ILIRIADA PORTAL

“Nė fillim tė 2011-ės, marrim statusin e vendit kandiat nė BE”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24122009

Mesazh 

“Nė fillim tė 2011-ės, marrim statusin e vendit kandiat nė BE”




Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shpjegon procedurat e pyetėsorit tė KE-sė

Brenda vitit 2011, Shqipėria do tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian, pėr tė hapu mė tej dritėn jeshile pėr anėtarėsimin me tė drejta tė plota nė familjen evropiane, me 27 vende anėtare. Premtimi ėshtė dhėnė dje nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, nė njė intervistė tė dhėnė pėr agjencinė e lajmeve “Reuters”. Bregu theksoi se Qeveria ėshtė e mirėpėrgatitur pėr t’iu pėrgjigjur pyetėsorit tė Komisionit Evropian, i cili do tė jetė vendimtar pėr tė arritur nė stadin final tė integrimit.
Integrimi
Pak muaj pasi ka dorėzuar kėrkesėn pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat nė Bashkimin evropian, ky i fundit ka pranuar shqyrtimin e aplikimit, duke filluar testimin e administratės shqiptare. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila ėshtė nė krye tė misionit pėr integrimin e vendit, shprehu dje sigurinė se Shqipėria nė fillimin e vitit 2011, do tė marrė statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. Marrja e statusit ėshtė hapi parafinal pėr tė qenė anėtarė me tė drejta tė plota nė BE.
Sipas ministres, 45 institucionet nė vend, tė cila pak ditė mė parė morėn pyetėsorin e Komisionit Evropian, janė pėrgatitur pėr tė finalizuar punėn me pėrgjigjet.
Pyetėsori
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmuth Lohan, i ka dorėzuar disa ditė mė parė kryeministrit Sali Berisha dhe ministres sė Integrimit Majlinda Bregu, pyetėsorin i cili do tė testojė 45 institucione tė vendit dhe rreth 800 punonjės tė administratės shtetėrore. Sipas ministres Bregu, gjatė kėsaj jave pyetjet janė shpėrndarė nėpėr ministritė dhe institucionet pėrkatėse, ndėrkohė qė ka nisur puna me pėrkthimin e tyre. Njė grup pune me mbi 350 veta, ėshtė ngritur nė Tiranė pėr tu marrė me pyetėsorin si dhe pėr tė ndihmuar institucionet nė pėrgatitjen e pėrgjigjeve. Ėshtė kryer analiza e pyetjeve nga Ministria e Integrimit. Analiza konsiston nė ndarjen e ēdo pyetjeje nė nėnpyetje dhe pėrcaktimin e ministrisė, institucionit qė duhet tė pėrgjigjet pėr hartimin e pėrgjigjes pėr ēdo nėnpyetje. Pyetjet e analizuara u janė dėrguar grupeve ndėrinstitucionale tė punės. Tė gjitha grupet ndėrinstitucionale nė bashkėpunim me ministritė/ institucionet e pėrfshira nė proces janė duke pėrcaktuar personat pėrgjegjės pėr hartimin e ēdo pyetjeje apo nėnpyetjeje tė cilėt do tė regjistrohen si pėrdorues nė portalin e administrimit elektronik tė procesit dhe pėrgjigjeve. Sipas ministrisė sė Integrimit, ėshtė krijuar infrastruktura e nevojshme pėr pėrkthimin e pėrgjigjeve tė Pyetėsorit tė Komisionit Evropian, e cila pėrfshin rrjetin kompjuterik dhe programet profesionale tė pėrkthimit.
Grupet ndėrinstitucionale tė punės kanė realizuar 18 takimet e para nė tė cilat ėshtė diskutuar analiza e pyetjeve dhe janė kryer pėrmirėsime nė zbėrthimin e pyetjeve tė kryer nga ministria e Integrimit. Afati i dorėzimit ėshtė nė mars 2010, ndėrsa mė pas pritet qė KE-ja tė pėrgatisė opinionin nė lidhje me aplikimin e Shqipėrisė.


tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

“Nė fillim tė 2011-ės, marrim statusin e vendit kandiat nė BE” :: Komentet

Mesazh prej Thu Dec 24, 2009 6:52 pm nga nardlushnja

Ishallah megjithese nuk besoj ne zot

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Dec 24, 2009 8:16 pm nga lidabica

jam optimiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:00 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi