ILIRIADA PORTAL

•Shkodra qytetare, si leksion pėr tė gjithė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09012010

Mesazh 

•Shkodra qytetare, si leksion pėr tė gjithė




Nga Besi BEKTESHI

“Eksperienca, ėshtė tipi i mėsuesit mė tė vėshtirė, mė pėrpara tė bėn provimin, pastaj tė shpjegon leksionin”. Nuk ka asnjė pikė dyshimi nė tė vėrtetėn e kėsaj fraze e mėsipėrme, e cila ėshtė njė nga thėniet mė tė larta tė Oscar Wilde. Kjo frazė ka sot, njė nga kuptimet dhe rėndėsitė mė tė mėdha sidomos pėr zonėn e Shkodrės. Kuptohet se si qyteti dhe zona e madhe e Shkodrės ėshtė kthyer nė kryeqytetin e dytė tė Shqipėrisė pėr nga mobilizimi, politika dhe politikanėt, pėr nga masat e marra dhe sidomos pėr nga qeveritarėt qė shėrbejnė, sėbashku me policinė dhe ushtrinė. Nuk ka asnjė pikė dyshimi se edhe media ėshtė shpėrngulur nė Shkodėr dhe janė evidente dhe pse jo shpesh herė groteske... gazetarė qė deri nė brez nė ujė japin informacione. Ka qenė data 28 dhjetor kur jam kujtuar se “Shkodra ėshtė njė qytet dhe rreth qė mbytet nga uji”. Kam kujtuar se digat dhe kalimi nė lėshimin e tij sipas mbushjes sė baseneve do tė thotė...pėrmbytje nė zonėn e Nėnshkodrės. Tani mund tė them se sidoqoftė...situata ėshtė menaxhuar mirė...nė krahasim me vitet e tjera. Biles...shumė mė mirė. Ka pasur dy risi kjo pėrmbytje, nė ndryshim nga tė kaluarat. E para politika dhe mediat...kanė qenė mė afėr dhe kanė parė nė mėnyrė tė qartė pėrmbytjen dhe katastrofėn, duke qenė shpesh herė injorantė tė plotė tė kėsaj ndodhie speciale, por qė ėshtė e sigurtė se do tė ndodhi nė qytetin midis ujėrave dhe nė fushėn e tij tė madhe. E dyta...ka pasur edhe njė pėrdorim tė ndytė tė frikės...sė pėrhapur ndėr banorėt e Shkodrės, pėr tu shfrytėzuar politikisht, kuptohet kundėr qeverisjes. Nė kėtė pikė shprehja e Wilde...shkon plotėsisht pėr tė marrė nė tė dy rastet leksionin mbrapa. Nė rastin e parė...duhet tė them se eksperienca e pėrmbytjeve megjithė fatkeqėsitė te familjet e shkodranėve...duhet t’ju bėhet leksion. Kurse nė rastin e dytė...panikbėrėsve duhet t’ju bėhet leksion...qėndrimi nė pėrballje me fatkeqėsinė, qė banorėt e Shkodrės...mbajnė prej dekadash dhe pse jo shekujsh. Kaq shumė ka bėrė “leksion” kjo pėrmbytje...sa televizione dhe media qendrore duke bėrė politikėn e katastrofės kėrkonin qė banorėt tė ashpėrsoheshin...dhe ato nė fakt i kanė zhgėnjyer duke pranuar...se e dinė pėrmbytjen, dhe se kjo nuk ėshtė hera e parė. Por leksioni ėshtė leksion...dhe mbi tė, nuk duhet tė kakarisė politika, e cila kėrkon tė dėnojė pa mėsuar nė fillim arsyen dhe gjendjen. Asnjėherė politikisht nuk zgjidhet pėrballja me natyrėn...dhe zotin. Ēfarė mund tė thuhet sot pėr qytetin e madh verior. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se banorėt e Shkodrės, janė tė mrekullueshėm edhe kur janė nė hall tė madh. Pikėrisht nė lagjet periferike tė Shkodrės, por edhe nė zonat e ditura tė pėrmbytjes masive...tė gjithė kanė pranuar se “kanė ndėrtuar gabim”...dhe se e kanė pasur tė qartė se do tė pėrmbyteshin nė prurjet e larta. Nuk mund t’ju thuhej atyre se “do tė ēahet diga”...se kjo ėshtė absolutisht gabim njerėzor, qė do tė thotė i qeverisjes. Nuk mund ti thuhet shkodranėve se “Buna ka hyrė pėr herė tė parė”...nė lagjet periferike apo edhe nė... livadhe. Nuk mund tė fitosh pikė politike nė Shkodėr, duke ju deklaruar...se katastrofa mund tė evitohej. Por qeveria...korrupsioni...dhe Berisha...!?? Jo, nuk fiton dot pikė me kėtė trend. Sepse shkodranėt kanė mentalitete tjetėr. Ata, nė fund fare mbajnė si pėrgjegjėsitė e veta...si ato tė politikės dhe pse jo edhe njohin...ujin dhe qytetin. Siē thonė zakonisht...e dinė tė gjithė notin. Mė e bukura ėshtė se “ankesat e mėdha” televizionet e mėdha kombėtare-private i kanė marrė nga komuniteti Rom dhe Egjyptian...qė nė fakt ėshtė marrė nga buza e ujit dhe ēuar pėr herė tė parė nė jetėn e tyre...nė shtėpi normale dhe kushte shumė mė tė mira jete...se ku banonin me dėshirėn e tyre. Tani leksioni ėshtė dhėnė nė Shkodėr...por jo pėr shkodranėt, sepse ato e dinė. Leksioni ėshtė pėr tė gjitha qeverisjet nė Shqipėri tė cilat duhet tė kenė njė strategji tjetėr...antipėrmbytje nė zonėn e Shkodrės. Kjo strategji duhet tė derdhė miliona nė argjinatura, nė sisteme kullimi dhe nė disiplinimin maksimal tė Drinit, Bunės dhe Kirit. Natyrisht edhe pėr tė mos lejuar qytetarė apo fshatarė, tė ndėrtojnė pa leje nė afėrsi tė zonės kritike ujėmbledhėse. Kurse pėr politikėn, leksioni ėshtė i qartė. Nuk mund tė pėrdoret politikisht pėrmbytja. Ajo pėrballohet, ndihmohet sinqerisht pėr tė dalė nga situata, dhe mbyllet goja nė sensin e akuzave, tė cilat kanė si qėllim votat dhe politikėn qorre tė ngritjes sė tensionit nė pėrmbytje e sipėr. Kėsaj radhe shteti ka qenė nė kėmbė...ai ka pėrgjegjėsinė e pėrballimit tė situatės dhe duhet thėnė se kanė qenė qeverisja qė nė pėrmbytje tė tillė...ka pasur angazhimin mė tė madh tė mundshėm. Por ama mbas kėtij leksioni...shteti duhet tė kthejė vėmendjen nga kjo zonė. Duhet ta kthejė plotėsisht dhe me plane tė qarta dhe tė sigurta...qė kur do qė tė vijė situata...dhe ujėrat tė ngrihen lart...banorėt tė mos kenė pasoja tė pėrmasave tė tilla. Shkodranėt kanė eksperiencė tė jashtėzakonshme...me ujin dhe pėrmbytjen...kjo eksperiencė duhet tė pėrvetėsohet edhe nga qeverisjet, politikanėt dhe sidomos nga “llafazanėt kot” tė cilėt besoj se nuk janė as politikanė. Qytetarėt e Shkodrės janė tė jashtėzakonshėm dhe nuk i binden qorrazi politikės, ato janė krejtėsisht qytetarė, nė ēdo drejtim

sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi