ILIRIADA PORTAL

Pse iku Edi Rama nga ceremonia mortore e ish- deputetit Lekė Ēukaj?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24122009

Mesazh 

Pse iku Edi Rama nga ceremonia mortore e ish- deputetit Lekė Ēukaj?




Nga Av. Idajet BEQIRI

Njė aksident tragjik i ndodhur nė datėn 20 dhjetor 2009 nė aksin rrugor Tiranė-Fushė-Krujė, i mori jetėn Lekė Ēukaj, ish-deputetit tė PS nė dy legjislatura 1997-2001 dhe 2001-2005. Lekė Ēukaj ka bėrė njė jetė me plot dinjitet nė shkollat ku mėsoi, nė tė gjitha institucionet ku punoi, nė tė gjitha vendet ku jetoi dhe ku shėrbeu. Intelektual i spikatur, njė fizikant me emėr nė vend, njė politikan i ndershėm, i pakompromis, i pakorruptuar, qė u ndodhej pranė nė tė mirė e nė tė

keqe njerėzve, gojė ėmbėl, human, por edhe plot humor dhe optimist pėr jetėn si, ky ishte pėr Lekė Ēukaj pėr tė gjithė ata qė e njihnin personalisht, ose kishin dėgjuar pėr tė.
Pėr kėto cilėsi dhe virtyte qė mbarte mbi vete Lekė Ēukaj, Familjen e tij e ngushėlluan edhe Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Shkodra, qyteti po e po, por mbi tė gjitha rrethi i Koplikut, Zona e Shkrelit, nė datėn 22 dhjetor 2009 ishin nė zi. Njė shi i pandėrprerė qė zgjati gjithė ditėn, temperaturat e ulėta qė varjonin nė 4-5 gradė, nuk i pengoi qindra qytetarė shkodranė, familjarė, miq, tė afėrm dhe deputetė tė shumtė tė Kuvendit, tė majtė dhe tė djathtė, pasi bėnė homazhe para trupit tė tė ndjerit nga ora 11.00-13.00, nė Prefekturėn e Shkodrės, e pėrcollėn ish-deputetin Lekė Ēukaj deri nė banesėn e fundit, nė Dedaj tė Komunės sė Shkrelit.
Nė familjen e Lekė Ēukaj pėr ngushėllim shkoi edhe Edi Rama, Kryetari i PS. I takonte tė shkonte, ashtu siē u takonte dhe shkuan Gramoz Ruēi, Namik Dokle, Arben Malaj, Blendi Klosi, Ermelinda Meksi, Damjan Gjiknuri, Petro Koēi, Valentina Leskaj, Kastriot Islami, Makbule Ēeēo, Aferdita Stefani, Ndre Legisi, Gėzim Podgorica, e dhjetėra e dhjetėra deputetė, ish-deputetė, politikanė, dhe intelektualė tė tjerė.
Nė kohėn qė Edi Rama bėri ngushėllimin pėrkatės nė familjen e ish-deputetit Lekė Ēukaj, vėllai i kėtij tė fundit, Deda, “i ngacmuar” me sa duket nga dhimbja pėr tė vėllanė, por edhe nga qėndrimet e mėparshme tė Edi Ramės ndaj Lekė Ēukaj, i tha: “Zoti Rama, mund t’a marrėsh nė telefon Lekėn tani qė vdiq, se hapur e ka telefonin, kurse ti ia mbajte mbyllur sa ishte gjallė!”
Edi Rama nuk foli. U ngrit dhe iku. Rama ėshtė rizgjedhur nga anėtarėsia e Partisė Socialiste si Kryetar i saj. Lekė Ēukaj qė iku aksidentalisht nga kjo jetė, ishte njėri prej “lapidarėve” tė sė majtės dhe tė PS. Edi Ramės i takonte tė merrte pjesė nė homazhet qė u bėnė para trupit tė ish-deputetit tė PS, Lekė Ēukaj, nė Prefekturėn e Shkodrės, por duhet tė ishte i pranishėm edhe nė ceremoninė mortore qė u organizua nė fshatin Dedaj, tė Komunės sė Shkrelit. Ai, nėse do tė bėhet vėrtetė Kryetar i PS, duhet t’i mposhtte emocionet dhe inatet e ēastit, duhet tė kapėrcente vetveten, dhe tė bėnte “nderin” e Kryetarit tė PS. Veset gjithkush i ka pėr vete, aq mė keq nė rastin konkret, kur je nė krye tė PS. Veset e tua nuk ke pėrse ia vesh padrejtėsisht Kryetarit tė PS.
Ikjen nė mėnyrė tė padenjė tė Ramės nga ceremonia mortore e ish-deputetit tė PS Lekė Ēukaj, dikush nė shtypin e ditės tė datės 23.12.2009 e justifikoi me “angazhimet e mėdha nė punė tė Edi Ramės!” Vallė vėrtetė e “hanė” njerėzit kėtė justifikim?! Vėrtetė ky ishte shkaku? Nėse ky ishte “shkaku”, pėrse Gazeta “Zėri i Popullit” e datės 23.12.2009, e ndonjė organ tjetėr shtypi qė faqoset nė Zyrėn e Ramės nuk shkroi qoftė edhe njė njoftim tė shkurtėr pėr ceremoninė mortore tė ish-deputetit tė PS Lekė Ēukaj? Vėrtetė mund tė besojmė se “ZP”-ja “harroi” tė bėjė njoftimin e vizitės pėr ngushėllim tė Kryetarit tė PS Edi Rama nė familjen e njė ish-deputeti?!
Nė ceremoninė mortore tė ish- deputetit tė PS Lekė Ēukaj, mori pjesė thuajse i gjithė Grupi Parlamentar i PS. Fjalėn e rastit e mbajti deputeti i PS, Namik Dokle. Vėrtetė mund tė besojmė se Rama nuk ka gisht nė kėtė maskaradė, sa Gazeta “ZP” organ i PS nuk e konsideron lajm njė ngjarje tė tillė tragjike me pėrmasa gjithėkombėtare, aq mė shumė kur nė tė merrnin pjesė e gjithė udhėheqja e PS?!
Ky ėshtė thjesht njė turp, por edhe njė argument mė shumė qė provon se Edi Rama, i mori votat e anėtarėsisė, u rizgjodh dhe ėshtė “de jure” Kryetar i PS, por “de fakto” ėshtė larg, shumė larg nga tė qėnurit Kryetar i PS. Me udhėheqės tė tillė me vese, inatēinj e tė vrerosur nga qejfmbetja e urrejtja, PS nuk mund tė shumohet.
Ky ėshtė njė argument mė shumė nė favor tė tė ndjerit Lekė Ēukaj dhe 37 zyrtarėve tė tjerė tė lartė tė PS nė datėn 28 Gusht 2009 kur i dėrguan letėr tė hapur Edi Ramės me lutjen qė tė mos kandidonte pėr t’u rizgjedhur Kryetar i PS



sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi