ILIRIADA PORTAL

Qeveria gjermane, 91 milion euro kredi Shqipėrisė pėr dy projekte energjetike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31122009

Mesazh 

Qeveria gjermane, 91 milion euro kredi Shqipėrisė pėr dy projekte energjetike




Lidhja e sistemit energjetik tė Shqipėrisė me atė tė Kosovės dhe Unaza e Jugut nė vendit do tė ndėrtohen sė shpejti. Qeveria gjermane, nėpėrmjet Bankės pėr Gjermane pėr zhvillim do tė japė 91 milionė euro, financime me terma tė butė huaje. Marrėveshjet janė tė favorshme, pasi kanė pėrcaktime shlyerje tė lehta. Ky financim i qeverisė gjermane do tė mundėsojė ndėrtimin e linjės sė interkonjeksionit 400 kilovat Shqipėri-Kosovė me vlerė 42 milionė

euro dhe tė linjės 110 kilovat Unaza e Jugut me vlerė 49 milionė euro. Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Drejtoresha e Zyrės sė KFW-sė Ute Rodrian nėnshkruan njė marrėveshje kredie prej 90 milion euro pėr sistemin energjetik tė vendit. Fuqizimit tė sistemit energjetik nė jug do t’i kalojnė 49 milion euro ndėrsa 42 milion euro do tė shkojnė pėr financimin e linjės 400 kilovolt Tiranė Prishtinė. “Pėrmes kėtyre dy projekteve mendohet qė tė sigurohet njė pėrmirėsim thelbėsor nė sistemin e transmetimit tė energjisė dhe nė rritjen e efiēencės sė sistemit tonė energjetik nė vitet e ardhshme” tha ministri i Financave, Bode. Ndėrsa ambasadori gjerman Bernd Borchardt theksoi se marrėdhėniet e mira ndėrmjet Shqipėrisė dhe Gjermanisė do tė vazhdojnė dhe mė tej. “Mund tė them qė ėshtė paketa e marrėveshjeve mė gjithė pėrfshirėse tė cilėn kemi pasur mundėsi ta nėnshkruajmė bashkėrisht. Pikėrisht kėto dy marrėveshje qė nėnshkruam sot me njė vlerė tė pėrgjithshme prej mė tepėr se sa 90 milionė euro janė njė tregues mjaft i qartė qė ne fjalėt mundohemi t’i vijojmė dhe t’i ndjekim me vepra” tha Borchardt. Ministri i Ekonomisė Dritan Prifti deklaroi se kėto 2 marrėveshje do tė trefishojnė mundėsitė eksportuese dhe importuese tė Shqipėrisė dhe do tė garantojnė sistem tė sigurtė energjetik pėr pjesėn jugore tė vendit. Kjo kredi u mor nga qeveria shqiptare nėpėrmjet bankės gjermane KFĖ nė formėn e njė kredie tė bute qė do tė shlyhet pėr 14 vjet me njė interes prej 3,5 pėr qind dhe nėnkontraktor Operatorin e Sistemit tė Shpėrndarjes. “Brenda vitit 2010 do tė pėrfundojė linja 400 kilovolt e transmetimit me Malin e Zi e cila do tė sjellė dyfishim tė eksportit dhe brenda kėtij mandati do tė pėrfundojė linja 400 kilovolt me Kosovėn e cila do tė sjellė 3-fishim tė kapaciteteve tona importuese dhe eksportuese” tha ministri i energjetikės, Dritan Prifti. Ndėrtimi i linjės sė interkonjeksionit me Kosovėn qė vjen pas njė projekti tė ngjashėm me Malin e Zi rrit gati me tre herė mundėsitė e shkėmbimit tė energjisė me rajonin. Bashkėpunimi ekonomik gjermano-shqiptar ka nisur qė nė vitin 1988. Deri mė tani, qeveria gjermane ka dhėnė rreth 850 milion euro pėr projekte investimesh pėr projekte tė ndryshme. Sektori energjetik ėshtė njė nga sektorėt kyē tė bashkėpunimit pėr tė cilin qeveria gjermane ka angazhuar me shume 180 milionė Euro.

sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi