ILIRIADA PORTAL

Ohėr, rrezik nga pėrmbytjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12012010

Mesazh 

Ohėr, rrezik nga pėrmbytjet




Disa vende tė bregut tė liqenit tė Ohrit, janė pėrmbytur plotėsisht, pasi niveli i ujit ka arritur kotėn maksimale tė lejuar prej 693,75 metrash. Ekspertė nga Enti Hidrometeorologjik i Ohrit, konsiderojnė se Maqedonia nuk mund t’i pėrgjigjet kėrkesave tė Shqipėrisė pėr ndalimin e tėrėsishėm tė ujit pėr nė Drinin e Zi. Sipas tyre, kjo edhe mė shumė do tė rriste nivelin e liqenit, dhe do tė shkaktonte probleme nė furnizimin e zakonshėm me energji elektrike, sepse njė pjesė e saj prodhohet nga hidrocentralet Shpile dhe Glloboēicė qė gjenden nė Drinin e Zi.
“Nėse mbyllet Drini i Zi, i cili mundėson rrjedhje tė mė shumė 50 metra kub uji nė sekondė, atėherė me tė vėrtet do tė ballafaqohemi me probleme“, tha Zdravko Krstanovski, nga Enti Hidrometeorologjik.
Llazo Naumovski nga Enti Hidrometeorologjik mendon ndėrkohė se hidrocentralet e Shqipėrisė pėr dallim nga hidrocentralet e Maqedonisė nuk kanė kapacitet pėr aq sasi uji.
“Derdhja mesatare e ujit pėr nė Shqipėri ėshtė 100 metra kub ujė nė sekondė, por nė kushte tė tilla sasia e ujit sillet mes 500 dhe 600 metra kub“, u shpreh Naumovski.
Projektuesi i hidrocentraleve tė Drinit tė Zi nė Shqipėri Farudin Hoxha, paralajmėron se derdhja e madhe nga lumi shkakton problem nė akumulimin nė digėn e Fierzės. Hoxha konsideron se Maqedonia nė kushte tė tilla, do t’i ndihmonte Shqipėrisė duke lėshuar gradualisht mė pak ujė. (as)

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ohėr, rrezik nga pėrmbytjet :: Komentet

Mesazh prej Tue Jan 12, 2010 4:02 pm nga lidabica

po a do ta jape valle Maqedonia kete ndihme..??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi