ILIRIADA PORTAL

Keshilltaret e PS te Kamzes, votojne unanimisht Berishen, "Qytetar Nderi"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23122009

Mesazh 

Keshilltaret e PS te Kamzes, votojne unanimisht Berishen, "Qytetar Nderi"




Keshilltaret socialiste te bashkise se Kamzes, i kane dhene nje leksion me te vertete te forte politikes shqiptare. Me unanimitet te plote, ata kane bashkuar votat me keshilltaret bashkiake te mazhorances se djathte, duke votuar unanimisht per kryeministrin Sali Berisha si "Qytetar Nderi" i qytetit te Kamzes. Keshtu dje me voten e te gjithe keshilltareve, kryeministri shqiptar Sali Berisha, eshte shpallur qytetar nderi per kete qytet. Motivacioni nuk ka qene vetem per kontributin e dhene ne zhvillimin e qytetit por dhe te bashkise se Kamzes, e cila eshte e banuar nga banore te ardhur nga te gjithe rrethet e vendit por kryesisht nga Veriu i vendit, pas viteve '90. Motivacioni ka qene dhe per kontributin e dhene ne sherbim te demokracise shqiptare, zhvillimet demokratike qe ne momentin e rrezimit te komunizmit. Ka qene kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu, ai qe ka prezantuar dhe kerkesen e keshilltareve demokrate te kesaj bashkie per dhenien e titullit, "Qytetar Nderi" per sherbime te shquara per qytetin e Kamzes, por dhe per demokracine ne vend. Mziu ka falenderuar keshilltaret socialiste, te cilet ne menyre unanime kane dhene voten e tyre. "Keshilli bashkiak, njezeri vendosi t'i jape titullin "Qytetar Nderi" i qytetit te Kamzes, kryeministrit Sali Berisha. Votuan propozimin e keshilltareve demokrate per kontributin dhe zhvillimet demokratike, zhvillimin e Kamzes dhe permiresimin e jetes se qytetareve te saj, te gjithe keshilltaret, socialiste dhe demokrate. Falenderoj perfaqesuesit socialiste ne keshill per voten dhe kontributin e tyre", ka qene deklarata e kryetarit te bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu, menjehere pas dhenies se ketij titulli per kreun e qeverise dhe te PD.



Paralajmerimi

Socialistet ende vazhdojne te bojkotojne Parlamentin dhe gjuha qe perdoret mes dy partive kryesore politike, eshte me te vertete e ashper. Por sinjali i ardhur qe nga Kamza, duket se perben dhe nje tjeter element zbutjeje te politikes shqiptare, duke paralajmeruar se dialogu nuk eshte larg.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Keshilltaret e PS te Kamzes, votojne unanimisht Berishen, "Qytetar Nderi" :: Komentet

Mesazh Today at 8:58 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi