ILIRIADA PORTAL

Ngjarjet e bujshme te '09, nga masakra e 7 gushtit, tek ekstradimi i Aldo Bares

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30122009

Mesazh 

Ngjarjet e bujshme te '09, nga masakra e 7 gushtit, tek ekstradimi i Aldo Bares




- 9 janar. Gjendet i vrare dhe i djegur brenda ne bagazhin e makines se tij, prane liqenit te Farkes taksisti 43-vjecar, Ramazan Hyka.

- 10 mars. Vritet prane nje lokali bastesh, tek ish parku i autobuseve, 35-vjecari nga Korca Shpetim Gjenollari.

- 11 prill. Vritet me nje plumb silenciator Ardian Tahiri emigranti i kthyer nga Greqia. Ngjarja ndodhi ne rrugen "Irfan Tomini", tek parafabrikatet pas pallatit me shigjeta ne Tirane. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe miku i tij Roland Caka. Per kete vrasje u arrestua si autor Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin Xubi.

- 18 prill. Nis ne Gjykaten e Krimeve te Renda, procesi gjyqesor ndaj kreut te "bandes" se Lushnjes Alfred Shkurti, i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare. Gjyqi ndaj tij nisi ne mungese, por pas ekstradimit ne 25 nentor te ketij viti, Aldo Bare, do te jeten prezent ne gjykim.

- 4 maj. Nis gjyqi per ceshtjen me te rendesishme te dy viteve te fundit, ajo e tragjedise se Gerdecit, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Aktualisht gjyqi po zhvillohet ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, ku jane 29

te pandehur, mes te cileve dhe ish ushtarake te larte, po gjykohen ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, per procesin "Gerdeci". Ne gjendje arresti po gjyohen ish-drejtori i kompanise shteterore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanise "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik te fabrikes se cmontimit te municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjesi i MEICO-s Sokol Ngjeci. Ata akuzohen per vrasje masive dhe shkaterrim prone.

-26 korrik Vritet me pistolete 22-vjecari Artan Allushi. Ngjarja ndodhi ne Laprake, prane Drejtorise se Doganave. Nga kjo ngjarje mbeten te plagosur edhe dy persona te tjere. Policia identifikon si autor te ngjarjes, 40-vjecarin Bashkim Qefalia.

27 gusht. Ekstradohet nga SHBA, Gramoz Yzeiri, nga Fieri, i shpallur ne kerkim nderkombetar per nje vrasje, organizim bandash kriminale e falsifikim dokumentash.

-29 korrik. Vritet me thike ne Sauk, 40-vjecari Ylli Frasheri, pronar i nje pike te shitjes se hekurit. Arrestohet autori i dyshuar, Shaban Allaraj.

-19 shtator. Vritet me thike ne fyt, prane "Torre Drinit", tranvesti i njohur me emrin Kristina.. Policia arreston autorin e dyshuar te ngjarjes 36-vjecarin nga Kosova, Sefedin Hoxha.

- 5 tetor. Ne Gjykaten e Krimeve te Renda deshmon i penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli. Pergjate disa seancave ne cilesine e deshmitarit, ai ka treguar nje sere vrasjesh dhe trafiqesh te kryera nga pjestaret e bandes.

- 5 nentor. Ekstradohet nga Franca, Eduart Peqini, i njohur si Mandela. I njohur si kapoja i bandes se Elbasanit, qe mbante emrin e tij, Mandela akuzohet per vrasje, vjedhje, rrembime personi dhe trafiqe te shumta per prostitucion, te kryera gjate vitit '97.

- 11 nentor. Vritet ne Shishtufine 38-vjecari Arben Visha, i sapo kthyer nga Greqia ku jetonte si emigrant. Policia arreston 10 dite me pas autorin e dyshuar te ngjarjes, Bajram Dara.

- 25 nentor. Ekstradohet nga Turqia, i superkerkruari Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare. Nen masa te forta sigurie dhe i lidhur kembe e duar me zinxhire, Aldo Bare, ka zbritur me carter ne Rinas, per t'iu dorezuar drejtesise. Ai akuzohet per me teper se 15 vrasje, per rrembim personi, shkaterrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale ne bashkepunim nga organizata kriminale.

-17 dhjetor. Denohet me burgim te perjetshem, Afrim Hasani, i akuzuar si autor i vrasjes se dy policeve rrugore ne Kukes, Shkelzen Dobrusha dhe Ramadan Hila, ngjarje e ndodhur ne 24 mars 2009.

-22 dhjetor. Gjykata e Krimeve te Renda denon me 4 vjet e 600 mije leke gjobe jordanezin Hamzeh Abu Rayan, i njohur si administrator i pronave te Jasin Al- Kadi ne Shqiperi. Abu Rayan eshte shpallur fajtor per fshehje te fondeve dhe pasurive te tjera qe financojne terrorizmin.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ngjarjet e bujshme te '09, nga masakra e 7 gushtit, tek ekstradimi i Aldo Bares :: Komentet

Mesazh prej Sat Jan 09, 2010 8:33 pm nga dini

Per kete njeri duhet mbyllur dera e burgut dhe qelsi te hudhet ne detė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Jan 12, 2010 4:18 pm nga lidabica

shume dakort jam me ty ,dini

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:05 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi