ILIRIADA PORTAL

Meta: Jemi gati per dialog me PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29122009

Mesazh 

Meta: Jemi gati per dialog me PS




Denis Dedej
Zevendeskryeministri i Shqiperise, Ilir Meta, njeheresh minister i Puneve te Jashtme, shprehu dje vullnetin per mbeshtetjen e mazhorances mbi dialogun me Partine Socialiste. Deklarata e numrit dy te qeverise, u be ne ambientet e ministrise se Jashtme, gjate nje komunikimi me mediat, ku Meta iu pergjigj interesit te gazetareve se cfare i ofron mazhoranca Partise Socialiste, me qellim qe ajo te hyje ne Parlament. "Vullnetin me te hapur e me te sinqerte per te mbeshtetur cdo kerkese legjitime, cdo kerkese demokratike, cdo kerkese kushtetuese. Qe do te thote se jemi te hapur per te ofruar mbeshtetjen tone ne funksion te forcimit te shtetit ligjor, qe do t'i sherbeje pershpejtimit te integrimit evropian te vendit, dhe absolutisht nje debati konstruktiv dhe favorizues per integrimin e vendit", deklaroi Meta. Sipas tij, dialogu kerkon te pakten dy pale. Ne kete drejtim, ai solli ne vemendje se Qeveria dhe mazhoranca jane te palekundura per te ecur perpara ne rrugen e dialogut. "Natyrisht qe mbetet ne vullnetin e pales tjeter, qe edhe ajo vete te kuptoje filozofine e dialogut dhe une shpresoj qe ata do t'a kuptojne", u shpreh zevendeskryeministri. I pyetur mbi deklaratat qe perqasja e Tiranes ndaj Beogradit do e zbehe politiken per njohjen e shtetit te Kosoves, ministri i Puneve te Jashtme, komentoi se ceshtja e pavaresise se Kosoves ka qene dhe do te mbetet nje prioritet i Qeverise shqiptare, deri sa Kosova te ulet ne vendin qe i takon ne OKB. Ai nenvizoi se per kete ka nje politike te qarte dhe ka nje vijimesi te padiskutueshme. "Per sa i takon raportit te Shqiperise me Serbine, nuk shtrohet ceshtja se Shqiperia kerkon te vendose nje prioritet te jashtezakonshem ne keto raporte, por duhet te kemi parasysh se politika e Shqiperise, eshte politika e bashkepunimit rajonal, eshte politika e integrimit rajonal si parakusht per integrimin evropian", u shpreh kreu i diplomacise shqiptare. Sipas Metes, ne rastin e vendeve te tjera te Ballkanit, marredheniet e Shqiperise me keto vende jane te shkelqyera. Sipas tij, ne rast se intensiteti i vizitave diplomatike, ekonomike apo i shkembimit tregtar jane shume te larta, natyrisht qe ne raportet e Shqiperise me Serbine ka nje boshllek qe nuk eshte i dobishem per te dyja vendet dhe per vete ate aspirate qe ne kemi per te mos lejuar zbrazeti te tilla, pasi eshte nje domosdoshmeri e integrimit evropian qe te zhvillohen marredheniet me te mira te mundshme me cdo vend te rajonit. "Per me teper qe te gjithe jane te ndergjegjshem se marredheniet e mira do te kishin nje impakt shume pozitiv ne pergjithesi per klimen e paqes, te prosperitetit dhe te bashkejeteses ne rajonin tone", vleresoi zevendeskryeministri i Shqiperise, njeheresh minister i Puneve te Jashtme.

Meta: "Keqkuptimet, ftese per te hyre ne debat folklorik"

Ministri i Jashtem, Ilir Meta, tha dje se forcat politike shqiptare ne Malin e Zi kane pasur dhe do te kene mbeshtetjen e Shqiperise, ashtu sikurse u kane kerkuar edhe te realizojne nje bashkepunim me te mire brenda vetes se tyre ne menyre qe te paraqesin ne menyre sa me te besueshme kerkesat e tyre per nje integrim edhe me te denje te tyre sipas standardeve evropiane. Reagimi i kreut te diplomacise shqiptare erdhi pas deklaratave qe Dinosha, lideri i UDSH ne Malin e Zi, ka shprehur nje akuze, sipas se ciles, Qeveria shqiptare nuk po ben mjaftueshem per pakicat shqiptare ne Malin e Zi. Per sa i perket reagimeve pas vizites se delegacionit serb ne Shqiperi, nga segmente te caktuara ne Kosove, te cilet kane bere krahasime me pozicionin e shqiptareve ne Presheve, Meta tha se Shqiperia ndjek ne rajon politike e cila i ka pasur dhe i ka ne qender te vemendjes shqiptaret, kudo qe ata jetojne. "Pa asnje diskutim edhe ne Presheve, nje nga prioritetet tona eshte edhe nenshkrimi i nje marreveshjeje me Qeverine e Serbise, per njohjen reciproke te diplomave gje qe do t'u mundesonte disa dhjetera, qe te kene mundesine per t'u punesuar dhe per te kontribuar atje ne administraten vendore apo qendrore", tha ministri i Jashtem. "Perpjekja per te keqkuptuar nje politike kaq largpamese dhe kurajoze, eshte thjesht nje ftese per te hyre ne nje debat folklorik, dhe ju e dini qe nuk me pelqejne folklorizmat, as me teper ne politike", tha Meta.

PS: "Pro" dialogut, por jo mbi kutite e mbyllura

Partia Socialiste shprehu dje gatishmerine per dialog politike, por jo mbi kutite e mbyllura. Reagimi erdhi pas deklarates se ministrit te Jashtem, Ilir Meta, i cili shprehu gatishmerine e Qeverise shqiptare per dialog. Permes nje komunikimi per mediat, deputetja socialiste, Olta Xhacka, deklaroi se Meta si fillim duhet t'u kerkoje falje shqiptareve dhe t'u jape llogari pse e ngeli Shqiperine ne klase, pse deshtoi me liberalizimin e vizave, dhe e izoloi edhe me shume vendin tone duke e lene Shqiperine te fundit ne Evrope. "Iliri Meta ta harroje se mund te laje gojen me fjalen dialog, madje do te ishte me mire te mos fliste fare, se sa hap gojen u kujton njerezve cka thene kunder dialogut me Sali Gerdecin", theksoi Xhacka. Ajo tha se PS nuk mund te pranoje kushte te ashtuquajtura ligjore per dialog, sepse jo vetem ligji se ndalon parlamentin te hape kutite, po as qeveria s'ka shpetim duke i mbajtur ato mbyllur me pahir. "Partia Socialiste ka qene dhe mbetet e hapur per dialog, por dialogu duhet te filloje me zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit, e vertete qe mund te zbulohet vetem me hapjen e kutive", nenvizoi zyrtarja socialiste. Sipas saj, Iliri i Sali Gerdecit duhet ta dije shume mire se tani eshte koha per veprim jo per fjale boshe. "Dialog po, menjehere, por jo mbi kutite e mbyllura. Keshtu qe Iliri i Sali Gerdecit te hape kutite ose largohet bashke me Saliun", reagoi Xhacka.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi