ILIRIADA PORTAL

"Mos i servirni dokrra Shkodres"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14012010

Mesazh 

"Mos i servirni dokrra Shkodres"




Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, sulmoi dje nga Shkodra opoziten se po ben nje "sherr budalla", me situaten e permbytjeve. Ne mbledhjen e qeverise, te organizuar ne kushte te vecanta ne qytetin e Shkodres, pikerisht ne seline e bashkise se ketij qyteti, kreu i qeverise i kerkoi opozites me pak fjale, te mos flase kot, pasi shkodranet per te kane nje pergjigje. "Mos i servirni Shkodres, dokrra. Jeni "sherr budalla", per akuzat e ngritura per shkeljen e rregullores ne hapjen e portave te digave", akuzoi Berisha. Sipas tij, Shkodra ka nje shpirt te pamposhtur dhe thelbi i shpirtit te saj, qendron ne nje raport te vetem dhe kryesor te njeriut te qyteteruar dhe ky eshte raporti me te verteten. "Ata qe duan t'i servirin Shkodres trillime dhe mashtrime, duhet ta dine se qyteti ka nje epitet per ta: "sherr budalla". Ata qe bejne "sherr budallain" duke i thene Shkodres, se qeveria e rezervoi ujin per ta shitur me cmim me te shtrenjte ne janar, ata bejne vetem "sherr budallen" dhe kete thone ata e bene sepse ERE rriti cmimin",-tha kryeministri. Sipas tij e verteta eshte qe ERE rriti cmimin nga 17 leke te vjetra ne 22 leke te vjetra, ne nje kohe kur ne cdo ore, ne cdo dite te tetorit, te nentorit, te dhjetorit, qeveria dhe KESH mund ta shisnin energjine me se paku 45 leke deri ne 50 leke te vjetra. Ndaj ai u beri thirrje te gjithe banoreve te ketij qyteti, te mos degjojne opozites, qe sipas kryeministrit as simitet e saj te shperndara nuk u pranuan. Duke pergezuar kabinetin e tij, pushtetin vendor dhe te gjithe ata qe i erdhen ne ndihme kesaj situate, kryeministri Berisha, tha se ky ishte operacioni me i suksesshem ne historine e vendit dhe se qeveria e tij deshmoi shkallen se pari te moralit te tij, i cili vendos qytetarin dhe jeten e tij te paren, deshmoi shkallen e organizimit, shpirtin e sakrifices. Sipas tij, nje situate e tille e motit, e shirave dhe permbytjeve, perseritet me rralle se 1 here ne 100 vite. Dhe ne keto kushte, qeveria qe ai drejton e perballoi me sukses. Kryeministri sqaroi se Fierza u mbajt ditet e fundit te nentorit, pikerisht sepse nje permbytje e menjehershme mund te ishte katastrofale per jetet e njerezve. "Zoterinj ministra, i pari dhe kryesori eshte operacioni i shpetimit dhe ndihmes, por secila ministri ne kuadrin e emergjences duhet te beje me shpejtesi programet dhe planet e post emergjences. Te mos harrojme se kjo zone nuk eshte shkretetire, por nje nga zonat me pjellore, me te pasura te tokes shqiptare dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme rehabilitimi teresor i saj, infrastruktura e gjithanshme, shkollat, qendrat shendetesore, rruget, kanalizimet cdo gje", tha Berisha. Kreu i qeverise siguroi te gjithe banoret e Shkodres dhe vendit, se ne kete fatkeqesi, qeveria e merr si nje sfide, se ciles ne do t'i jape zgjidhjet me te mira. "Ta shnderrojme kete fatkeqesi natyrore ne sfida te medha per te zgjidhur. Ne qe organizuam operacionin e shpetimit me te suksesshem ne historine e ketij vendi, ne do ti pergjigjemi me vendosmeri gjithe problematikes ne menyre qe permbytja te shmanget ne maksimumin e te gjitha mundesive",-tha kryeministri.

Mbledhja

Kryeministri Sali Berisha, mbledh kabinetin e tij qeveritar ne Shkoder. Ne ambientet e bashkise se qytetit, kryeministri zhvilloi dje mbledhjen e qeverise, si shprehje e solidaritetit me zonat e permbytura.

Berisha, ne Gjader ku pergatiten ndihmat

Kryeministri Sali Berisha siguroi dje nga Gjadri, zona ku eshte ngritur baza ushtarake per shperndarjen e ndihmave, se eshte i vendosur qe te dergoje ndihma ne cdo familje, qofte per njerezit, por kur eshte e mundur edhe per gjene e gjalle. "Ky operacion shpetimi, eshte operacioni me i fuqishem qe ka ndermarre vendi ndonjehere, por eshte edhe operacioni me i suksesshem. Ne kaluam nje permbytje te shkalles se dyte, permbytje te cilen e kaluan edhe vende te tjera", tha kryeministri. Nga kjo zone, Berisha falenderoi personalisht ushtaret dhe oficeret, si dhe te gjithe ata te cilet gjate gjithe kesaj kohe, po merren me sistemimin dhe shperndarjen e ndihmave per zonat e permbytura.

Kryeministri: "Thellimi i Bunes, nje projekt mahnites"

Nis realizimi i projektit te thellimit te lumit te Bunes. Kreu i qeverise, u ndal ne derdhjen e Bunes, ku u takua me inxhinieret dhe stafin teknik te anijes, te cilet po realizojne projektin e thellimit te lumit te Bunes dhe shnderrimin e tij ne nje lume te lundrueshem. "Ju jeni pioniere te njerit prej projekteve me mahnitese dhe me te bukura te ketij vendi, qe eshte thellimi dhe shnderrimi i Bunes ne nje lume te lundrueshem. Ky eshte nje projekt per te cilin ne kemi rene dakord me Malin e Zi", tha kreu i qeverise. Sipas tij, ky thellim po behet me emergjence, por me shpejtesi do te hartohet nje projekt perfundimtar, i shnderrimit te saj ne nje lum sic ka qene shekuj me pare, i lundrueshem. Kryeministri u shpreh se realizimi i kesaj vepre do te mundesoje ne radhe te pare mbrojtjen e qytetit te Shkodres, por do te krijoje edhe mundesine e nje prej udhetimeve turistike me te bukura, nga brigjet e Malit te Zi, Ulqinit, Tivarit, Budva e me tutje.

Kryeministri, dje me banoret e evakuuar

Demshperblim per cdo dem te krijuar nga permbytja. Kete premtim u beri dje banoreve te zonave te evokuara, akomoduar ne Shkoder, kryeministri Sali Berisha. Gjate takimit me ta kreu i qeverise, i siguroi se qeveria ka qene ne cdo moment ne ndjekje te situates, dhe se do te behet cdo gje per te demshperblyer te gjitha demet e krijuara nga permbytja. "Se pari, dua t'ju siguroj se cdo minute dhe cdo ore kemi qene dhe jemi me dhimbjen tuaj. Se dyti, dua t'ju garantoj se cdo demtim i krijuar nga ujerat, duke filluar nga lodrat e ketyre vogelusheve, tek librat, orendite dhe cdo gje tjeter, deri tek te mbjellat dhe gjithcka qe ju ka ndodhur, qeveria do ta kompensoje", premtoi kryeministri. Ai u interesua edhe per kushtet ne te cilat po trajtohen banoret e shperngulur ne mjediset e vena ne dispozicion nga qeveria.

koha jone

emigranti

Numri i postimeve : 894
Reputation : 5
Points : 16899
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi