ILIRIADA PORTAL

Bojkoti i Parlamentit, Rama nėn presionin e aleatėve dhe ndėrkombėtarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012010

Mesazh 

Bojkoti i Parlamentit, Rama nėn presionin e aleatėve dhe ndėrkombėtarėve




Kreu socialist, pa njė strategji tė qartė pėr tė ardhmen politike tė PS

Faza nė tė cilėn ka ardhur kryetari i PS ėshtė mjaft e ndėrlikuar pėr tė, pasi ende nuk e ka tė qartė sesi do ti japė zgjidhje dilemės nė tė cilėn ka katėr muaj qė ka hyrė. Duke kaluar ditėt, ka ardhur duke u shtrėnguar laku i strategjisė sė re politike, kreu socialist pas katėr muajsh duhet tė pėrcaktojė qartė dhe tė deklarojė publikisht nėse ėshtė pėr tė vijuar bojkotin politik, duke respektuar kėshtu marrėveshjen qė ka bėrė me aleatėt e tij apo do tė thyejė kėtė bojkot

duke plotėsuar kėrkesėn e shpeshtė tė bėrė nga ndėrkombėtarėt dhe nga vetė deputetėt e selisė rozė, tė cilėt nė mėnyra tė ndryshme, si direkt edhe indirekt janė shprehur se duhet ti jepet fund bojkotit dhe tė kthehen nė Kuvend. Presioni nė tė cilin ndodhet Rama ėshtė mjaft i madh, ndaj loja qė ka nisur ai, tė lė tė kuptohet se gjasat janė tė plotėsojė kėrkesėn e tė tijve dhe thirrjen e ndėrkombėtareve, pėr ti dhėnė fund bojkotit. Prej disa ditėsh disa nga deputetėt e opozitės, tė cilėt njihen si mbėshtetės tė Ramės kanė deklaruar se do tė hyjnė nė Kuvend ndėrkohė qė kanė qenė po disa tė tjetrė, ithtarė tė kryetarit, qė kanė deklaruar se njė gjė e tillė nuk ka pėr tė ndodhur pa u hapur kutitė. Deklarata, tė cilat lėnė tė kuptojė se presioni nė tė cilėn ndodhet kryetari ėshtė mjaft e madhe dhe do tė jetė asambleja e ditės sė sotme ajo qė do tė vendosė pėrfundimisht nėse opozita do tė hyjė tė hėnėn nė Kuvend apo jo. Kjo dilemė vjen pėr shkak se kryetari i PS Rama ka bėrė njė marrėveshje me aleatėt e tij tė cilėt janė pėr vijimin e bojkotit dhe tė protestave derisa tė hapen kutitė e votimit dhe nėse Rama vendos qė grupi i PS tė shkojė nė Kuvend atėherė kėta aleatė do tė kthehen kundėr tij.

Rama
Ndryshe nga vullnetit i deputetėve mbėshtetės sė tij, kryesocialisti Rama ka deklaruar se Partia Socialiste nuk do ta ndryshojė qėndrimin e saj nė raport me Parlamentin. Pra, pavarėsisht seancės sė jashtėzakonshme pėr banorėt e pėrmbytur, PS nuk do tė marrė pjesė ditėn e hėnė. “Partia Socialiste nuk do ta ndryshojė qėndrimin e saj, tė prerė e tė qartė, pėr tė mos u bėrė fasada demokratike e njė parlamenti qė s’ka kurajėn tė hetojė zgjedhjet nga ka dalė duke hapur kutitė e votimeve mbi ta cilat rri. Nėse katastrofa e shkaktuar nė Veri dhe emergjenca e jashtėzakonshme ku u ndodhėn mijėra familje motrash e vėllezėrish shkodranė, ishin njė forcė madhore, e cila diktoi shtyrjen e pėrkohshme tė agjendės sė betejės sonė opozitare, duke na detyruar tė shtyjmė njė javė edhe mbledhjen e planifikuar tė Asamblesė Kombėtare pėr krizėn e demokracisė e tė shtetit tė sė drejtės, kjo do tė thotė vetėm se ne besojmė tek njė politikė e re qė radhėn e punėve e pėrcakton nė bazė tė interesave e nevojave tė njerėzve e tė vendit tonė”, theksoi ai. Nė tė njėjtėn linjė me Ramėn kanė qenė edhe deputetėt socialiste Saimir Tahiri dhe Taulant Balla, madje ky i fundit ka deklaruar jo vetėm qė nuk mund tė digjen mandatet, por opozita me ana tė protestave tė fuqishme do tė djegė tė gjithė mandatet e atyre qė kanė hyrė nė Parlament.

Reformatorėt
Ndėrsa kanė mbetur edhe 48 ditė nga afati i fundit djegies sė mandateve, reformatorėt socialistė i kanė intensifikuar thirrjet e tyre pėr t’u kthyer nė Kuvend. Kėshtu, deputeti socialist Arben Malaj ėshtė shprehur se katastrofa ujore nuk ėshtė e vetmja situatė pėr t’u kthyer nė Kuvend. “Nuk besoj se pėrmbytjet, pėrbejnė detyrimin e vetėm pėr t'u kthyer ne Parlament, aq mė pak nė qoftė se kthimi nė Parlament synohet tė jete thjesht njė mundėsi pėr tė bėrė njė debat tė mbingarkuar politik, i cili mund tė ishte njė fotokopje e opozitės se keqe, qė Partia Demokratike beri pėr pėrmbytjet nė Shkodėr nė vitin 2004”, ka thėnė ai. Sipas tij, PS duhet tė kthehet nė Parlament, pėr tė rritur efikasitetin e opozitės parlamentare pėr vonesat dhe dėshtimet e qeverisė pėr plotėsimin e lėvizjes sė lirė tė shqiptareve. Po ashtu edhe Marko Bello, Kastriot Isalmi dhe Andis Harasani janė qė sot duhet tė merret vendimi pėr t’u kthyer nė Kuvend pėr tre arsye madhore: si lėvizja e lirė, pėrmbytjet nė Shkodėr, ushtrimi i mandatit dhe pėrgatitje pėr sfidat e ardhshme elektorale.



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi