ILIRIADA PORTAL

Gjykata rrėzon pallatin e Dash Pezės, rikonfirmohet vendimi i Inspektoratit tė Ndėrtimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29122009

Mesazh 

Gjykata rrėzon pallatin e Dash Pezės, rikonfirmohet vendimi i Inspektoratit tė Ndėrtimit




Padia pa bazė ligjore, Ilir Mata ripėrsėrit kėrkesėn pėr pezullim tė vendimit

Gjykata e Faktit ka legjitimuar ditėn e djeshme vijimin e punimeve pėr prishjen e pallatit tė kunatit tė Dashamir Pezės. Mė anė tė kėtij vendimi gjyqtarja Arjana Caco ka rrėzuar pretendimin e Ilir Matas, se ky ndėrtim ka qenė i ligjshėm. Nė kėtė mėnyrė drejtėsia ka arritur tė fitojė mbi aferat korruptive tė politikanėve tė sė majtės, tė cilėt mė nė krye Edi Ramėn kishin marrė peng rrugėn e kėmbėsorėve. Madje nė fazėn e prezantimit tė provave Ilri Mata ka tentuar

ta justifikojė ndėrtimin si tė ligjshėm, kur pėr tre kate tė tij nuk ka pasur leje ndėrtimi. Gjatė seancės sė djeshme gjyqėsore tė dyja palėt kanė paraqitur edhe njė herė tjetėr provat dhe kėrkesat e tyre, dhe mė pas gjyqtarja ka dhėnė vendimin. Kjo dosje i ishte lėnė nė ngarkim gjyqtares Arjana Caco, e cila ka argumentuar vendimin me faktin se baza ligjore e prezantuar nga Ilir Mata ėshtė e gabuar.”Kemi tė bėjmė mė njė ēėshtje administrative dhe prishja e tė tilla vendimeve bėhet vetėm me anė tė neneve 324- 329 tė Kodit tė procedurės Civile. Ndėrkohė qė mbrojtėsi i Ilir Matas e ka bazuar kėrkesėn e tij nė nenet 202- 206. Kjo bazė ligjore nuk qėndron, dhe pezullimi i akteve administrative bėhet vetėm me nenin 329 tė Kodit tė procedurės Civile”, ėshtė shprehur gjyqtarja Caco. Nė seancė gjyqėsore ėshtė bėrė e ditur se edhe vetė avokati i Ilir Matas ka qenė nė dijeni se baza ligjore e prezantuar prej tij ishte e pasaktė, por ka insistuar qė gjykata ta korrigjojė atė. Ndėrkohė qė gjykata mund ta japė vendimi e saj vetėm duke u bazuar tek ligji, dhe nuk ka tė drejtė ndėrhyrjeje tek padia e paraqitur nga pala kėrkuese. Gjithsesi vendimi i djeshėm ėshtė njė goditje e fuqishme ndaj politikanėve tė korruptuar, duke i lėnė qė tė kuptojnė se drejtėsia bazohet tek ligji dhe nuk mund tė blihet.

Vendimi i gjykatės
Gjykata ka vendosur nė bazė tė nenit 306 tė Kodit tė procedurės Civile tė rrėzojė kėrkesėn e shoqėrisė “AlbaLam sh.p.k” si tė pabazuar nė ligj. Pėr marrjen e kėtij vendimi gjykata ka marrė njė shqyrtim kėrkesat dhe provat e paraqitura nga tė dyja palėt e kėtij procesi, nga tė cilat kanė arritur nė kėtė pėrfundim. Duke parė natyrėn e konfliktit dhe konkretisht objektin e kėrkesės gjykata konstaton, se jemi pėrpara njė konflikti me karakter administrativ. Pra kėrkohet tė pezullohet ekzekutimi i njė akti administrativ. Konfliktet me karakter administrativ zgjidhen me dispozitat e Kodit tė procedurės Civile dhe konkretisht me nenet 324- 329, ku nė kėtė tė fundit ėshtė parashikuar dhe pezullimi i aktit administrativ. Pala kėrkuese kėrkesėn e saj e ka bazuar nė nenet 202- 206 tė kėtij kodi, bazė ligjore e cila nuk qėndron, pėr arsye se pezullimi i ekzekutimit tė aktit administrativ realizohet me nenin 329 tė K.P.C. Ky arsyetim ėshtė i bazuar dhe nė vendimin unifikuese tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nr.10, me datė 24.03.2004, nė tė cilin janė shtruar pėr zgjidhje pėrveē tė tjerave dhe kėto detyra: Pezullimi i zbatimit tė aktit administrativ, sipas nenit 329 tė K.PC pėrbėn njė masė sigurimi i padisė nė kuptim tė nenit 206/ b tė Kodit tė procedurės Civile. Nė seancėn gjyqėsore tė dt 11.12.2009, pėrfaqėsuesi i palės kėrkuese midis tė tjerave ka pretenduar se vendimi nr 10 i dt 24.03.2004 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė ka efekt mbi gjykatėn, dhe jo mbi palėt. Parimi qė ju mė jepni faktin dhe unė jam mendimin dhe me gabimet qė mund tė kemi bėrė nė kėrkesėn tonė. Me kėtė pohim pala kėrkuese, megjithėse e pranon se baza ligjore e kėrkesės ėshtė e gabuar, kėrkon qė gjykata tė vendosė duke korrigjuar nė kėtė mėnyrė dhe bazėn ligjore tė kėrkesės. Ky pretendim i palės kėrkuese bie nė kundėrshtim, fillimisht me nenin 16 tė K.P.C nė tė cilin thuhet se: Gjykata zgjidh mosmarrėveshjen nė pėrputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera nė fuqi qė janė tė detyrueshme tė zbatohen prej saj. Ajo bėn njė cilėsim tė saktė tė fakteve dhe veprimeve qė lidhen me mosmarrėveshjen, pa u lidhur me pėrcaktim qė mund tė propozojnė palėt. Megjithatė gjykata nuk mund tė ndryshojė bazėn juridike tė padisė, pa kėrkesėn e palės. Gjithashtu ky pretendim i palės kėrkuese bie ndesh dhe me vendimin unifikuese tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nr 9, datė 09.03.2006, e cila ka arritur nė pėrfundimin dhe ka unifikuar praktikėn gjyqėsore nė kėtė mėnyrė. Si pėrfundim nė kuptim tė nenit 16 tė Kodit tė procedurės Civile, cilėsimi i saktė i fakteve dhe veprimeve qė lidhen me mosmarrėveshjen bėhen nga gjykata qė shqyrton ēėshtjen, ndėrsa pėrcaktimi i bazės juridike tė padisė bėhet nga vetė paditėsi qė me paraqitjen e padisė ta ndryshojė atė deri nė pėrfundim tė hetimit gjyqėsor, duke i bėrė kėrkesė gjykatės nė njė formė tė pėrshtatshme procedurale.

Kėrkesat
Inspektorati i lartė i ndėrtimit ka paraqitur ditėn e djeshme ne gjykatė provat, qė vėrtetojnė se pallati i kunatit tė Dashamir Pezės ėshtė i paligjshėm. Pėrfaqėsuesit e kėtij institucioni i thanė dje gjykatės se kanė nė dorė tė gjithė provat, qė vėrtetojnė se pallati 12 katėsh pikė sė pari ka filluar tė ndėrtohet pa leje pėrkatėse dhe e dyta, regjistrimi i bėrė nė ZRRPP, ka qenė i paligjshėm. Pėrfaqėsuesit e inspektoratit thanė dje se kanė nė dorė njė dokument qė vėrteton se pallati ėshtė ndėrtuar mbi rrugė dhe se leje nuk ėshtė e rregullt. Pėrkundėr kėsaj ata paraqitėn edhe njė dokument me anė tė tė cilit vėrtetojnė faktin se pas regjistrimit nė mėnyrė tė paligjshme nga ish - drejtori i hipotekave, Gazmend Zenelaj, tė gjitha procedurat janė ēregjistruar dhe i kanė kaluar pėr verifikim organit tė prokurorisė. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore kanė qenė tė pranishme tė dyja palėt e interesuara pėr kėtė ēėshtje. Pala paditėse e pėrfaqėsuar nga Ilir Mata, kunati i Dashamir Pezės, solli dje nė seancė tė gjitha provat shkresore. Njė nga provat e paraqitura ishte ajo e marrjes sė lejes pėr ndėrtim qė nė vitin 2002, vit kur pallati 12 katėsh nė qendėr tė Tiranės nisi tė ndėrtohej. Njė tjetėr provė ishte edhe regjistrimi i pronės nė Zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Pra sipas palės sė pėrfaqėsuar nga Ilir Mata, Inspektorati i Policisė Ndėrtimore ka ndėrhyrė nė kundėrshtim me tė gjitha ligjet nė fuqi dhe me tė gjitha rregullsitė qė i jep ai. Seanca gjyqėsore ėshtė nė fazėn e mbledhjes sė provave shkresore.


Ilir Mata ripėrsėrit padinė nė gjykatė
Menjėherė pas vendimit tė dhėnė nga gjykata pėr lejimin e prishjes sė pallatit, nuk ka munguar as reagimi i Ilir Matas. Ky i fundit nė njė deklaratė pėr mediat ka treguar se do ti drejtohet Gjykatės sė Apelit pėr tė depozituar padinė e tij. Ditėn e djeshme Mata sė bashku me mbrojtėsin e tij ligjor ka paraqitur nė dyert e Gjykatės sė Apelit kėrkesė- padinė, nė tė cilėn kėrkon pezullimin e prishjeve tė pallatit tė tij. Kėrkues : Shoqėria "T.T.A. - AlbaLam. sh.p.k”, me adrese ne rrugėn 5 Maj, e regjistruar me date 05104/1993, Tirane, e pėrfaqėsuar nga administratori i saj Ilir Mata. Objekti: Pezullimin e menjėhershėm dhe pandėrprere tė zbatimit tė aktit administrativ tė vendimit nr.l0, date 07.12.2009, te nxjerrė nga Inspektorati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar i cili parashikon "Dėnim pėr prishjen e objektit l2 katėsh, te shoqėrisė 'T.T.A AlbaLam sh.p.k”. Shkaku ligjor: Nenet 13 tė Kodit te procedurės Administrative dhe 329 te Kodit te procedurės civile dhe vendimi unifikues nr l0, date 24.3.2004 i Kolegjeve te Bashkuara re Gjykatės se Larte.

Anxhela Tato



sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi