ILIRIADA PORTAL

Tirana e "zbehur" ne kete prag Krishtlindjesh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25122009

Mesazh 

Tirana e "zbehur" ne kete prag Krishtlindjesh




Sonila Isaku

Atmosfera e festave ndihet kudo, por kete here me pak. Te gjithe mendojne se do te festojne Krishtlindje, por jo ashtu sikurse vite me pare me dreka familjare ne ambiente jashte, por nje dreke te vogel apo edhe nje shetitje jashte Tiranes. Ndersa familjaret kane gjetur kete zgjidhje, te rinjte kane preferuar qe pas ritualit fetar te festojne ne lokalet e nates.

Festa

Udhetime ne vende te ftohta ku kryesisht ka debore, apo zona malore te cilat jane tipike per te festuar Krishtlindjet. Keto jane vendet me te preferuara nga kryeqytetasit dhe pikerisht per ata, qe jane me aktivet ne kete feste. Nderkohe ata qe do te kryejne ritin e festes, bejne vetem nje shetitje ne periferi te Tiranes apo ne bregdet, pikerisht ne Durres. "Keto Krishtlindje, kam menduar t'i kaloj ne Pogradec ne nje zone me debore, pasi djali im ka shume qejf qe festat e fundvitit t'i kalojme gjithmone ne zona me debore. Nese gjate viteve te kaluara kemi zgjedhur vende te tilla te ftohta jashte Shqiperise, kete vit menduam qe t'i kalojme ketu festat e fundvitit", ka pohuar per gazeten, Bitila Kumbulla, nje qytetare nga Tirana. Nderkohe qe edhe agjencite turistike pohojne se numri i pushuesve kete vit jashte vendit eshte shume i ulet per keto festa. Sipas agjenteve te nje prej agjencive ne Tirane, per festen e Krishtlindjeve vendet me te preferuara kane qene Mali i Zi dhe Mavrova ne Maqedoni. Kjo feste ka edhe traditat e veta, ku preferohet te gatuhet mish dhe kryesisht gjela deti, te cilet vendosen ne nje pjate te madhe ne tavoline pa iu prishur forma. Po keshtu, preferohet edhe mishi i derrit. Nderkohe per sa i perket embelsirave edhe ne Shqiperi ka filluar tradita e panetoneve, nje lloj keku qe perdoret gjeresisht ne vendet Perendimore dhe njihet si embelsira e Krishtlindjeve. Dhuratat jane nje tjeter simbolike e ketyre festave. Per te afermit apo personat me te dashur, dhurohet dicka e kuqe ashtu sikurse simbolizohet kjo feste. Por pavaresisht se dyqanet ne kryeqytet kane ofruar gjithcka te kuqe, bleresit kane qene te pakte. "Kam menduar nje bluze te kuqe per tim shoq dhe po keshtu edhe per djalin tim. Nuk e di se cfare do te kene zgjedhur ata per mua", pohon Bitila Kumbulla.

Kisha

Ashtu si edhe per Pashket, besimtaret e krishtere e presin Lindjen e Krishtit ne Kishe, pikerisht ne oren 12 ne mesnate. Ne te gjitha kishat katolike dhe ortodokse te vendit, festohet me solemnitet lindja e Jezusit. Meshat per nder te lindjes se Krishtit, kane filluar qe dy dite me pare. Ceremonia kryesore e Krishtlindjes, zhvillohet ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane, ku qytetare te shumte por dhe politikane, luten per me shume dashuri, falje, drejtesi dhe gezim. Sipas kalendarit te krishtere, Krishtlindja eshte dita e lindjes se Krishtit, djalit te Zotit te derguar ne kete bote, per te shpetuar njerezimin nga mekatet dhe per te bere paqen mes Zotit dhe njerezve, si dhe gjithe njerezimit se bashku. Sipas ungjijve te njohur dhe te pranuar nga Vatikani, Jezusi lindi nga Maria ne Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj, Jozefi, po pushonin rruges per ne vendlindjen e tyre, Nazaret. Lindja e Krishtit ishte paralajmeruar nga te gjithe profetet.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi