ILIRIADA PORTAL

Ambasadori i Hollandės shfrytėzon bojkotin e PS, pėr tė lobuar kundėr integrimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26122009

Mesazh 

Ambasadori i Hollandės shfrytėzon bojkotin e PS, pėr tė lobuar kundėr integrimit




Holanda, njė nga vendet mė problematike pėr procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE

Kohėt e fundit ambasadorėt e huaj kanė intensifikuar ndėrhyrjet e tyre nė zhvillimet e brendshme politike, duke bėrė komente, sugjerime dhe deri diku duke treguar se ē’duhet tė bėjė klasa jonė politike, e cila prej disa muajsh ėshtė pėrfshirė nė njė vorbull tė madhe debatesh tė shkaktuara nga bojkoti, qė opozita i ka bėrė Kuvendit qė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ditėt e fundit njė ndėr mė aktivėt pėr tė dhėnė mend sesi duhet tė zgjidhet ky ngėrē politik

ka qenė ambasadori Holandės, i cili kėrkon qė qeveria shqiptarė tė ulet pėr tė toleruar opozitėn, e cila kėmbėngul nė idenė e saj pėr tė hapur kutitė e votimit nė disa qarqe nė tė kundėrt ajo do tė vijojė bojkotin e Kuvendit derisa vendi tė kalojė nė zgjedhje tė parakohshme. Pretendimi i opozitės nuk ėshtė ndonjė shqetėsim i madh pasi bojkoti dhe protestat gjithmonė kanė qenė dhe mbeten pjesė e taktikave politike, me tė cilat arrihet deri nė njė pikė tė caktuar dhe mė pas kur shihet se kanė dėshtuar, taktika ndryshohet duke zgjedhur njė tjetėr rrugė siē mund tė jetė edhe ajo e hyrjes nė Kuvend nė janar dhe mė pas largimi sėrish i opozitės nga salla. Shqetėsim ėshtė ndėrhyrja e vazhdueshme qė bėjnė ndėrkombėtarėt nė punėt tona tė brendshme dhe mė saktė disa ambasadorė, vendet e tė cilave nuk kanė luajtur ndonjė rol tė madh nė integrimin e Shqipėrisė, pėrkundrazi kanė futur shkopinj nėn rrota aq sa kanė mundur pėr tė ndaluar integrimin tonė. Nė kėto pozita penguese pėr integrimin e Shqipėrisė drejt BE-se ėshtė sot edhe ambasadori Holandės nė Tiranė, i cili jep leksione sesi mund tė kalohet kjo situatė politike, ndėrkohė qė duhet ti kujtojmė kėtij ambasadori se vendi i tij nuk ėshtė treguar kurrė dashamirės me ne. Ka qenė pikėrisht Holanda, e cila ėshtė shprehur nė parlamentin evropian kundėr liberalizmit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe kundėr integrimit tė saj nė BE. Atėherė pse duhet tė flasė pikėrisht ambasadori i kėtij shteti, kontributi i tė cilit nė vendin tonė mund tė matet me pikatore. Pėrse duhet ti pranohet ndėrhyrja nė punėt e brendshme njė ambasadori tė njė vendi, i cili s’ka merita pėr zhvillimin dhe integrimin e Shqipėrisė. Ndėrkohė qė krejt e kundėrta mund tė ndodhė me ambasadorėt e vendeve tė tjera si SHBA, Italia, Gjermania, Spanja e tjerė, vende tė cilat kanė kontributin e tyre nė integrimin e Shqipėrisė dhe nė konsolidimin e demokracinė nė vendin tonė. Gjithashtu euro-deputet Holandez kanė punuar pėr interesa tė Serbisė kundėr liberalizmit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe kjo gjė ėshtė bėrė e ditur nė njė nga mbledhjet e parlamentit evropian.

Ambasadorėt
Nuk ėshtė hera e parė qė ambasadorėt e BE i bėjnė thirrje politikės shqiptare qė tė gjejė gjuhėn e dialogut dhe i kėrkojnė opozitės, qė ti japė fund bojkotit tė Kuvendit. Nė daljet e tyre publike ata kanė kritikuar politikėn qė po ndjek PS-ja deri mė tani dhe pėr tė kaluar kėtė situatė ngėrēi siē e kanė cilėsuar ata, ambasadorėt kanė ndėrmarrė takime me krerėt mė tė lartė tė shtetit pėr tė kėrkuar qė ti jepet fund politikės konfliktuale, sepse nuk shėrben pėr tė mirėn e vendit pasi pengon realizimin e reformave kryesore nė vend duke penduar kėshtu nė mėnyrė indirekte edhe integrimin e Shqipėrisė drejt BE-sė.

Bojkoti
Prej mėse katėr muaj opozita ka bojkotuar kuvendin dhe ka vijuar njė valė protestash nė mbarė vendin me sloganin tė hapen kutitė e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Kryetari i PS-sė ėshtė shprehur kundėr rezultatit tė zgjedhjeve duke theksuar se nė disa qarqe kanė pasur probleme ndaj dhe duhet tė behet rinumėrimi i kėtyre kutive. pretendim ky i cili nuk ka gjetur mbėshtetjen e mazhorancės e cila vazhdimisht i ka kujtuar dhe rikujtuar opozitės se nuk miun tė hapen kutitė e votimit pėr tė cilat ėshtė shprehur gjykata dhe nuk mund tė diskutojė njė rezultat zgjedhor i cili ėshtė certifikuar me shumicė votash dhe pas asnjė kundėrshtim nga KQZ-ja.


sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi