ILIRIADA PORTAL

Shtohen zėrat brenda selisė rozė, kundėr bojkotit tė Kuvendit nga opozita

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19122009

Mesazh 

Shtohen zėrat brenda selisė rozė, kundėr bojkotit tė Kuvendit nga opozita




Lame: Rezoluta anti-krizė duhej shprehur nė Parlament.

Pėrveē ndėrkombėtarėve dhe maxhorancės, bojkoti parlamentar i opozitės po kritikohet edhe nga zėra brenda selisė rozė, nda kandidatė pėr deputetė dhe anėtarė tė Asamblesė Kombėtare. Kanė kaluar tre muaj jetė parlamentar dhe opozita ende nuk ka hequr dorė nga strategjia e saj, bojkot bashkė me protesta. Megjithatė kritikat sa vijnė e intensifikohen ēdo ditė, ku pėrveē diplomacisė sė huaj, e cila ėshtė pozicionuat njėzėri kundėr bojkotit, kritika po zgjohet

edhe brenda PS. Anėtari i Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, Artan Lame, u shpreh se projektrezoluta e prezantuar nė asamble duhej tė ishte shprehur nė Kuvend. Ndonėse vlerėsoi problemet e konstatuar nė rezolutė dhe udhėrrėfyesin pėr zgjidhjen e tyre, Lame theksoi se tė gjitha ato qė u thanė nė atė mbledhje, duheshin shprehur nė Kuvend. “Rezoluta m’u dukė se paraqiti njė panoramė qė e pėrjetojmė ne tė gjithė nė jetėn e pėrditshme, por ato qė u shprehėn nė asamble duheshin tė thėnė nė Parlament”, theksoi Lame. Njė ndėr kandidatėt pėr deputet tė Partisė Socialiste nė qarkun e Tiranės, Artan Lame, vijon t’i qėndrojė idesė kundėr bojkotit dhe pėr njė opozitė brenda institucioneve. Ai ėshtė i mendim se i gjithė kontributi i PS nė zgjidhje tė krizave ekonomike dhe politike, mund tė jetė i dobishėm vetėm brenda Kuvendin. Pėr sa i pėrket ngėrēit politik Lame, preferoi tė mos komentojė, pasi deri mė tani tė gjithė pjekjet e faktorėve brenda dhe jashtė vendin kanė dėshtuar pėr tė ndėrtuar njė dialog politik midis dy liderėve kryesor. Kurse pėr ashpėrsimin e gjuhės sė komunikimit midis Berishės dhe Ramės, Lame e ka cilėsuar mė shumė si njė tendenca pėr tė hequr vėmendjen nga problemet reale qė ka vendi. “Pėrveē shkeljes sė etikės dhe normave, efekti tjetėr negativ qė konstatohet ėshtė po kėrkohet tė hiqet vėmendje nga problemet reale qė ka vendi. Berisha njėkohėsisht flet pėr Shqipėrinė ne moshėn e internetit, pėr integrimin, pėr nofullat e shkulura dhe kokat e prera tė opozitės”, ka theksuar Lame.

Mbledhja e asamblesė
Asambleja Kombėtare e PS u mblodh ditėn e martė, ku u miratua njė projekt-rezolutė nė ndihmė tė ekonomisė nė vend. Deputet dhe ekspertė tė ekonomisė tė PS, diskutuan dhe analizuar disa probleme tė ekonomisė nėn moton “Ekonomia nė udhėkryq, PS ka udhėrrėfyesin”. Ato, pėr ēdo konstatim negativ bėnė pėrgjegjėse qeverinė, ku sipas tyre pėrveēse ka manipuluar shifrat, ka shpėrfillur edhe alarmin e opozitės. Nė kėtė rezolutė PS shprehte shqetėsimin e saj pėr gjendjen e rėnduar ekonomike dhe financiare tė vendit, duke shtuar se pėrtej shifrave tė manipuluara nga qeveria, vendi ėshtė i tronditur si rezultat e keqqeverisjes, reformave tė munguara, keqmenaxhimit tė krizės sė mohuar pėr qėllime elektorale, paralizės tė sistemit gjyqėsor, shpėrdorimit tė parave dhe korrupsionit.

Manjani
Kryetari i Komisioni tė Ligjeve nė PS, Ylli Manjani, menjėherė pas mbledhjes sė Asamblesė, u shpreh lidershipi i PS po trajtonte tema tė vjetra dhe tė mėrzitshme, duke mos thėnė asgjė tė re se cila ėshtė strategjia pėr tė bashkuar tė majtėn. Ai gjithashtu u shpreh se ishte tepėr i zhgėnjyer nga kėto mbledhje, duke shtuar se nuk u tha asgjė e re, nuk u dha asnjė zgjidhje pėr shqetėsimin e socialistėve. “Jam absolutisht shumė i palumtur dhe i zhgėnjyet qė parashikimi qė kisha bėrė nė mbledhjen e fundit tė Asamblesė vėrtetohen diskutimet e mėrzitshme, tė vjetruara dhe tė tejzgjatshme. Nė kėto diskutime nuk u tha asgjė, asgjė e re pėr shqiptarėt, nuk u dha asnjė zgjidhje pėr atė qė i shqetėson me tė vėrteta socialistė, ndėrkohė unė prisja dot diskutime se ēdo tė bėjmė pėr tė bashkuar tė majtėn dhe jo pėr t’i kthyer biznesmenėt partisė”, ėshtė shprehur Manjani.

Adriatik Doēi



sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi