ILIRIADA PORTAL

Gjashte lagje te qytetit, nen "pushtetin" e Bunes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12012010

Mesazh 

Gjashte lagje te qytetit, nen "pushtetin" e Bunes




SHKODER- Qyteti i Shkodres ka hyre sot ne diten e 11 te permbytjeve nga ujerat e lumenjve Drin dhe Buna. Madje me problematik ka qene lumi qe kalon afer zones urbane, pasi niveli eshte rritur nga dita ne dite si pasoje e fryrjes nga prurjet e shumta. Dje raportohej se ne lagjet periferike te permbytura niveli i thellesise ishte mbi 170 cm dhe shkak eshte bere njekohesisht uji i liqenit. Madje per shkak te bllokimit te kanalizimeve, uji ka hyre deri afer qendres se qytetit, kurse lagjet periferike, "Ajasem", "Salo Halili", "Kiras", "Bahcallek", "Livadhe", afer ures se Bunes apo "Xhabije", jane teresisht nen pushtetin e ujerave. Problematike mbetet gjendja edhe ne komunen e Velipojes, Bushat, Dajc, Berdice, Obot, Mali Jushit, Guri Zi etj.

Pasditen e djeshme, nje familje ka kerkuar ndihmen e forcave operacionale ne zonen e Dajcit, fshati Suke, pasi niveli i ujit ishte rritur se tepermi. Menjehere ne gatishmeri u vu nje trupe sherbimi, qe evakuoi nga zona e rrezikut familjen e Nik Roses, me dy varka shpetimi. Cifti i bashkeshorteve, sipas Shtabit te Emergjencave, se bashku me tre femijet e tyre, nuk kishin pranuar te evakuohen ne ditet e meparshme, pavaresisht apelit nga ana e forcave te ushtrise, kurse uji arriti deri ne 2 metra thellesi.

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje edhe nje here ndihme ndaj familjeve te demtuara dhe kompensim te plote, ndersa pas inspektimit e cilesoi ngjarjen si katastrofe natyrore. Ne terren kane qene edhe ministrat Lulzim Basha, Sokol Olldashi dhe Arben Imami, qe kane ndjekur nga afer operacionet e trupave te emergjences.

Por lumi Buna vazhdon te jete i fryre dhe uji ka vershuar ne hyrje te Shkodres, ne lagjet "Xhabije", "Kiras", "Salo Halili" dhe "Ajasem". Ne hyrje te qytetit, aty ku ndodhet dhe ura e Bunes, uji vazhdon te jete prezent ne te dy anet. Problem mbetet qarkullimi ne aksin Shkoder-Shiroke-Zogaj. Per te hipur ne ure, makinat kalojne me pare nje pellg te madh me uje, ndersa lumi eshte fryre aq sa niveli i tij ka arritur gati rrafsh me uren.

Shetitorja perballe lumit Buna vazhdon te jete e permbytur, dhe uji ka vershuar deri ne lagjen "Xhabije". Pertej ures se Bunes, policia vendosi ndalimin e qarkullimit te mjeteve te vogla ne drejtim te Shirokes dhe Zogajt, pasi uji ka vershuar ne aks dhe per mjetet e vogla ka rrezik qe t'u shuhen motoret.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjashte lagje te qytetit, nen "pushtetin" e Bunes :: Komentet

Mesazh prej Tue Jan 12, 2010 4:05 pm nga lidabica

nuk e di,mos e paē kismet kete fatkeqesi ,por them se duhet me shpetu nje here koken e pastaj me mendu per te tjerat,normale se mezi i ke vene gjate gjithe jetes ato,prandaj duhet mbase edhe me detyrim ai evakuim,se qofte edhe nje jete do te jete shume dhe shume e dhimbeshme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi