ILIRIADA PORTAL

Rama, ky pėrmbytės me pėrvojė derdh urrejtje kundėr popullit dhe shpėtimtarėve tė emergjencės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10012010

Mesazh 

Rama, ky pėrmbytės me pėrvojė derdh urrejtje kundėr popullit dhe shpėtimtarėve tė emergjencės




Sulmi ndaj ekipeve qė marrin pjesė nė operacionet e shpėtimit, refuzimi pėr tė bėrė transparencė pėr paratė qė po mbledh nė mėnyrė private nga socialistėt e thjeshtė dhe pėrpjekjet pėr tė bėrė politikė me emergjencėn, biografia e njė nekropolitiku, tė cilit Tirana s’ia harron papėrgjegjshmėrinė me pėrmbytjen e vullnetshme tė 2002-it

Dje e ka ējerrė maskėn lakuriqi qė ėshtė ende nė krye tė Partisė Socialiste. I paduruar se si s’po shfaqet asnjė improvizim nė operacionin e madh shpėtues pėr zonat e Nėnshkodrės si dhe pėr menaxhimin e digave nė kaskadėn e Drinit, Edvini ka dalė dje duke mallkuar qeverinė qė s’po e lejon katastrofėn tė ndodhė, duke mallkuar shkodranėt qė s’e shpallėn atė si Mesinė e rastit, duke sulmuar mediat qė po pasqyronin ngjarjen me realizėm dhe s’po i jepnin hapėsirėn e duhur krrokamės sė tij, por edhe duke sjellė demaskimin e tė gjithė linjės politike qė ai po ndjek qysh kur ėshtė vėnė nė krye tė opozitės shqiptare.
Dje ka qenė radha e shpalosjes sė tė gjithė urrejtjes patologjike qė Edvin Rama dhe ortodoksia komuniste e pasardhėsve tė Enverit kanė ndaj veriut tė vendit, ndaj metropolit tė asaj zone si dhe ndaj vullnetit tė shprehur me dhjetėra herė pėr tė mos votėbesuar pasardhės e pinjollė tė enverizmit pėr nė krye tė punėve. Edhe kėtė herė, banorėt e Trushit ia thanė hapur Edvinit se s’mund ta prisnin nė shtėpitė e tyre pas lakuriqėsive qė kishte shpallur si filozofi politike, apo pėr pėrvojat e frikshme qė ai ka me shpėrdorimin e fondeve tė buxhetit tė shtetit apo tė taksapaguesve tiranas.
Tentativa pėr tė ēelur llogari private, gjoja nė emėr tė opozitės shqiptare e qė do tė pėrdoren pėr t’u asistuar tė shpėrngulurve nė zonėn e Nėnshkodrės ishte sinjali i radhės se opozita po sillet krejt si hienat qė janė nė kėrkim tė njė vakti ushqimi. Asnjė mundėsi mbikėqyrjeje nuk ka pėr nismėn e Edi Ramės pėr tė mbledhur para nė emėr tė situatės emergjente, por qė s’dihet a do tė pėrfundojnė ndonjėherė nė destinacion. Thirrja pėr ndihma e Edvinit nuk u shoqėrua nga asnjėfarė bashkėpunimi qė PS dhe opozita do tė duhej tė vendosnin me komitetit ndėrministror tė emergjencės. Jo! Edvin Kristaq Rama ka ndėrmend qė gjithēka ta menazhojė vetė. Socialistėt do tė mund tė derdhin nė kėto numra llogarie solidaritetin e tyre tė pamohueshėm e tė njėmendtė me banorėt e shpėrngulur, por i takon Edvinit se sa prej tyre do tė ēojė nė destinacion.
Analiza mund tė ngjajė meskine, por ky kėndvėshtrim nuk mundet tė neglizhohet kur verifikohet sot e gjithė ditėn se Edi Rama shfaq nė ekran tė gjithė urrejtjen e tij ndaj popullsisė sė Shkodrės dhe tė veriut tė vendit nė pėrgjithėsi, nuk mund tė neglizhohet pas fjalėve tė ndyra qė ai pėrdori me banorėt e Trushit vetėm dy ditė mė parė, nuk mund tė neglizhohet pas agresionit tė paprecedentė qė ai tentoi tė ushtronte dje ndaj tė gjitha mediave qė refuzojnė t’i bashkohen aksionit tė tij ogurzi pėr pėrhapjen e panikut.
Skepticizmi nuk mund tė shmanget kur mendojmė se Edi Rama ėshtė njė njeri me pėrvojė nė pėrmbytje dhe qė ua ka marrė dorėn shmangieve nga pėrgjegjėsitė, asistimi i tė dėmtuarve apo edhe dėmshpėrblimi i tyre pėr dėmin e shkaktuar nga shteti. Hapja e digave tė Liqenit Artificial tė Tiranės ėshtė ende e freskėt nė kujtesėn e shqiptarėve, pėr paciptėsinė e sjelljes sė kryebashkiakut, i cili nuk dha as edhe njė mesazh solidariteti me tė dėmtuarit, apo mė vonė, kur ai rregullisht refuzoi qė tė dėmshpėrblente banorėt e disa prej lagjeve mė tė populluara tė kryeqytetit pėr dėmin e shkaktuar - siē u verifikua mė vonė - krejt nė mėnyrė voluntariste.
Ky njeri me pėrvojė nė shkaktimin e fatkeqėsive dhe nė arratisjen nga vendi i ngjarjes nuk mund ta besojnė mė shqiptarėt nė politikėn e tij tė fundit pėr tė pėrfituar nga fatkeqėsitė. Solidariteti i shqiptarėve s’mund tė derdhet nė xhepat e Edi Ramės, i cili ka treguar mė se njėherė se njeh veē politikėn e hienės e tė pėrfitimit nė momente morti.
Dje Edvini u shfaq para mediave nė mėnyrė demaskuese, duke derdhur gjithė urrejtjen e tij pėr popullin e Shkodrės, por edhe pėr shpėtimtarėt e vėrtetė tė situatės. Sulmet ndaj ekipeve tė shpėtimit qė merren me evakuimin dhe me sistemimin e banorėve nė qendrat rezidenciale ishin tė ngjashme me besėprerjet qė shfaqen veē nė skenarė filmash, kur tradhtohet njė aksion i dobishėm i autoriteteve shtetėrore. Lakuriqi i PS-sė, me thirrjet e herėpashershme pėr ndėrprerjen e operacioneve tė shpėtimit, pėr nisjen e hetimeve dhe pėr rrėzimin me forcė tė mazhorancės dje ishte krejt i sinqertė.
Prandaj edhe krrokamat e tij s’dėgjohen mė e rrjedhimisht edhe nuk shkaktojnė dėme serioze.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi