ILIRIADA PORTAL

Shqiptaret dine te jene mirenjohes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13012010

Mesazh 

Shqiptaret dine te jene mirenjohes




Nga Genc Mlloja*
Ne situata te fatkeqesive natyrore, kur jeta e njerezve dhe pasurite e tyre vihen ne rrezik ekstrem, eshte e natyrshme qe krahas perpjekjeve te brendshme syte te hidhen edhe jashte vendit per mbeshtetje materiale dhe morale. Ne boten e sotme, ne situata te tilla kjo nuk mungon dhe Shqiperia po provon nje rast tjeter te kesaj natyre pas permbytjeve katastrofike ne Shkoder dhe Lezhe, ku doli ne plan te pare edhe presioni i forte psikologjik mbi banoret e atyre zonave dhe kedo ne fakt, nga rreziku i frikshem i carjes se digave ne kaskaden e lumit Drin.

Nuk eshte se munguan sigurite e dhena brenda vendit, por lehtesimi i vertete se asgje nuk mund t'u ndodhte atyre ne rrethanat e tanishme, u ndje fort pas deklaratave te keshilltarit special per digat te kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Roberto Guercio, i cili erdhi ne Shqiperi ne kulmim e situates kritike.

Guercio nuk nguroi, qe me kompetence te plote te jepte siguri dhe garanci se nuk do te kishte probleme ne digat dhe se asgje e keqe nuk do t'u ndodhte atyre. Ai nuk nguroi te bente deklarata te tilla qetesuese bindese ne televizione, radio dhe media te shkruara te vendit, duke garantuar ne te njejten kohe ndihma te metejshme te Italise ne fushen e energjise dhe te sigurise.

Konstatimet e tij te rendesishme publike ne ato dite te kulmit te gjendjes kritike u pasuan edhe me ndihma konkrete nga vendet fqinje, ata te Bashkimit Evropian e pertej, qe tashme jane ne terren edhe me eksperte, duke kontribuar ne perballimin e permbytjeve te medha dhe te veshtiresive te krijuara prej tyre, qe nuk jane te vogla.

Trupi diplomatik ne Tirane ishte nder te paret qe u informua per gjendjen nga ministri i Jashtem, Ilir Meta, ai i Energjitikes, Dritan Prifti, zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni dhe nivele te tjera qeveritare. Nuk u hezitua por me argumente konkrete dhe transparente, iu kerkua ambasadoreve qe vendet e tyre te kontribuojne ne perballimin e situates brenda mundesive te tyre, gje qe sikurse po rezulton, u mireprit dhe po veprohet menjehere.

Keto veprime, qofte per konsulence apo ndihma materiale ne drejtim te nderkombetareve ne keto situata teper te renda dhe dramatike, kur jeta e njeriut qendron ne krye te cdo gjeje, jane te natyrshme dhe duhen pershendetur dhe nxitur. Kam shume predispozicion ta theksoj kete, kur i druhem perpjekjeve publike aty-ketu per ta nenvleftesuar e madje ne ndonje rast edhe injoruar ndihmen e nderkombetareve dhe pervojen e tyre.

Ne nje rrethane te tille nuk mund te mos kujtoj dicka nga nje pervoje e te kaluares. Me 8 janar te vitit 1988 Shqiperia, kryesisht zona te Tiranes dhe Dibres, u goditen nga nje termet i forte, i cili fatmiresisht nuk shkaktoi viktima ne njerez, por deme materiale pati. Rastisi qe ne ate kohe te isha ne Nju Jork si keshilltar i Misionit Shqiptar prane Kombeve te Bashkuara. Akoma kujtoj shqetesimin e madh kur ne ndonje televizion atje po thuhej se ishin care edhe digat ne kaskaden e Drinit. Por shpejt u sqarua cdo gje se asgje e asaj natyre nuk kishte ndodhur.

Duke ndjekur shembullin e vendeve te tjera, ne raste te tilla fatkeqesish natyrore edhe ne si Mision iu drejtuam per ndihme humanitare zyres qendrore te Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara (UNDP) dhe konkretisht, zonjes Luin Miller, e cila ishte pergjegjese per projektet e kesaj organizate ne Shqiperi. Nje perpjekje te tille e ndermorem edhe sepse me kete zyrtare shembullore te UNDP-it, kishim vendosur raporte teper miqesore dhe ajo e njihte shume mire Shqiperine, ku kishte ardhur disa here.

Duhet thene qe ne fillim se ishte e njohur politika e atehershme e regjimit komunist per te mos pranuar ndihma te huaja ne asnje situate, perfshi edhe fatkeqesite natyrore, por duke pasur parasysh nje fryme disi me liberalizuese te bashkepunimit me organizata nderkombetare si UNDP, nga fundi i viteve 1980 u pa e udhes nga ne ne Nju Jork te behej nje perpjekje.

Perpjekja u be dhe pergjigja erdhi shpejt nga znj. Miller, per nje ndihme te menjehershme materiale per te demtuarit ne vleren e $50,000. Pa u zgjatur shume, ndihma u kundershtua nga Tirana zyrtare, e cila nderkohe na udhezonte se fondi pranohej por ne formen e pajisjeve teknike dhe specializimeve jashte... Keshtu u hoq dore nga ajo vlere ndihmash materiale per te demtuarit nga termeti edhe pse nuk eshte shume e larget ajo kohe dhe kujtesa eshte e fresket, per gjendjen tejet te veshtire ekonomike, qe kishte pllakosur vendin nga fundi i viteve 80.

Shume ujera kane rrjedhur e gjerat kane ndryshuar dhe edhe ne rastin e tanishem po ndjehet fort mbeshtetja e organizuar nderkombetare. Dhe konkretisht ata qe po e ndjejne dhe do ta ndjejne me shume ate jane banoret e zonave te goditura nga permbytjet.

Kesisoj deklarata te natyres se "gjendja ne Shkoder nuk ka nevoje per deklarata te eksperteve te huaj, por nderhyrje te shpejte" apo se ka mjaft specialiste vendas dhe jane te tepert te huajt te degjuara ditet e fundit aty-ketu ka mundesi te jene pasionante, te momentit apo te ngarkuara me "emocione" te politikes partiake te castit.

E me kete ngarkese emocionale duhet te jene edhe ato deklarata qe jane degjuar shpesh ne lidhje me votimet e 28 qershorit te vitit te kaluar ne te cilat thuhet pak a shume se ne Shqiperi "jemi ne zot dhe jo te huajt" ne pergjigje te qendrimeve dashamirese te nderkombetareve, perfshire edhe te disa ambasadoreve ne Tirane, per te kapercyer konfliktin mazhorance-opozite per rezultatin e zgjedhjeve. Duhet permendur pak ketu e verteta se Kodi Elektoral ishte produkt i pazareve te rrufeshme, te fshehta para votimeve te z. Sali Berisha, qe eshte ne pushtet, dhe te z. Edi Rama, qe po lufton eger t'ia marre ate me cdo kusht.

Sido qe te jete cdo perpjekje e bere ne Shqiperi nga cdo force politike e djathte apo e majte, ne pushtet apo ne opozite, per te shmangur apo perbuzur ndihmen konstruktive dhe pozitive te nderkombetareve, madje edhe ndermjetesine e tyre ndermjet forcave politike, nuk ka sjelle gjera te mira; e kunderta ka ndodhur, se ne fund te fundit shqiptaret atyre u jane drejtuar ne situatat e renda dhe shembujt jane te shumte, qe arriten kulmin me krizen e pergjakshme te vitit 1997.

Shume pozitivisht duhen konsideruar edhe ndihmat frontale te tanishme, perfshi edhe viziten "flake per flake" dhe deklaratat lehtesuese te keshilltarit te Berluskonit se digat mbi lumin Drin, nuk do te shembeshin. Domosdo shume lehtesuese per banoret e zonave te permbytura dhe mbare popullin ishin edhe konstatimet e specialisteve shqiptare, nder te cilat ato te z. Farudin Hoxha, kryetar i Komitetit shqiptar te Digave te medha.

Por shqiptaret e kane ne gjak e karakter, qe ta vleresojne lart ndihmen e te huajit, sidomos ne raste kritike, si ato qe po kalon Veriu i vendit, aq me pak ta nenvleftesojne.

*Kryeredaktor i Albania Daily News, ish-diplomat ne Nju Jork

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi