ILIRIADA PORTAL

Permbytjet shtyjne "9 Janarin"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10012010

Mesazh 

Permbytjet shtyjne "9 Janarin"




Vlore- Tragjedia e 9 janarit 2004 eshte kujtuar edhe kete vit vetem nga familjaret e viktimave qe humben jeten ne mes te detit. Zakonisht homazhet kane nisur ne Shkoder dhe me tej kane vijuar ne Vlore. Por kete vit situata e renduar e permbytjeve ne Shkoder, e ka bere te pamundur ardhjen e familjareve te viktimave ne drejtim te Vlores, per ritin perkujtimor, hedhjen e luleve ne detin Jon. Dje u mbushen 6 vjet nga kjo tragjedi, ndersa hetimet per zbardhjen e se vertetes jane ende pezull. Here pas here shoqata "9 Janari" ka akuzuar shtetin per neglizhence dhe drejtesine per zvarritjet e procesit, si dhe nje pjese e familjareve refuzuan demshperblimin e dhene prej 2 milione lekesh.

Me 9 janar te vitit 2004, nje gomone me 36 klandestine ne bord eshte nisur ne drejtim te Italise nga brigjet e detit te Dhermiut dhe pikerisht ne fund te gadishullit te Karaburunit. Ujerat e detit kane qene te ftohta dhe nisja eshte bere mbremjen e asaj date. Vetem pak minuta pasi ishin nisur nga bregu, nje defekt ka ndodhur tek motoret, te cilet me pas nuk u ndezen dot me, pasi dhe pesha e madhe e njerezve beri qe gomonia te marre uje po ashtu dhe motoret te mbushen me uje. Rreth ores 20:30 te mbremjes eshte dhene alarmi i pare tek autoritetet dhe direkt ne nje televizion lokal, duke alarmuar mbare opinionin.

Skafistet njoftuan dhe Kapitenerine e portit per rrezikun e mbytjes se nje gomoneje ne zonen e Karaburunit. Por nga ana e portualeve si dhe nga ushtria, nuk u more asnje mase, pasi u mendua se ishte nje telefonate per t'i vene ne loje. Nderkohe qe mjeti ishte i mbushur me uje, te 36 klandestinet perpiqeshin te gjenin zgjidhje, tre prej tyre u nisen me not drejt bregut te gadishullit te Karaburunit, i cili ishte larg vetem nje milje. Por sipas hetimeve te kryera, trupat e tre personave nuk u gjeten me, per shkak te detit me dallge dhe ujit te ftohte.

Moti sa vinte dhe perkeqesohej dhe ne ndihme te skafisteve e klandestineve, nuk erdhi asnje ndihme. Gjate nates ka qene i pamundur kerkimi ne det i gomonos nga mjetet e ushtrise, pasi fuqia e dallgeve ishte e madhe dhe vetem ne oret e para te mengjesit eshte bere e mundur gjetja e gomones. Nga 36 klandestine ne bord, 28 prej tyre gjeten vdekjen.

Apeli kthen "9 Janarin" per gjykim nga e para

Gjykata e Apelit Vlore, ka vendosur ne 17 mars te vitit 2009 te rihapen hetimet per tragjedine e 9 janarit te vitit 2004, ku humben jeten 28 persona ne Karaburun.

Seancat gjyqesore u mblodhen pas kerkeses se familjareve te viktimave, te cilet ngriten pretendimin se ka fakte te reja te pazbuluara per kete tragjedi. Kerkesa e tyre erdhi pas vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore, per pezullimin e dosjes per mungese te faktit penal. Vendim ky i papajtueshem per familjaret e viktimave, qe kane krijuar edhe shoqaten e tyre. Trupi gjykues, i kryesuar nga kryetarja e Apelit Vlore, Alma Licaj, pasi degjoi prokurorin e Apelit, Pelivan Malaj dhe perfaqesuesin ligjor te shoqates se familjareve, Dode Mehmetaj, vendosi qe te rihapen hetimet ne Prokurorine e Vlores per tragjedine e 9 janarit 2004. Ne 2008, Gjykata e Shkalles se Pare Vlore vendosi pushimin e ceshtjes. Ndersa nje vit me pare me 17 mars, prokurori Malaj tha ne sallen e gjyqit se duhet te rihapen hetimet bazuar ne kerkesen e familjareve per ankimim. Per perfaqesuesin ligjor Mehmetaj, diten e tragjedise mund te jene mbytur dy gomone, jo nje, qe do te ndihmojne ne ecurine e hetimeve. Apeli me pas vendosi te pranohet ankimimi per rinisjen e hetimeve.

Ceshtja te kaloje te Krimet e Renda

Familjaret e kane cilesuar vendimin e gjykates, si nje drite jeshile per zbardhjen e ngjarjes dhe madje kane kerkuar qe dosja te hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe per pasoje te gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda, pasi Gjykata e Vlores nuk ka mundesi te shqyrtoje kete dosje, ku mund te jene te perfshire edhe pushtetare. Vendimi i Apelit ka qene qe ceshtja e tragjedise se 9 janarit te kaloje per rigjykim ne Shkallen e Pare, mbrojtesi ligjor qe ka marre persiper ceshtjen, Dode Mehmetaj dhe kryetari i shoqates se viktimave, Nikolle Mhillaj, kane deklaruar se duan qe dosja te kaloje per gjykim ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane.

Viktimat e 9 janarit

1-Liza Martini, 35 vjece

2-Alfred Lleshi, 19 vjec

3-Paulin Pushimaj, 21 vjec

4-Tom Gjoni, 18 vjec

5-Gezim Fusha, 18 vjec

6-Liza Prenga, 37 vjece

7-Arben Prenga, 24 vjec

8-Rasim Miruku, 55 vjec

9-Besmira Miruku (Dibrati), 16 vjece

10-Sadik Doci (Rakaj), 24 vjec

11-Gezim Kurtaj, 33 vjec

12-Oltion Jacaj, 23 vjec

13-Ridvan Lumaj, 16 vjec

14-Mark Ndou, 18 vjec,

15-Tonin Toka, 19 vjec

16-Marlen Mhillaj, 20 vjec

17-Dritan Hetaj, 32 vjec

18-Agron Markaj, 24 vjec

19-Shpetim Dizdari, 34 vjec

20-Skafisti nga Vlora

Viktimat qe nuk iu gjenden trupat:

1- Ndue Sanaj, 21 vjec

2- Artan Sagrini, 33 vjec

3- Arian Gjilaj, 29 vjec

4- Marjana Zajeti, 18 vjece

5- Kreshnik Bjeshka, 25 vjec

6- Fahrije Mehemeti(Dizdari), 34 vjece

7- Gjin Grizha, 19 vjec

8- Ermira Grizha(Nicaj), 16 vjece

Te pandehurit:

1- Viron Robaj

2- Elton Tafili

3- Altin Beluli

4- Hysni Tafili

5- Nazmi Hyka

6- Cukal Delia

7- Zef Marku

8- Clirim Sykaj

9- Arben Rokaj

10-Albert Alliu

11- Sami Hyka

12- Zamir Podgorica

13- Servet Besho

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi