ILIRIADA PORTAL

Kryesia e PS dhe deputeti Toēi tė pėrgjigjen publikisht pse janė kundėr kthimit tė pronės tek pronari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29122009

Mesazh 

Kryesia e PS dhe deputeti Toēi tė pėrgjigjen publikisht pse janė kundėr kthimit tė pronės tek pronari




Nga Niko NESTURI

Zotėri tė nderuar,
Kryesisė sė Partisė Socialiste i janė drejtuar disa kėrkesa qė ajo tė shprehet publikisht pėr problemin e pazgjidhur tė pronės sė trashėguar. Kėrkesa e fundit i ėshtė drejtuar Kryetarit Edi Rama fill para kongresit tė PS, por ajo nuk ėshtė pėrgjigjur. Shkak pėr kėtė debat publik ėshtė deklarata televizive e deputetit socialist Fatmir Toēi me datė 26 Dhjetor 2009, dhe e pėrsėritur shumė herė nė disa ekrane (NTV, Neės 24. Neės, ora Neės. TV Clan, Tv Koha etj, dhe nė

shumicėn e gazetave tė ditės nė vijim) Deputeti Toēi nė thelb u shpreh se “... Ėshtė antikushtetuese tė shkohet nė ulje tė sipėrfaqes sė dhėnė nė pėrdorim (punonjėsve tė fermave)… por kjo sipėrfaqe duhet tė shtohet … pėrndryshe Fatmir Toēi shpall alarmin pėr prishje tė sistemit demokratik. Sipas deklarimit tė Toēit kthimi i pronės tek i zoti tė atyre pronave qė duhet tė ishin kthyer qė 18 vjet mė parė do tė rrisė konfliktin social .... dhe sipas tij hidhen nė rrugė (!!) njerėzit nė nevojė (!!). Pėr kėtė Partia Socialiste do ti kėrkojė Presidentit tė Republikės, tė mos e dekretojė kėtė ligj.
Nė vlerėsimin tonė ligji i propozuar nga PD nuk duhet tė dekretohet nga Presidenti i Republikės, pasi bie ndesh me nenin 181 tė Kushtetutės dhe jo pėr shkak tė arsyetimit antikushtetues tė deputetit Fatmir Toēi. Lufta kundėr korrupsionit dhe mafies sė pronave turistike kėrkon zbatimin e ligjit 8053, ligj tė cilin Politikanėt deri sot e kanė shkelur pasi kanė pėrfituar dhe tani duan tė eliminojnė gjurmėt. Ndėrsa ligji i PD, formalisht e pėrgjysmon vjedhjen e pronave qė kanė zot, nga 1500 m. katrore nė 700 ose 350 m. katrore, deputeti Fatmir Toēi, propozon tė kundėrtėn. Ai sikur tė kishte marrė medaljen e Katovicės e kundėrshton ketė dhe kėrkon qė pronarėt tė grabiten akoma mė shumė (!). Kjo synon qė masakra e bėrė nga PD /PS dhe varianti i keq i PD, tė duket mirė. Nuk dimė nėse ky ėshtė mendimi i deputetit Toēi, apo i vendim i kryesisė tė Partisė Socialiste. Ne jemi tė sigurtė qė kjo nuk ėshtė kėrkesė e bazės sė Partisė Socialiste, e cila pėrfaqėson popullin e ndershėm qė jeton me punė tė ndershme, e urren vjedhjen e pronės sė tjetrit. Pėrse nuk analizoni protestėn e fundit tė Dukatit dhe Orikumit ku njerėzit e ndershėm kėrkuan secili pronėn e tij dhe nuk begenisin pronė tė grabitur si lėmoshė prej politikanėve tė shoqėruar me belara tė pėrjetshme me tė zotin e pronės ...
E ftojmė deputetin Fatmir Toēi tė sqarojė pėrse ėshtė kundėrshtar i kthimit tė pronės sė trashėguar tek i zoti, pėrse ėshtė mbrojtės i anarkisė dhe i vjedhjes, vazhdues i politikės sllavokomuniste tė Katovicės dhe varrmihės i Shqipėrisė sė jugut. Deklarimi i deputetit Fatmir Toēi na imponon tė theksojmė se do tė ishte nė nderin e tij dhe nė nderin e familjes tij dhe tė Partisė Socialiste qė tė kėrkohet zgjidhja e pronės nė pėrputhje me detyrimet kushtetuese (nenit 181) dhe tė kėrkesave tė pėrsėritura tė KE, BE dhe Senatit tė SHBA. Lidhur me Dekretin e vitit 1996 tė Presidentit Berisha, qė si nga fryma, nga pėrmbajtja dhe procedura e ndjekur ėshtė antikushtetues, ne rekomandojmė leximin e analizės sė legjislacionit pėr pronat tė botuar nga Qendra Pėr Ndihmė Juridike Falas “TLAS” dhe Qendra pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, nė vitin 2000. Nuk vemė nė diskutim se deputeti Toēi do ta kuptojė drejtė kėtė analizė juridike. Ju kujtojmė se edhe me vendimet e gjykatės Kushtetuese dhe tė Gjykatės sė Lartė, pronat qė diktatura ja grabiti pronarėve tė ligjshėm qė kanė zot, nuk janė prona tė shtetit, tė qeverisė apo tė politikanėve. Po ashtu deputeti dhe cilido politikan qoftė ka tė drejtė tė deklarojė se fal pronat qė ai personalisht i trashėgon prej babait tė tij, por jo pronat e grabitura nga qeveria komuniste qė shteti demokratik ka detyrim kushtetues t’i kthejė tek i zoti.
Pyetjet publike pėr tė cilat jemi tė interesuar tė sqarojmė janė:
1. Nė bindjet tuaja: Respektimi i tė drejtės sė pronės nė njė shtet demokratik ėshtė kategori politike, ėshtė problem i politikės sė majtė apo tė djathtė, apo ēėshtje e tė drejtės?
2. Nė formimin tuaj personal dhe familjar tė z. Toēi si dhe nė parimet e majta tė Partia Socialiste, malli apo prona e grabitur i kthehet tė zotit apo kjo quhet pronė e atij qė e ka grabitur (pronė e qeverisė komuniste-postkomuniste) dhe ajo ka tė drejtat e pronarit mbi atė pronė dhe na paska tė drejtė tė krijojė “borgjezėt e rinj”. Kėtė pėrgjigje do tė na interesonte ta kishim edhe nga socialistėt europianė
3. Pėrse popullsisė autoktone tė Bregdetit ju mohohet e drejta e pronės sė trashėguar qė ėshtė shkelur prej vitit 1945 me ardhjen nė fuqi tė diktaturės sllavokomuniste dhe kjo e drejtė po vazhdon tė shkelet edhe sot 19 vjet pas vendosjes sė pluralizmit politik?
4. A kanė tė drejtė pronarėt autoktonė tė Bregdetit tė ju konsiderojė klan grabitėsish, pa kurrfarė doktrine politike, qė keqpėrdoroni median dhe pushtetin politik pėr tė pėrfituar duke imponuar njė standard tė dyfishtė pėr pronat. Konkretisht nė veri prona ėshtė kthyer fizikisht tek i zoti qė nė vitin 1991-92 dhe ēdo familje ka shkuar nė kufijtė e para vitit 1945; ndėrsa nė zonat turistike pronat nuk janė kthyer tek i zoti, vazhdon pushtimi i trojeve tė lira dhe ndėrtimet pa leje nga persona tė tretė qė mbrohen nga politikanėt.
5. Nėse lėmosha me ligjin e fundit tė PD “ju dhuron” ish punėtorėve tė fermės 350 apo 700 m. katrore dhe deputeti Toēi propozon qė kjo sipėrfaqe tė dyfishohet ose edhe mė shumė, po pėr arsimtarėt, inxhinierėt, minatorėt qė kanė punuar nė shkollėn aty pranė dhe ata qė kanė punuar nė zonat e thella tė veriut ēfarė do tė ofroni pėr dhuratė??
6. Prona e grabitur duhet ti kthehet tė zotit ashtu siē kėrkojnė parimet e sė drejtės morale dhe ligjore, qė zbatohen nė tė gjitha vendet anėtare tė NATO- s dhe BE. Nėse ky veprim deri tani nė Bregdet u pengua pėr shkak tė mentalitetit komunist qė kanė degjeneruar nė korrupsion dhe hajdutėri, dhe nėse ju keni ndėrgjegje kombėtare dhe pikėpamje demokratike pėrse nuk propozoni dhe nuk sensibilizoni sot pėr tė bėrė kėtė korrigjim por bėni tė kundėrtėn?
7. Pėrse bregdetasit nuk duhet ti kthehet ngastra e tokės, ullinjtė, shtėpia ose prona e babait tė tij, qė janė dhe atdheu i tij, qė ju grabitėn padrejtėsisht nga diktatura? A nuk e kuptoni se kjo ėshtė njė politikė vėllavrasėse e deri genocid qė as Millosheviēi nuk guxoi ta bėnte nė Kosovė megjithėse bėri tė nėntėdhjetenėntat?
8. A mund tė pranohet Shqipėria nė Europė kur anulohet ligji 8053, neni 2 i tė cilit duhej ti kishte kthyer qė nė vitin 1995 tokat e ish NB nė zonat turistike tek i zoti. Por sot pas 18 vjetėsh Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kėrkojnė njė ligj qė pėr zonat turistike tė shkelet e drejta e pronės sė trashėguar, qė kėto prona tė pėrvetėsohen nga klanet. Kjo do tė thotė: mos diskutoni pėr ato qė ne politikanėt e pas vitit 1991 i pėrvetėsuam, tani tė diskutojmė ēfarė mund tė pėrfitojmė tjetėr?
9. Nėse jeni pėr shtetin ligjor, pėrse nuk propozoni qė shteti pasi tė vjeli qiranė e pėrdorimit pėr kėto prona (ish NB), tė kompensojė ata punėtorė qė ua ka dhėnė nė pėrdorim dhe kompensimi tė bėhet me prona qė janė tė shtetit, pra aty ku shteti ka qenė pronar i mirfilltė para grabitjes komuniste.
10. Kėrkojmė qė pėr kėto pyetje tė shprehet dhe Kryesia e Partisė Socialiste.
11. Kėrkesėn pėr moskthimin e pronės tek i zoti, pronarėve autoktonė tė Bregdetit tė deputetit socialist Fatmir Toēi, ne e denoncojmė pėrsėri si mohim tė atdheut, si politikė tė Katovicės dhe akt tė tradhtisė kombėtare pėr tė cilin jo vetėm familja dhe rrethi shoqėror do t’ju ndėshkojė si mėkatarė, por dhe historia do t’ju njollosė.
Respektimi i tė drejtės sė pronėsisė, dhe zbatimin e nenit 181 tė Kushtetutės pėr pronat e trashėguara, nė zonėn e Bregdetit Vlorė-Sarandė ėshtė pėrparėsia e veprimtarisė sė shoqatės “Bregdeti”. Ne mbėshtesim Shoqatėn Kombėtare e tė Shpronėsuarve “Pronėsi me Drejtėsi” qė kėrkon kthimin e pronės tek i zoti nė tė gjithė vendin, pasi demokracia fillon me kthimin e pronės tek i zoti. Ne guxojmė tė mbrojmė tė drejtat tona dhe gjithashtu shpresojmė qė deputeti Toēi dhe Kryesia e Partisė Socialiste tė kenė burrėrinė t’ju pėrgjigjen me urtėsi kėtyre pyetjeve nė kėtė problem pėr tė cilin janė tė interesuar tė gjitha familjet autoktone tė Bregdetit, problem qė kohė mė parė ish kryeministri socialist Pandeli Majko e vlerėsoi problem me rėndėsi kombėtare .
*Kryetar i Shoqatės “Bregdeti”



Sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi