ILIRIADA PORTAL

Dule: PS nuk mbrojti votat tona

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20122009

Mesazh 

Dule: PS nuk mbrojti votat tona




Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shpjegoi dje gjate zhvillimit te Kongresit te jashtezakonshem te kesaj force politike, arsyet e ndarjes nga PD, si dhe kritikoi Partine Socialiste, se nuk mbrojti votat per PBDNJ. Sipas Dules, shkaqet e ndarjes se partise qe ai drejton me PD-ne ne pushtet ishin dy. Se pari, presioni i demokrateve per te krijuar struktura paralele me PDBNJ, si dhe koalicioni me i ri qe selia blu beri me partine e cameve, qe sipas Dules, ka objektiva fantazme. "Ne nuk mund te vazhdonim me kete bashkepunim, sepse PD u perpoq sistematikisht qe ne vitin 2007 te krijoje brenda PBDNJ struktura drejtuese paralele. Por pati edhe nje arsye tjeter po kaq te rendesishme. PBDNJ duke qene me bindje te qarte evropiane, nuk mund te pranonte te ishte ne kuadrin e nje koalicioni me forca te tjera politike, qe asgje te perbashket nuk kane me frymen evropiane, me forca politike, ne thelbin e programeve te te cilave eshte armiqesia, e shkuara, te cilat sot e kesaj dite, ne mes te Tiranes, jashte ambasades se BE, kerkojne qe te mos eci procesi i integrimit nese nuk plotesohen kerkesat e tyre te mbeshtetura, ne objektiva fantazme" tha Dule. Nderkohe qe jo pak kritika, Dule ia adresoi edhe Partise Socialiste, kreu i se ciles, Edi Rama, ndoqi nga afer punimet e Kongresit te Jashtezakonshem te PBDNJ, aleatja e vetme e PS-se ne opozite. Sipas Dules, kreu i PS-se, Rama ishte ai i cili para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, garantoi se do te mbroje votat e dhena per PBDNJ. "Ne nuk patem mbrojtjen e votes sone ne procesin e 28 Qershorit ne masen qe ajo pritej prej nesh nga PS", theksoi Dule, duke kritikuar keshtu qartazi kreun e PS-se Rama, se nuk e realizoi kete premtim. Sipas tij, PBDNJ, perjetoi ne fushaten elektorale, nje sulm dhe agresion te papare nga shteti partiak i PD-se. Nga ana tjeter, Dule pranoi faktin se PBDNJ, nuk i arriti objektivat e duhura ne zgjedhjet e 28 Qershorit, duke marre persiper edhe barren e humbjes. "Zgjedhjet e 28 Qershorit dhe situata pas zgjedhore si dhe sfida qe e presin ne te ardhmen jane shkaqet kryesore te mbledhjes se ketij kongresi te jashtezakonshem. Duhet pohuar qarte se PBDNJ nuk arriti objektivat e veta elektorale ne zgjedhjet e 28 qershorit. Jemi ketu per te marre persiper pergjegjesite per kete humbje", theksoi Dule.

Dule rizgjidhet ne krye te PBDNJ, me shumice votash

Vangjel Dule rizgjidhet ne krye te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne kongresin e jashtezakonshem, te kesaj force politike te zhvilluar dje, me shumice votash u zgjodh Keshilli i Pergjithshem Drejtues i PBDNJ-se si dhe kryetari i partise, Dule. Ai mori besimin e delegateve, qe te drejtoje serish kete force politike, e cila ndodhet ne opozite qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Ne mandatin e pare te qeverisjes se djathte, Dule dhe PBDNJ ishin ne koalicion me Partine Demokratike dhe per pasoje ne bashkeqeverisje.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Dule: PS nuk mbrojti votat tona :: Komentet

Mesazh prej Sun Dec 20, 2009 3:30 pm nga neni 55

Sipas Dules, shkaqet e ndarjes se partise qe ai drejton me PD-ne ne pushtet ishin dy. Se pari, presioni i demokrateve per te krijuar struktura paralele me PDBNJ, si dhe koalicioni me i ri qe selia blu beri me partine e cameve, qe sipas Dules, ka objektiva fantazme.
prapa diellit dule se nder na ke ber ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Dec 20, 2009 6:41 pm nga dini

Edhe ky eshte nje Kristaq si ai psikopati Rama.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:08 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi