ILIRIADA PORTAL

Pėrmbytjet dėmtojnė Xhaminė e rrallė tė Plumbit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11012010

Mesazh 

Pėrmbytjet dėmtojnė Xhaminė e rrallė tė Plumbit




Shkodėr - Pėrmbytjet e mėdha qė kanė pėrfshirė ditėt e fundit disa zona nė Qarkun e Shkodrės, nė zonėn veriperėndimore tė Shqipėrisė, kanė vėnė nė rezik dhe disa monumente kulture nė afėrsi tė qytetit verior.Xhamia e Plumbit, njė prej veprave mė tė rėndėsishme kulturore nė Shkodėr, e ndėrtuar nė vitin 1773, ėshtė sė fundmi e mbuluar nga uji.

Sipas drejtorisė sė Trashėgimisė Kombėtare nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, kėto ky objekt ėshtė pjesėrisht i pėrmbytur nė ujė. Pėrkohėsisht mbi to nuk mund tė merret asnjė veprim, por siē shprehen specialistė tė kėsaj drejtorie, menjėherė pas pėrmirėsimit tė situatės, ky objekt do t`i nėnshtrohen restaurimit.

Pas evidentimit tė dėmtimeve qė kanė pėsuar objektet kulturore, Drejtoria e Trashėgimisė Kombėtare, sė bashku me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, do tė hartojnė projektet restauruese edhe tė objekteve tė tjera. Xhamia e Plumbit ėshtė njė ndėr veprat e shumta tė ndėrtuara nė Shkodėr nga trashėgimtarėt e njėpasnjėshėm e sundimtarė tė mėdhenj siē ishin Bushatllinjtė.

Ky objekt i vyer i historisė sė kombit tonė njeh si datė tė ndėrtimit vitin 1773. Ajo ēka dallohet nė jetėn e kėsaj xhamie ėshtė historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, tė cilat, mė se njė herė u bėnė objekte vjedhjesh e grabitjesh. Krahas kėsaj, ky institucion i rrallė kulti tipik i stilit turko- arab, ėshtė tregues i njė stadi tė lartė mirėqėnieje tė lagjes sė vjetėr Tabakė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 18 dhe gjatė shekullit tė kaluar.

Gjatė historisė sė vet shumėvjeēare, xhamia e Plumbit ėshtė bėrė pre vjedhjes sė individėve tė ndryshėm, tė cilėt, pėr arsye tregtie, hoqėn shtresat e konsiderueshme tė plumbit nga kupolat e xhamisė. Madje dhe nė vitin 1913 ushtria e Vjenės e gjeti Xhaminė e Plumbit me disa shtresa plumbi, dhe e vazhdoi edhe mė tej shkretimin e objektit, duke i hequr dhe mbetjet e fundit.

Por gjatė tė gjithė kėsaj kohe ajo qė kanė vėrejtur qytetarėt shkodranė ka qėnė fundosja e xhamisė, e cila, sipas tyre ka ardhur si pasojė e zhytjes sė ndėrtesės nė thellėsi, shkaktuar nga paqėndrueshmėria e shtresave tė dobėta me pėrbėrje kryesisht gėlqerore. Ky pozicion i saj ka shkaktuar pėrmbytje tė pjesshme dhe herė tė tjera. Ajo qė bie nė sy nė historinė e Xhamisė sė Plumbi ėshtė fakti se ajo ka qėnė ndėr tė paktat objekte fetare, e cila nuk iu nėnshtrua shkatėrrimit tė ateizmit komunist.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pėrmbytjet dėmtojnė Xhaminė e rrallė tė Plumbit :: Komentet

Mesazh prej Mon Jan 11, 2010 5:45 pm nga ad

iranė – Ministria e Brendshme ka publikuar tė dhėnat mė tė fundit nga zonat e pėrmbytura. Sipas tė dhėnave, uji ka mbuluar 10.400 hektarė tokė nė tė gjithė Qarkun e Shkodrės, si dhe janė tė pėrmbytura 2499 shtėpi.Gjithashtu, nga kėto zona janė evakuuar rreth 4780 persona. Nga personat e evakuuar vetėm 594 prej tyre janė strehuar nė qendrat e ofruara nga ana e qeverisė.

Gjatė ditės sė sotme, forcat e ushtrisė kanė dėrguar edhe tre tonė (koncentrate ushqimore blegtorale nė komunat Guri i Zi dhe nė Bėrdicė. Gjithashtu, Ministria e Brendshme bėri tė ditur se nga Strukturat e ushtrisė po kryhen konkretisht operacionet e dėrgimit tė ndihmave ushqimore tė Rezervave tė Shtetit nė Komunen Dajē, Velipojė, Guri i Zi, Berdicė, Ana Malit, Bushat dhe Bashkinė Shkodėr mbi bazėn e urdhėrit tė dalė nga KECQ pėr kėtė qellim.

“Strukturat e huaja tė ardhura nga Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, tė akomoduar pranė repartit Vau Dejės kanė marrė detyrat konkrete pėr tė ndėrhyre nė zonat e pėrmbytura”, thekson deklarata.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Jan 12, 2010 4:08 pm nga lidabica

Me sa po shoh dhe degjoj neper media,puna e kesaj qeverie dhe strukturave te saj eshte nje pune e lavderueshme,te gjithe ne kembe tek te permbyturit.....mos te harrojme qeverite socialiste qe i linin njerzit te mbyteshin ne pike te dimrit.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Jan 12, 2010 4:09 pm nga lidabica

jeta qofte se eedhe xhamite edhe kishat restaurohen dhe rregullohen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:27 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi