ILIRIADA PORTAL

Berisha: Asnjė kompromis pėr vendimet e gjykatave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18122009

Mesazh 

Berisha: Asnjė kompromis pėr vendimet e gjykatave




Kryeministri inkurajon opozitėn qė tė bashkėpunojė pėr afrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian

Opozita po mban njė qėndrim paradoksal pasi nga njėra anė, njeh zgjedhjet dhe nga ana tjetėr, bojkoton Parlamentin. Kėshtu u shpreh dje Kryeministri Berisha nga Kopenhageni, gjatė njė prononcimi pėr BBC-nė lidhur me situatėn politike nė Shqipėri. Kreu i qeverisė ripėrsėriti edhe njėherė vendosmėrinė pėr tė mos bėrė asnjė kompromis me opozitėn lidhur me vendimet e gjykatave. Kreu i mazhorancės tha se inkurajon opozitėn qė tė punojė sė bashku pėr tė ēuar pėrpara afrimin e Shqipėrisė me BE-nė. "Opozita ka vendosur tė bėjė opozitė jashtė parlamentare, duke deklaruar se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ky ėshtė qėndrimi mė paradoksal", tha Berisha. Ai pėrjashtoi ēdo lloj mundėsie qė vendimet e gjykatave tė jenė ēėshtje tė kompromisit politik. "Qeveria ka bėrė ofertėn e saj dinjitoze pėr rikthimin e opozitės nė Parlament dhe e mirėpret", tha kreu i shumicės. Ai theksoi se pas marrjes sė pyetėsorit tė BE-sė i ka bėrė thirrje Ramės qė ta pėrshėndesin nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp kėtė hap tė rėndėsishėm pėr vendin. "I kam bėrė publikisht thirrje zotit Rama qė tė dalim nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi e ta pėrshėndesim dhe tė shprehim gatishmėrinė pėr tė punuar sė bashku pėr kėtė proces jetik pėr vendin", u shpreh Berisha. Ai tha se shumica ėshtė e gatshme pėr bashkėpunim me opozitėn, por e pėrjashtoi mundėsinė e njė kompromisi tė mundshėm pėr kėrkesėn e opozitės qė njė komision parlamentar tė hapė kutitė e votimit si pjesė e hetimeve pėr parregullsitė nė zgjedhje. "Kushtetuta nuk e lejon kėtė, ligji organik i komisioneve parlamentare nuk e lejon kėtė, pra unė nuk mund tė them se do tė jetė ēėshtje kompromisi shqyrtimi politik i vendimeve tė gjykatave", tha kreu i mazhorancės. Ai u shpreh i sigurtė se nė rast se do tė hapen kutitė dhe do tė rinumėrohen votat, mazhoranca e djathtė do tė fitojė njė mandat tjetėr nė Fier, por theksoi se njė kėrkesė e tillė ėshtė e parealizueshme pasi bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe ligjet e vendit. "Jam i sigurt se, nė qoftė se hapen kutitė dhe rinumėrohen votat, unė do tė fitoja njė mandat nė Fier, por nuk mė lejon mua, nuk ka ndodhur kurrė, qė tė shqyrtohet politikisht njė vendim gjykate", nėnvizoi mė tej kreu i qeverisė.

bota sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi