ILIRIADA PORTAL

Abuzimi me tenderat, 3 zyrtare ne pranga

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23122009

Mesazh 

Abuzimi me tenderat, 3 zyrtare ne pranga




Tirane-Tre zyrtare te larte te shtetit dhe 3 pronare te disa kompanive private, jane arrestuar mbremjen e djeshme pas nje operacioni blic, nen akuzen e "korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike", e kryer ne bashkepunim. Pas nje pune te gjate hetimore rreth 4 muaj, strukturat e policise gjyqesore te hetimit te krimeve, ne bashkepunim me ato te prokurorise se Tiranes, kane arritur te zbulojne veprimtarine korruptive te disa zyrtareve qe kishin mundur te fitonin shuma te medha parash, kundrejt favorizimeve te disa shoqerive ne tenderat per uniformat e policise. Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, ne nje dalje publike, sqaroi operacionin e koduar "Prokurimi i fundit". Ne pranga jane vene Bujar Murati, 39 vjec, me detyre Drejtor i Pergjithshem i Zhvillimit te procedurave te Perqendruara te Prokurimit prane Ministrise se Brendshme, Redi Popesku, 31 vjec, me detyre specialist ne Ministrine e Integrimit, si dhe Tahir Imami, 49 vjec, Shef i Programimit te Prokurimeve ne Garden e Republikes. Bashke me ta masa e arrestit me burg, eshte dhene edhe per Artan Berberin, 43 vjec, pronar i kompanise "Malbertex" shpk, Jani Gjergjefi, 49 vjec, pronar i kompanise "Gjergjefi" shpk dhe arrest shtepie per Agur Sadikun, 47 vjec, pronar i kompanise "Sadiku" shpk.

Ne baze te hetimeve jane vertetuar veprimet korruptive te tre zyrtareve, te cilet kane favorizuar e perzgjedhur disa subjekte tregtare. Policia e Shtetit dhe Prokuroria kane zbardhur mekanizmin e kesaj skeme korruptive qe kryhej me firmen e titullareve te larte te Ministrise se Brendshme. Veprimi i tyre korruptiv ka te beje me procedurat e tenderit te dates 9 shtator te ketij viti, qe eshte zhvilluar nga Drejtoria e Pergjthshme e Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme, me objekt blerjen e veshjeve dhe kepuceve per Policine e Shtetit. Kulicaj theksoi se keta zyrtare kerkonin shuma te konsiderueshme parash ne forme ryshfeti, nga 5-10 perqind te vleres se limitit te prokurimit. Behet e ditur se tenderi i dates 9 shtator, arrinte ne shumen e 1.7 miliard dhe shuma e perfituar prej tyre, ne menyre korruptive ishte 125 mije euro. Sipas hetimeve, tre pronaret e kompanive private, Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi dyshohet se i kane dhene tre zyrtareve shumen e 125 mije eurove dhe keta te fundit kane ndare me marreveshje te paracaktuar midis tyre, fituesit e loteve te kesaj procedure prokurimi, duke eleminuar konkurencen e shoqerive te tjera ne menyre te padrejte. Dyshohet se Redi Popesku, specialist ne Ministrine e Integrimit, sherbente si ndermjetes ne kete veprimtari korruptive. Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise Kulicaj, tha se hetimet po vazhdojne per identifikimin e personave te tjere, te cilet mund te jene perfshire ne kete veprimtari te kunderligjshme.

Te arrestuar

Bujar Murati, Drejtor i Pergjithshem i Zhvillimit te procedurave te Perqendruara te Prokurimit prane Ministrise se Brendshme

Redi Popesku, specialist ne Ministrine e Integrimit

Tahir Imami, Shef i Programimit te Prokurimeve ne Garden e Republikes

Artan Berberi, pronar i kompanise "Malbertex" shpk

Jani Gjergjefi, pronar i kompanise "Gjergjefi" shpk

Arrest shtepie

Agur Sadikun, pronar i kompanise "Sadiku" shpk.

Korrupsioni

Zyrtaret e arrestuar kerkonin shuma te konsiderueshme parash ne forme ryshfeti, nga 5-10 perqind te vleres se limitit te prokurimit. Nga tenderi i dates 9 shtator, qe kapte shumen e 1.7 miliard dhe shuma e perfituar prej tyre, ishte 125 mije euro.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi