ILIRIADA PORTAL

Dosja e prokurorisė italiane qė implikoi dhe politikanėt shqiptarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27122009

Mesazh 

Dosja e prokurorisė italiane qė implikoi dhe politikanėt shqiptarė




Trafiku i drogės

Ish-presidenti i ekipit tė futbollit tė Lushnjes qė u arrestua dy ditė mė parė ishte urdhėruar nga shėrbimet sekrete italiane. Prokuroria italiane kishte pėrgatitur pėr bandėn e Lushnjes njė dosje prej dhjetėra fashikujsh.Gazeta zbardh sot se si funksiononte rrjeti i trafikut tė heroinės dhe kokainės. Dhe pse nė dosjen e prokurorisė italiane ishin tė implikuar edhe politikanėt shqiptarė.


Emri “Edmond Bego” gjendej si njė prej dirigjuesve tė trafikut tė drogės nė vendin tonė. Dosja e pėrgjimeve dhe e konkluzioneve tė hetimit italian pėrcaktuan emrin e drejtuesit tė klubit futbollistik tė Lushnjes, si trampolina pėr kalimin e lėndės narkotike nga Shqipėria pėr nė Itali. Atje dora e parė pritėse do tė ishte Enver Dondollaku, ndėrkohė qė pasaporta “kriminale” e kreut tė “nderit” tė Lushnjes do tė qėndronte i paprekur jo vetėm nga policia italiane por edhe ajo shqiptare.
Nė dosjen me dhjetėra fashikuj, nė tė cilėn gjenden tė sistemuara tė gjitha bisedat pėr lėvizjen e lirė tė kokainės dhe tė heroinės, qė vinin nga Turqia e nėpėrmjet vendit tonė zbarkonin nė Itali, pėrveē emrave tė krerėve, tregojnė edhe pėr lidhjet e “Bego-s” me emra politikanėsh tė cilėt i mundėsonin kalimin e paprekur tė lėndės. Gjithė komponentėt e drejtėsisė shqiptare, dy vite mė parė u njohėn me implikimin e ish-presidentit tė Lushnjes nė trafikun e kokainės dhe tė heroinės, pėr tė cilin ishin vėnė nėn akuzė, pėrgjim, hetim e gjykim, plot 26 persona, ndėrsa “Bego” vazhdonte tė demonstronte aftėsitė e tij menaxhuese, kėsaj radhe nė fushėn e ndėrtimit nė mes tė Tiranės.
Si funksionoi rrjeti...
Shumė vite mė parė, kur shėrbimet pėrkatėse italiane do tė binin nė gjurmėt e njė trafiku heroine dhe kokaine qė jo vetėm furnizonte tregun vendas por edhe e sundonte atė, nisi pėrgjimin e disa personave tė dyshimtė. Shumė shpejt do tė binin nė gjurmėt e personit kyq, Enver Dondollakut, qė asokohe e sot e kėsaj dite nė vendin tonė konsiderohet si krahu i djathtė i Aldo Bares, pėr ta konkluzioni ishte: nėse ky “profesori” (Aldo Bare) ngjason me Toto Riinėn, Dondollaku quhet “Enver gjakėsori”.
Pėrgjimet e telefonatave tė shumta pėrcaktuan edhe koordinatat reale tė vendosjes sė krerėve tė kėsaj organizate, qė pėr ta ishte thjesht; trafiku droge, ndėrsa pėr hetimin dhe policimin tonė ishte strukturim i fuqishėm kriminal. “Profesori” herė pas herė gjendej nė Turqi ndėrkohė qė nė Shqipėri pėrgjimi zbuloi njė tjetėr emėr qė do tė dirigjonte kalimin e lėndės nga Shqipėria nė Itali. Mirėpo nė atė kohė, pėrcaktojnė pėrgjimet italiane, Bego, Edmond Bega ose Manoli Bega, si person me reputacion tė lartė nė Lushnje do tė ishte i paprekur pasi do tė fitonte edhe mbėshtetjen e miqve politikan tė “profesorit”. E kėshtu droga do tė mbėrrinte nė brigjet italiane e pacenuar nga asnjė faktor ndalues.
Arrestimi i Begės...
I “fshehur” pas njė sėrė emrash, emri i Edmond Begės ėshtė vėnė prej kohėsh nė krye tė listės sė personave qė kėrkoheshin nga autoritetet torineze, vend nė tė cilin janė instaluar edhe pėrfaqėsuesit e hetimit tė grupit tė trafikut ndėrkombėtar tė drogės, mė nė krye Enver Dondollakun e arrestuar. Mirėpo, nga burime tė besuara policore saktėsohet se hyrje-daljet e Begės nė vendin tonė janė kryer me atė tė dokumentacionit fals qė ai posedonte, ndėrsa ende nuk bėhet e ditur se si ka mundur tė mbijetojė i pa vėnė nė pranga deri sot, personi qė jo vetėm ishte i implikuar nga hetimet italiane, por rezultonte edhe i dėnuar nė vendin fqinjė. Sėrish referuar tė njėjtave burime policore bėhet me dije se emri dhe vendndodhja e Begės ėshtė transmetuar dy ditė mė parė si njė kusht pėr arrestimin e tij nga autoritet shqiptare, arrestim qė u krye dy netė mė parė, e sipas policisė sė shtetit nėn masa tė rrepta sigurie dhe fshehtėsie.
Arrestimi i “vonuar...”
I dėnuar me 18 vjet burg nga autoritete italiane, Edmond Bego do tė vazhdonte e tė punonte si biznesmen ndėrtimesh nė Tiranė. policia italiane e kishte rrethuar emrin e tij nė listėn e 26 personave tė tjerė qė do tė ndaloheshin pėr trafikun e drogės, ndėrkohė qė Bega jo vetėm qė kishte mundur tė largohej nga Italia i paprekur por edhe jetonte dhe punonte nė mes tė kryeqytetit, madje i angazhuar nė biznese qė pretendohet se edhe mund tė jenė tė kontrollueshme nga shumė faktorė shtetėror. Momentin e vėnies nė pranga, Bega ka qenė nė Tiranė ndėrkohė qė policia e shtetit e pėrcjell ndalimin e tij me shumė bujė dhe sensacion si njė prej arrestimeve tė vėshtira tė realizuara nė vend.
“Banda e Lushnjes...”
Me Edmond Begėn pretendohet se ėshtė mbyllur pėrfundimisht kapitulli i anėtarėve tė Bandės sė Lushnjes. Me tė dhė arrestimin e tij, ndonėse jo pėr llogari tė drejtėsisė shqiptare, “Banda e Lushnjes” tashmė ėshtė izoluar e gjitha. Me ekstradimin e Aldo Bares, me ndalimin dhe pritjen e ekstradimit tė Enver Dondollakut si dhe me izolimin e thuajse pjesės mė aktive nė bandė, merr fund njė prej organizatave mė famėkeqe kriminale nė vend, ndonėse ende gjykimi i ēėshtjeve tė tyre nuk ėshtė se ka arritur ende ndonjė konkluzion pėr funksionin e secilit nė kėtė organizatė dhjetė vjeēare kriminale. Ditėn e sotme do tė pritet edhe masa e arrestit nė gjykatė pėr Begėn.
Tė huajt me dosjen e “Bandės”
Momentin kur Policia e Shtetit nisi tė godiste ushtarėt e Aldo Bares, tė cilėt kishin dalė nga batalioni i tyre qė e kishin quajtur “komisariati nr 2” i Lushnjes, pak fakte ishin tė dokumentuara nga hetimi shqiptar. Arsyet e mos`dokumentimit shpesh janė lidhė me mungesėn e aftėsisė sė autoriteteve pėrgjegjėse pėr tė izoluar njerėzit pėr rreth Aldo Bares. Ndėrkohė do tė ishin autoritete e huaja policore dhe hetimore qė nuk do tė nguronin tė sillnin nė prokurorinė tonė tė krimeve tė rėnda dosje me emrat e personave qė jo vetėm kishin drejtuar trafikun e drogės por edhe drejtonin njė sėrė aktesh kriminale nėn suporte tė fuqishme politike, tė cilat janė harruar nga hetimi vendas...



tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi