ILIRIADA PORTAL

Suedia, bojkoti pa efekt per opoziten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25122009

Mesazh 

Suedia, bojkoti pa efekt per opoziten




Rozeta Rapushi
Ambasadorja suedeze ne vendin tone, Elisabet Stam, i sugjeroi dje deputeteve te Partise Socialiste te rikthehen ne Kuvend pasi bojkoti i tyre nuk po sjell asnje efekt pozitiv. Ne nje prononcim per televizionin "Klan", Stam, ambasadorja e vendit qe ka kryesimin e radhes se Bashkimit Evropian, tha se dy forcat e medha politike duhet te gjejne dialogun, ne te kundert do te ishte nje e keqe per Shqiperine dhe shqiptaret. "Ne e kemi dhene opinionin tone qe ne fillimet e ketij bojkoti dhe sigurisht protestat jane nje pjese e demokracise dhe per se kohe ato jane paqesore, jane gjithashtu dhe te pranueshme. Por nga ana tjeter qe prej disa muajsh nuk po shohim asnje efekt pozitiv te ketij bojkoti. Ne i kemi kerkuar lidershipeve politike ne vend, te te dy paleve qe te gjejne dialogun", u shpreh ambasadorja suedeze. Sipas saj, mungesa e opozites ne Parlament, ka ndikim negativ dhe ne proceset integruese te vendit, si dhe ne projektin afatgjate te anetaresimit apo ate te heqjes se vizave. "Bojkoti i opozites eshte gjithashtu negativ si per procesin integrues te Shqiperise ashtu dhe per procesin e liberalizimit te vizave. Ka disa kritere dhe rregulla qe duhen respektuar dhe nese situata politike mbetet pezull kjo do te jete e veshtire per ne qe te mbeshtesim integrimin e shpejte te Shqiperise dhe nga ana tjeter, kjo mund te kete efekte negative. Ky proces duhet pershpejtuar, jo vetem per te miren tuaj, por dhe per ne", theksoi Stam. Nga ana tjeter, duke komentuar procesin e reformave ne Shqiperi, Stam vleresoi ecjen para te Shqiperise ne proceset integruese. Sipas saj, kete vit, ne raportin e bere per Shqiperine, vleresohet se eshte me i mire, se nje vit me par. "Nuk mund te themi se ishte jashtezakonisht i mire, por ne themi shpesh qe do te donim nje progres te pershpejtuar, me te shpejte se cka ndodhur. Por mesa duket Shqiperia ka prioritete te tjera per momentin", u shpreh ambasadorja. Ajo shprehu edhe nje here mbeshtetjen e Suedise, gjate presidences se Bashkimit Evropian per Shqiperine, duke permendur edhe vendimin e marre me 16 nentor nga BE, per hapjen e rruges edhe per Shqiperine per shqyrtimin e kerkeses per statusin e vendit kandidat si dhe pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave. Suedia mbyll ne fund te ketij viti, Presidencen 6 -mujore te Bashkimit Evropian me nje bilanc pozitiv per vete bllokun dhe vendet aspirante, si ratifikimi i traktatit te Lisbones, heqja e vizave per tre vende te Ballkanit dhe pranimin e shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendi kandidat.
koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi