ILIRIADA PORTAL

Deputetet dhe standardi i jeteses

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24122009

Mesazh 

Deputetet dhe standardi i jeteses




Nga Eduard Halimi, Deputet, PD
Po behen 5 muaj nga dita kur KQZ shpalli rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 28 qershorit duke u dhene zyrtarisht mandatin 140 deputeteve te Kuvendit, per 4 vitet e ardhshem. Nuk do te ndalem sot ne motivin gati-gati naiv te liderit te opozites per te bojkotuar parlamentin dhe ne rruget pa kryer qe po fut gjithe burrat e grate e opozites, si ata qe kane votuar dhe ata jane te votuar, por ne nje kendveshtrim tjeter, ate te mbarimit te mandatit dhe mjetet e jeteses se deputeteve socialiste.

Per cdo njeri me nivelin minimal te arsyes dhe arsimit, eshte e qarte se neni 71 i Kushtetutes e le pa ekuivoke, diten e fillimit te mandatit te deputetit. "Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve". Sigurisht qe kjo eshte e qarte jo vetem per cdo deputet demokrat, por eshte e qarte edhe per te gjithe koleget e mi socialiste si dhe per te gjithe ata burra e gra qe Rama i nxjerr neper rruge me motivin e tij naiv. Me tej neni 71 pika 2 germa "d" parashikon qarte se: "Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit kur... mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend".

Sido qe ta lexojme ne apo "te gjithe shkencetaret" e Partise Socialiste, qofshin ata qe jane juriste, qofshin ata qe kane burrat, grate, apo baballaret e tyre "shkencetare" ky nen perseri nuk ndryshon. Lexohet keshtu, qarte dhe pa ekuivoke.

Por, per te hequr dhe ndonje dyshim te fundit apo aludim te ndonje udheheqesi apo dijetari te opozites, si kerkues qe jam, po lexoja permbledhjen "Debati kushtetues", per te kuptuar se cfare kishin pasur ndermend hartuesit e Kushtetutes, me percaktimin e ketij neni. Sipas historise jo shume te larget, ky nen eshte diskutuar ne mbledhjen e dates 8 maj 1998. Aty kane qene te pranishem dhe kane diskutuar nder te tjere dhe Pandeli Majko dhe Spartak Ngjela. Sipas ketij diskutimi (faqe 263) eshte plotesisht e qarte se mandati i deputetit fillon diten kur shpallet nga KQZ dhe se ne rast se deputeti mungon 6 muaj rresht mandati i tij mbaron. Pyetjes se cili eshte mekanizmi qe heq mandatin, hartuesit e Kushtetues i jane pergjigjur, citoj: "Mbarimi i mandatit eshte ipso jure. Mandate quhet i mbaruar kur ekziston nje nga kushtet e permendura ne kete nen."

Ne te njejtin mendim kane qene plotesisht edhe perfaqesuesit e sotem te protestave Majko dhe Ngjela.

Tani publiku, si ata qe dalin ne rruge, si ata qe i degjojne nga ekranet, e kuptojne vete, se si qendron problemi i mandatit, cfare kane pasur parasysh hartuesit e Kushtetutes, dje dhe cfare genjejne sot per te mbajtur ne kembe motivin e tyre naiv. Ashtu si dhe te gjithe e kane te qarte se ne diten e 180 te mosardhjes ne Kuvend, mandatet digjen "ipso jure" sic kane thene edhe ne momentin e shkrimit te Kushtetues vete ata.

Duam apo nuk duam ne, socialistet qe jane shpallur te zgjedhur nga KQZ jane deputete dhe duhet t'i nenshtrohen Kushtetutes si subjekte me kete cilesi. Por kjo cilesi si deputet ka dhe disa ndalime te tjera, sic eshte mosushtrimi i asnje veprimtarie tjeter fitimprurese (neni 70 i Kushtetutes). Ne perberje te grupit parlamentar te opozites jane ish-deputete dhe ish-zyrtare deri ne gusht te vitit 2009.

Pyetja qe me vend i lind sidomos atyre njerezve qe dalin ne rruge me deputetet eshte: ku i gjejne parate deputetet e opozites qe nuk hyjne ne parlament? Ata nuk marrin rroge dhe as veprimtari te ligjshme nuk mund te kryejne. Po keshtu te gjithe socialistet e shohin perdite se deputeteve te tyre, per te cilet ata po sakrifikojne ne bore e ne shi, nuk u ka rene standardi i jeteses, nga mosmarrja e rroges, udhetojne po me makina, shpenzojne njelloj per veshje dhe ushqime dhe femijet e tyre bejne po te njejten jete si me pare. (socialistet besoj e dine me mire se mua kete, pasi mund te jetojne ngjitur me ta ne apartamente).

Te gjithe socialistet e ndershem dhe te zgjuar, e kuptojne besoj menjehere qe kjo pyetje nuk ka shume pergjigje. E para qe te shkon ne mend ne kete rast eshte se ata (deputetet socialiste) duhet te kene vjedhur aq shume para kur kane qene ne pushtet saqe hambari i tyre nuk duket se ka te mbaruar. Ky motiv eshte shume i besueshem per te pjesen me te madhe te njerezve, por eshte dhe po kaq trishtues per te gjithe ata burra e gra socialiste qe bredhin diten e naten, ne bore e ne shi, duke sakrifikuar oret qe duhet te rrine me familjet e tyre, dhe per cfare, per te mbrojtur keta njerez qe jane pasuruar ne kurriz te votes se tyre? Keta njerez qe kane 5 vjet qe nuk jane ne pushtet dhe akoma nuk paskan mbaruar dhjamin e vene ne pushtet, qe kane 6 muaj pa marre rrogen dhe qe jetojne njelloj dhe me mire se ata qe e marrin ate cdo muaj?

Motivi tjeter do te ishte se ata i paguan dikush tjeter, ne menyre te paligjshme, nen dore me para te zeza, te nxjerra kushedi se nga ku! Edhe kjo arsye eshte po kaq trishtuese, jo vetem per socialistet por edhe per ne. Eshte trishtuese sepse verteton as me pak e as me shume po ate argument se keta njerez qe udheheqin opoziten po paguhen me para te zeza, me para te krimit, me para te mafias. Eshte tmerresisht trishtuese sesi mafia arrin te manipuloje jo nje zyrtar, as edhe dy, jo nje deputet, as edhe dy, por nje grup te tere parlamentar, me qellime tejet te zeza, si ato qe vetem mafia ka dhe vetem mafia di.

Une do isha shume i kenaqur nese asnje nga keto motive te mos ekzistonte ndaj nese deputetet apo dhe cdo socialist ka nje motiv tjeter, le te na i thote.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi