, mijėra tė tjera janė nė studim e sipėr. Ndėrkaq, Berisha vuri nė dukje se sė bashku, energjia hidrike e erės dhe biomasa bėjnė mė shumė se 5 bilion euro kontrata tė nėnshkruara si koncesione. "Kriza financiare ka ngadalėsuar flukset financiare drejt tyre, ndaj dhe unė ftoj institucionet financiare tė vendeve tuaja, si dhe institucionet ndėrkombėtare tė ndihmoni kėto kompani pėr tė vazhduar punėn. Do tė jetė shumė fitimprurėse, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por pėr tė gjithė rajonin. Shqipėria ėshtė vendi me lartėsinė mesatare mė tė madhe nė Evropė dhe ka njė bregdet tė gjatė, me mbi 400 km. Ka platforma tė mėdha ere dhe ne po pėrpiqemi tė inkurajojmė prodhimin e energjisė sė erės. Deri tani janė licencuar mbi 2000 MW parqe eolike, mijėra tė tjera janė nė studim e sipėr. Sė bashku, energjia hidrike, e erės dhe biomasa bėjnė mė shumė se 5 bilion euro kontrata tė nėnshkruara si koncesionare", vijoi mė tej Kryeministri.
Sistem monitorimi pėr reduktimin e gazeve me efekt serė
Shqipėria mbetet e gatshme tė kontribuojė nė pėrpjekjet kundėr ndryshimit tė klimės dhe pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Samitit pėr Ndryshimet Klimatike. Kryeministri shprehu bindjen se ky samit i rėndėsishėm duhet tė gjejė njė zgjidhje pėr kuota tė reja reduktimi tė emetimeve tė gazeve me efekt serė dhe tė ofrojė pėrgjigje pėr disa nga problemet e evidentuara gjatė zbatimit tė protokollit tė Kyotos. Nė kėtė drejtim, Berisha cilėsoi si tė rėndėsishėm krijimin e njė sistemi monitorimi pėr zbatimin e detyrimeve pėr reduktim nga vendet anėtare, si dhe konsolidimin e njė sistemi kontributi financiar dhe transfertash tė teknologjisė ekologjikisht tė pastėr drejt vendeve nė zhvillim apo tė pazhvilluara. "Si njė vend i prekur nga ndryshimet klimatike, Shqipėria ėshtė e interesuar dhe e gatshme, pėr tė kontribuar pėr zgjidhjen e ēėshtjeve pėr tė cilat kohėt e fundit po diskutohet intensivisht nė lidhje me ndryshimet klimatike. Ne besojmė se ky samit duhet tė gjejė rrugėzgjidhje pėr kuota tė reja reduktimi tė emetimeve tė gazeve me efekt serė dhe tė ofrojė pėrgjigje pėr disa nga problemet e evidentuara gjatė zbatimit tė protokollit tė Kyotos, si: krijimi i njė sistemi monitorimi pėr zbatimin e detyrimeve pėr reduktim nga vendet anėtare, konsolidimi i njė sistemi kontributi financiar dhe transfertash tė teknologjisė ekologjikisht tė pastėr drejt vendeve nė zhvillim apo tė pazhvilluara. Sėrish, dua t'ju siguroj se Shqipėria mbetet e gatshme tė kontribuojė nė pėrpjekjet kundėr ndryshimit tė klimės dhe pėr tė vėnė nė jetė vendimet e kėtij samiti tė rėndėsishėm". Duke theksuar rėndėsinė e madhe qė ka mbajtja e kėtij samiti pėr mbarė botėn, Kryeministri Berisha shprehu mirėnjohjen e thellė pėr Mbretėreshėn e Danimarkės pėr organizimin e kėtij samiti dhe pėr mikpritjen gjithashtu. "Ėshtė nder dhe privilegj i veēantė pėr mua tė marr pjesė dhe t'i drejtohem kėtij Samiti tė rėndėsishėm pėr Ndryshimet Klimatike tė mbajtur sot nė Kopenhagė. Shfrytėzoj rastin tė shpreh falėnderimet e mia mė tė pėrzemėrta pėr Mbretėreshėn e Danimarkės dhe qeverinė e Lartmadhėrisė sė saj, pėr organizimin e shkėlqyer tė kėtij Samiti dhe mikpritjen e jashtėzakonshme qė u rezervoi delegacioneve tona, nė kėtė mot tipik danez", u shpreh Kryeministri.
Ndryshimet klimatike, kėrcėnim serioz pėr mbarė planetin
Kryeministri Berisha i konsideroi ndryshimet klimatike si njė kėrcėnim serioz pėr mbarė planetin dhe qė pėrbėjnė njė nga ēėshtjet mė delikate, pėr tė cilėn duhet njė zgjidhje sa mė efiēente. Duke iu referuar pikėrisht Shqipėrisė, Kryeministri theksoi se vendi ynė edhe pse ēliron nė atmosferė 5 herė mė pak gazra, me efekt serrė, pėr frymė tė popullsisė, nė krahasim me vendet e industrializuara, ėshtė njė vend qė ka filluar tė pėrballet me pasojat qė lidhen me ndryshimet korrente tė klimės, veēanėrisht nė zonėn e bregdetit tė Adriatikut. "Ndryshimet klimatike pėrbėjnė njė kėrcėnim serioz pėr planetin tonė, si dhe pėrbėjnė njė nga ēėshtjet mė komplekse qė duhet adresuar me vendosmėri e efikasitet. Shqipėria, edhe pse ēliron nė atmosferė 5 herė mė pak gazra, me efekt serrė, pėr frymė tė popullsisė, nė krahasim me vendet e industrializuara, ėshtė njė vend qė ka filluar tė pėrballet me pasojat qė lidhen me ndryshimet korrente tė klimės, veēanėrisht nė zonėn e bregdetit tė Adriatikut", u shpreh Kryeministri. Nė mėnyrė tė veēantė, Berisha shprehu gatishmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė plotėsuar me seriozitet detyrimet qė rrjedhin nga UNFĒC dhe Protokolli i Kyotos. Nė kėtė drejtim, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare zbaton parimin e zhvillimit tė qėndrueshėm si dhe nxitjen e teknologjive tė gjelbra me qėllim nxitjen e njė ekonomie pa karbon. Pėrveē kėsaj, Berisha tha se qeveria shqiptare nė politikat e saj tė zhvillimit i pėrbahet parimit "Tė veprojmė lokalisht dhe tė mendojmė globalisht". "Shqipėria ėshtė e vendosur pėr tė plotėsuar detyrimet qė rrjedhin nga UNFĒC dhe Protokolli i Kyotos. Qeveria shqiptare ka integruar nė Strategjinė e saj tė Zhvillimit Kombėtar parimin e zhvillimit tė qėndrueshėm, si dhe nxitjen e teknologjive tė gjelbra, duke synuar drejt njė ekonomie pa karbon. Gjithashtu, nė politikat tona tė zhvillimit ne po i pėrmbahemi parimit 'Tė veprojmė lokalisht dhe tė mendojmė globalisht'", u shpreh Kryeministri ndėr tė tjera.
Kryeministri fton biznesmenė nga mbarė globi tė investojnė nė Shqipėri
Gjatė fjalės sė mbajtur nė Samitin i Kopenhagenit, Kryeministri Berisha shfrytėzoi rastin pėr tė ftuar institucionet financiare ndėrkombėtare tė investojnė nė fushėn e energjisė nė Shqipėri. Kryeministri theksoi se, Shqipėria po kalon njė revolucion tė ri industrial dhe qeveria ėshtė e angazhuar drejt njė ekonomie tė gjelbėr, duke synuar njė epokė tė re pėr industrializimin e vendit. Gjithashtu, Berisha theksoi se qeveria shqiptare mbetet e pėrkushtuar nė programin e pyllėzimit, tė tė gjitha zonave tė shpyllėzuara gjatė 5 dekadave tė fundit, si edhe promovimit tė eko-turizmit nė kėto zona. Duke theksuar se tashmė Shqipėria ėshtė njė vend nė procesin e integrimit nė BE, Berisha vuri nė dukje se gjithė zhvillimi industrial dhe aktiviteti ekonomik i vendit po realizohet nėn rregulla tė rrepta ligjore, miqėsore me mjedisin dhe konform normave dhe standardeve tė Bashkimit Europian. "Shpresoj se nga ky samit, institucionet financiare do tė inkurajohen pėr t`i dhėnė prioritet financimit tė projekteve tė tillė. Shqipėria po kalon njė revolucion tė ri industrial, sepse industria e mėparshme, pėr shkak tė teknologjisė sė vjetėr, rezultoi nė njė dėshtim. Ne mbetemi tė pėrkushtuar drejt sė gjelbrės, nė kėtė epokė tė re industrializimi tė vendit tim. Nga ana tjetėr, pothuajse dy tė tretat e vendit ėshtė i mbuluar nga pyje dhe kullota, me biodiversitetin mė tė lartė nė Evropė. Ne mbetemi tė pėrkushtuar nė programin e pyllėzimit, tė tė gjitha zonave tė shpyllėzuara gjatė 5 dekadave tė fundit, si edhe promovimit tė eko-turizmit nė kėto zona. Si njė vend qė ėshtė nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian, gjithė zhvillimi industrial dhe aktiviteti ekonomik po realizohet nėn rregulla tė rrepta ligjore, miqėsore me mjedisin dhe konform normave dhe standardeve tė Bashkimit Europian", tha ndėr tė tjera Kryeministri Berisha. (B.T.)

bota sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shqipėria, superfuqi e vogėl e energjisė sė gjelbėr nė rajon :: Komentet

Mesazh prej Fri Dec 18, 2009 6:47 pm nga nardlushnja

Hidrocentralet e xhaxhit Enver.
Mburret Saliu me to ,njeriu qe ka hedhur me shume balte figures se tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Dec 18, 2009 7:02 pm nga bulqizaku

xhaxhi i boni ene si i boni qashtu i la me maqineri tdalme jasht perdorimit ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Dec 19, 2009 6:57 pm nga nardlushnja

bulqizaku shkruajti:xhaxhi i boni ene si i boni qashtu i la me maqineri tdalme jasht perdorimit ...

ashtu sic i la xhaxhi po punojne sot e kesaj dite se nuk vuri dor asnje maskara qe ne ka udhehequr deri me sot.
Dihet shume mire qe veprat e xhaxhit ,po te ishte xhaxhi gjalle ,do te ishin mirembajtur dhe rinovuar.
Xhaxhi i ka bere veprat me plane pesevjecare ,kurse keta shkerdhat(Nano,berish,rama,meta)shume plane po deklarojne kaluan njezet vjet dhe asgje.Bile po na pine gjakun duke na vjedhur.As rrogen punetoreve nuk po u japin dhe po i lene pa krishtlindje dhe vit te ri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 20, 2009 12:05 pm nga flutura

te gjitha hidrocentralet jan rinovu me makineri te reja dhe jan ven ne pune me kapacitete te plota. kriza nuk vinte se nuk kishim hidrocentrale por se nje pjese e tyre nuk punonin me kapacitet te plote per shkak te amortizimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:37 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi