ILIRIADA PORTAL

Pėrmbytjet, “fundosja” politike e Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13012010

Mesazh 

Pėrmbytjet, “fundosja” politike e Ramės




Arben Vata

Njė nga tė kėqijat mė tė mėdha tė politikės dhe medias gjatė viteve tė tranzicionit nė Shqipėri, ėshtė se pėrfaqėsuesit e saj vrapojnė tė drejtojnė gishtin mbi fajtorėt dhe shkaktarėt e tragjedive apo fatkeqėsive tė ndryshme natyrore, menjėherė sapo ato ndodhin. Kėshtu ndodhi pėr fat tė keq edhe me pėrmbytjet masive tė kėtij fillimviti nė ultėsirėn perėndimore tė vendit, ku politikanė dhe gazetarė tė mediave tė ndryshme u rreshtuan nė llogore pėr tė sulmuar njėri–tjetrin. Sėrish pėr fat tė keq, duke krijuar njė atmosferė dhe klimė tė nderė dhe aspak tė nevojshme pėr momentet delikate qė po pėrjeton vendi. Por, duke qenė se nuk ėshtė as e para dhe as e fundit herė qė ndodh, kjo nuk ėshtė se ka shumė ndikim nė opinionin publik. I cili, mėse njėherė ėshtė “mėsuar” qė rezultatet e hetimit qė duhet tė dalin nga institucionet e specializuara, i sheh tė shpallura si direktiva politike nga partitė apo grupimet mediatike, prej tė cilave supertohen vazhdimisht. Pavarėsisht pėrpjekjeve partizane tė ndonjė gazetari apo media, apo edhe partive politike qė historikisht kanė kėrkuar tė shtojnė kapitalet politike duke shfrytėzuar tragjeditė apo fatkeqėsitė natyrore, me siguri qė jo vetėm organet kompetente, por edhe qeveria do tė bėjė analizėn e kėsaj situate dhe shkaktarėt qė ēuan nė kėtė gjendje do tė pėrgjigjen administrativisht ose edhe para ligjit. Krahas aspektit teknik, pėrmbytjet nė ultėsirėn perėndimore tė vendit, po nxjerrin nė pah edhe zhvillime tė tjera politike, tė cilat edhe pse po stimulohen nga opozita ka shumė gjase qė t’i kthehen asaj nė boomerang.
Pa dashur tė pozicionohem nė rolin e specialistit, kjo qė ndodhi nuk mund tė jetė pėrgjegjėsi e ministrit Prifti (pasi shpjegimet dhe angazhimi i tij publik ka qenė i qartė dhe konkret). Ndaj dhe kėmbėngulja e opozitės pėr tė kėrkuar qė nė krye tė herės dorėheqjen e Priftit, realisht jo vetėm qė nuk do tė ketė rezultat, por pėrkundrazi, i shkakton tė majtės njė hendek tjetėr tė madh, mė tė madh ndoshta sesa hapėsira e pafund me ujė e krijuar nė ultėsirėn e nėn Shkodrės. Nga ana tjetėr, pėrpjekja e opozitės pėr tė fshikulluar qeverinė nė pėrpjekjet e saj pėr tė pėrballuar situatėn e krijuar, pėrkundėr asaj qė synon opozita, po krijon efektin e kundėrt te qytetarėt, jo vetėm nė Shkodėr e Lezhė, por nė gjithė vendin.
Sė pari, duket qartė se sulmi i opozitės kėtė herė nuk ka pėr shėnjestėr Berishėn, por Ilir Metėn dhe njerėzit e tij nė qeveri. Pėrmbytjet janė sebepi qė Edi Rama tė hakmerret ndaj Ilir Metės, pse ky hyri nė qeveri me Berishėn, apo pse nuk iu pėrgjigj kėrkesės sė Ramės pėr tė tentuar njė qeveri tė sė majtės me vota tė blera nga deputetėt e PD. Njė logjikė e qetė e pranon si tė vėrtetė atė qė pėrjetuam tė gjithė; qė dhjetori nė ditėt e tij tė fundit u shoqėrua me njė klimė tė ēuditshme; borė-shi dhe nė limitet e fundit tė vitit me njė ngritje tė papritur tė temperaturave qė shkaktuan shkrirje tė menjėhershme tė dėborės nė Alpe. Kjo nuk zhvesh nga pėrgjegjėsia askėnd qė mund tė jetė fajtor, por nisur nga kjo dhe nga deklaratat zyrtare tė Priftit pėr zbatim me rigorozitet tė rregullores, tė paktėn pėr momentin pėrgjegjėsia e tij nuk ėshtė e provuar. Ndaj dhe turra-vrapi i Ramės dhe njerėzve tė tij pėr tė drejtuar gishtin te Dritan Prifti, tregon realisht inatin e madh qė PS dhe kryetari i saj kanė pėr Ilir Metėn dhe LSI. Pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton tė pėrmendim sė paku tragjedinė e Gėrdecit, e cila ishte njė moment qė mund tė shfrytėzohej nga opozita e pėrēarė, pėr t’u rigrupuar kundėr qeverisė. Njė aksion nė fakt qė u inicua nga Ilir Meta, por nuk u pėrkrah nga Edi Rama, qė priste koncensionet e Berishės pėr ligjin e ri elektoral, qė u shkrua nga njerėzit e Ramės dhe synonte “fundosjen” politike tė Metės, qysh nė zgjedhjet e 28 qershorit. Parė nė kėtė prizėm, kjo pėrpjekje e Ramės jo vetėm qė e distancon edhe mė tepėr PS me LSI, por forcon edhe mė shumė nevojėn pėr bashkėpunim tė PD me LSI pėr zgjedhjet lokale tė vitit 2011, por sigurisht nė njė afat tė gjatė tė lajmėruar nga liderėt e dy partive qeverisėse. Kjo klimė, mesa duket po gjen pasqyrim jo vetėm nė drejtimin e kėtyre partive, por edhe nė elektoratin e tyre, tė cilat e shohin kėtė ngjarje si mundėsinė e njė solidariteti mė shumė pėr t’u bashkuar ndaj Edi Ramės dhe siguruar njė qeverisje tė qėndrueshme. Nga ana tjetėr, me pėrshkallėzimin e klimės politike nė kėto ditė fatkeqėsie kombėtare, Rama po i hedh ujė tė ftohtė shpresave pėr kompromis me qeverinė dhe nė vend tė lėshimeve tė shpresuara nga Berisha, me siguri prej tij mund tė marrė pėrgjigjen standarde; qeveria dhe parlamenti nuk mund tė dalin mbi gjykatat dhe tė hapin kutitė e 28 qershorit.
Sė dyti, ajo qė duket sheshit prej tė gjithėve dhe qė prej opozitės nuk ėshtė e moralshme tė instrumentalizohet nė sensin negativ, ėshtė angazhimi total dhe efikasiteti i qeverisė nė trajtimin e kėsaj fatkeqėsie. Memoria e tė gjithėve ėshtė ende e freskėt edhe nė lidhje me reagimin e shpejtė dhe tė gjithanshėm tė strukturave tė qeverisė dhe tė shtetit pas tragjedisė sė 15 marsit nė Gėrdec. Po ashtu, edhe impenjimi qeveritar dhe shtetit nė pėrgjithėsi, me rastin e pėrmbytjeve ėshtė shembullor dhe kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn qeveria Berisha nuk mund tė kritikohet prej askujt. Pavarėsisht se dikujt mund t’i duket mediatikisht e bezdisur, dalja e pandėrprerė e Kryeministrit dhe kabinetit, Presidentit, Kryetares sė Kuvendit nė zonat e pėrmbytura, ėshtė shenjė qė tregon se strukturat e shtetit dhe qeverisė janė pranė njerėzve pėr t’i ndihmuar, dhe jo pėr t’u shfajėsuar pėrpara tyre pėr atė qė ndodhi. Edhe pse disa media kanė treguar kujdesin e pritur pėr tė “qethur” apo “rregulluar” deklaratat e banorėve tė pėrmbytur, askush prej tyre nuk e ka fshehur apo tjetėrsuar tė vėrtetėn, qė njerėzit atje, pavarėsisht bindjeve politike kanė pasur rastin qė tė provojnė se kjo ėshtė njė qeveri e shėrbesave.
Edhe pse realisht “fati” nuk e ka ndihmuar fort kryeministrin Berisha nė detyrėn e tij qė nė vitin 2005 (kujtojmė thatėsirėn dhe krizėn e dritave, Gėrdecin, shembjen e tunelit tė pahapur nė Kalimash dhe sė fundi pėrmbytjet), askush nuk mund ta kritikojė kryeministrin si tė pa pėrgjegjshėm dhe anti-human, nė fakt cilėsi qė janė vėnė re nė qeverisjet e mėparshme nė vend. Edhe nėse qeveria e tij ėshtė fajtore pėr kėtė situatė, prapėseprapė, shqiptari e ka zakon tė solidarizohet dhe bashkojė forcat dhe energjitė pėr tė kaluar situatėn e rėndė dhe mė pas kur gjėrat tė jenė qartėsuar nė terren, tė pėrcaktohen sigurisht edhe shkaktarėt. Por nėse nxitojmė menjėherė qė t’u vėmė emrin atyre qė nė fillim, vetėm sa e paragjykojmė procesin e hetimit dhe analizėn pėr kėtė situatė, e cila ėshtė komplekse dhe nuk lidhet me njė ditė tė caktuar.

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pėrmbytjet, “fundosja” politike e Ramės :: Komentet

Mesazh prej Wed Jan 13, 2010 6:48 pm nga emigranti

"Quuu-kapik!
Tė kam mik!

Tė kam shoook!
Tė kam dhi!"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi