ILIRIADA PORTAL

Nis me dhunė 2010, 40 gra dhe 10 burra kėrkojnė mbrojtje nė gjykatė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012010

Mesazh 

Nis me dhunė 2010, 40 gra dhe 10 burra kėrkojnė mbrojtje nė gjykatė




[b][i]Dėshmia: Ja si mė rreh vjehrra e alkoolizuar
[/i][/b]“Dhuna nė familje ėshtė akt qė shkel tė drejtat e njeriut, tė cilat janė themelore. Dhunė nė familje konsiderohet ēdo shkelje e tė drejtės sė gruas, burrit dhe fėmijėve nga persona qė janė pjesėtarė tė familjes”, citim i fenomenit tė dhunės nė doktrinėn juridike. Dhuna vazhdon tė jetė njė ndėr fenomenet mė problematikė nė shoqėrinė tonė, pavarėsisht pėrpjekjeve dhe masave pėr ta parandaluar dhe minimizuar. Mjafton ti hedhėsh njė sy listės kompjuterike

tė gjykatės, ku vetėm pėr kėtė periudhė 15 ditore rezultojnė 50 raste tė denoncimit tė dhunės nė familje. Ndonėse kanė qenė dy javėt e kėtij viti tė ri nuk kanė munguar kėrkesat nė gjykatė pėr lėshimin e urdhrit tė mbrojtjes. Nga statistikat e marra nga Gjykata e Faktit rezulton se pėr vitin 2010 janė regjistruar rreth 50 padi pėr urdhėr mbrojtje, nga tė cilat vetėm 40 kanė qenė nga gratė. Gjatė njė bisede me juristen pranė zyrės sė denoncimit dhe mbrojtjes sė viktimave tė dhunės nė gjykatė, konstatohet se forma mė e pėrhapur e dhunės ėshtė e ajo e burrit ndaj gruas. Pra janė shumė tė pakta raste e burrave qė dhunohen fizikisht nga bashkėshortet e tyre, dhe pėr kėto 15 ditė ka pasur vetėm 10 raste tė tilla. Nė kėtė zyrė janė paraqitur vetėm 10 meshkuj, tė cilėt kanė dashur tė mbrohen nga keqtrajtimi i vazhdueshėm fizik nga ana e grave tė tyre. Por nuk mungojnė as rastet e ushtrimit tė dhunės ndaj prindėrve, pikėrisht njė ēift tė moshuarish kanė kėrkuar largimin e djalit tė tyre nga shtėpia, pasi ky i fundit ushtronte presion psikologjik mbi prindėrit e tij. Nė fakt kjo ėshtė njė shifėr shumė e lartė pėr njė periudhė kaq tė shkurtėr mujore. Vetėm pėr 15 ditė raportohen 50 raste tė dhunės nė familje, njė shifėr shumė e lartė. Por si gjithmonė femrat ngelen kategoria mė e dobėt dhe mė e lehtė pėr tu nėnshtruar nėpėrmjet rrahjes. Meshkujt abuzojnė me to nė mėnyrė tė vazhdueshme, por jo vetėm nga ana fizike por edhe nga ana seksuale. Ky fenomen ėshtė i ndėrthurur edhe me shuam element tė tjerė, dhe njė ndėr to ėshtė edhe kultura dhe mentaliteti. E vetmja mėnyrė sesi njė mashkull mund tė ndjehet superior mbi njė femėr ėshtė duke ushtruar dhunė mbi tė, duke e bėrė qė tė ndjehet e pafuqishme dhe e dobėt. Sipas njė studimi psikologjik bėhet e ditur se mbi mashkullin mbizotėron dėshira pėr tė ushtuara pushtet mbi ēdo person, si dhe udhėhiqet nga fryma e forcės. Duke qenė se pėrballė shoqėrisė sė tij mashkullore nuk mund ta bėjė kėtė gjė, atėherė pėr tė arritur qėllimin e tij pėrdor femrėn duke abuzuar me tė, dhe duke i treguar se kush komandon. Pra nė njė farė mėnyrė superioriteti i mashkullit ndaj femrės me pak fjalė ėshtė pėrkthimi i qenies inferiore pėrballė meshkujve tė tjerė. I pafuqishėm pėr tu pėrballur me vėshtirėsitė e ditės dhe problemet e pėrditshme, pėrdor femrėn si njė vegėl ku mund tė shfryjė gjithė dufin qė ka. Por dhuna ushtrohet edhe nga meshkuj tė cilėt kanė probleme vartėsie nga lėndėt narkotike ose edhe alkooli. Meshkuj tė paqėndrueshėm nga ana emocionale ose edhe mendore, viktima tė dhunė nė moshė tė vogėl, ose persona tė rritur nė njė ambient dhune janė subjektet mė tė mira tė pirur pėr tu kthyer nė dhunues. Por njė subjekt tjetėr interesant nga studimet psikologjike ėshtė edhe mashkulli i pakėnaqur dhe i paaftė pėr tė arritur atė qė dėshiron. Njė person i tillė mund tė tregojė maskilitetin e tij vetėm duke ushtruar dhunė mbi njė person tjetėr ose duke abuzuar nė mėnyrė mjaft brutale. Gjithashtu mentaliteti ka ndikuar shumė nė kėtė fenomen mjaft negativ, i cili nuk ėshtė mposhtur as me ndryshimin e brezave nėpėr shekuj. Jetesa nė zonat rurale ku mbizotėron njė logjikė mendimi krejt ndryshe, ka bėrė qė tė jenė shumė tė pakta femrat qė marrin guximin dhe denoncojnė bashkėshortėt e tyre dhunues. Mungesa e suportit nė kėto zona dhe mentaliteti ku gruaja duhet ti bindet burrit dhe tė bėjė ēdo gjė qė ai dėshiron, e kanė bėrė edhe me tė theksuar kėtė fenomen. Frika nga fjalėt e tė tjerėve si dhe nga kthimi nė njė objekt bisedash i kanė trembur gjithmonė femrat nė zonat rurale. Por edhe presioni i paragjykimit nga tė tjerat dhe mungesa e mundėsive pėr tė vazhduar jetesėn diku tjetėr, kanė qenė arsyet kryesore tė pranimit tė dhunės. Janė mė tė pakta rastet e ushtrimit tė dhunės ndaj meshkujve ose edhe ndaj fėmijėve. Nė fakt shumė pak kėrkesa nė gjykatė kanė pėr objekt dhunėn e gruas ndaj burrit, ose tė fėmijės ndaj prindit. Ėshtė mėse e nevojshme krijimi i mundėsive kėtyre personave pėr t’ia lehtėsuar vuajtjen dhe pėr ti ofruar sa mė shumė mundėsi rehabilitimi. Pra edhe nė rast divorci duhet tė ketė mė shumė lehtėsira pėr tė vijuar jetesėn, madje duhet tė gjetur njė mėnyrė pėr tė nxitur femrat nė zonat rurale qė tė denoncojnė dhunėn e ushtruar ndaj tyre.

[b]Sh.Zeneli: Merrni masa ndaj vjehrrės sime, mė rreh se jam martuar me djalin e saj[/b]
Vetėm para disa ditėsh nė Gjykatėn e Faktit ėshtė regjistruar njė kėrkesė urdhėr mbrojtjeje nga shtetasja Sh.Zeneli, e cila kėrkonte ndihmėn e gjykatės. Shtetasja Zeneli dhunohej nė mėnyrė tė vazhdueshme nga vjehrra e saj, e cila ishte njė pėrdoruese e rregullt e alkoolit dhe ishte kthyer nė njė tė alkoolizuar. Madje siē tregon Sh.Zeneli, vjehrra ėshtė kthyer nė shumė agresive saqė edhe bashkėshorti im nuk di mė se ēfarė tė bėj me tė. Arsyeja ėshtė xhelozia dhe posesiviteti ndaj nuses, duke e akuzuar se i ka vjedhur dashurinė e djalit dhe e kanė lėnė vetėm.”Ēdo gjė filloi kur unė linda vajzėn dhe mu desh qė tė qėndroja gjashtė muaj nė shtėpi. Gjatė kėsaj kohe mė ėshtė dashur tė pėrballem me vjehrrėn time, e cila nuk ka qenė e tillė kur unė e kam njohur pėr herė tė parė. Mendoj se arsyeja e agresivitetit tė saj vinte nga alkooli dhe nga vdekja e vjehrrit. Xhelozia ndaj meje dhe fėmijės tim, ndikuan nė psikologjinė e saj duke e kthyer nė njė person tė dhunshėm. Muajin e parė pas lindjes vjehrra mė akuzonte se i kisha marrė dashurinė e djalit, duke ia vjedhur. Madje mė thoshte se unė e kisha ndarė djalin nga prehri i saj, dhe mė akuzonte mua pėr faktin qė djali si kushtonte mė rėndėsi asaj. Ajo mė thoshte se qė kur kam lindur vajzėn unė, bashkėshorti im nuk interesohej pėr tė ėmėn. Njė ditė mė tha se unė kisha ngelur mbetur qėllimisht shtatzėnė pėr ti marrė djalin. I tregoja bashkėshortit pėr kėto biseda dhe akuza tė vjehrrės, por ai fillonte tė qeshte dhe mė thoshte qė tė mos i merrja shumė seriozisht. Ti e di qė mamaja ndjehet e vetmuar qė pas vdekjes sė babait dhe alkooli bėn punėn e vet, mė thoshte bashkėshorti im”, tregon Sh.Zeneli.”Ka qenė muaji dhjetor dhe atė natė vajza po qante, unė isha sėmurė dhe bashkėshorti im i thotė vjehrrės qė tė mė bėnte diēka tė ngrohtė pėr tė pirė. Ai u morr gjatė gjithė natės me vajzėn e vogėl. Pėr momentin vjehrra u tregua shumė e gatshme, por mė pas i kishte thėnė: Kohėt e fundit mė ke lėnė si shumė pasdore, dhe nuk interesohesh mė pėr mua. Burri i kishte thėnė tė mos mėrzitej dhe tė kuptonte faktin qė gjėrat nuk mund tė ishin si mė pėrpara, pasi ai tani ishte bashkėshort dhe baba. Hera e parė qė mė ka gjuajtur vjehrra ka qenė 20 dhjetor i 2007. Po i jepja vajzės gji, dhe vjehrra vjen nė dhomė duke ulėritur. Mė thoshte se i kisha marrė djalin dhe madje mė ofendonte duke mė quajtur kurvė. Mė thoshte se ēdo gjė e bėja pėr tė larguar djalin nga ajo. I kėrkova qė tė largohej nga dhoma dhe tė mė linte tė qetė, por ajo mu afrua dhe mė kapi prej fyti dhe po mė mbyste. Arrita ti hiqja duart dhe ajo u rrėzua nė tokė. Nė darkė i tregova burrit se ēfarė kishte ndodhur, dha ai e kėrcėnoi duke i thėnė se do ta ēonte nė azil nėse mė prekte prapė me dorė. Pėr rreth 8 muaj situata u qetėsua dhe vjehrra ishte pak mė mirė. Por pushimi im nga puna dhe rikthimi nė shtėpi solli prapė tė njėjtėn gjendje. Njė herė madje vjehrra ka sjellė njė hoxhė qė tė kėndonte dhe tė largonte nga unė demonin. Kohėt e fundit ajo ėshtė bėrė shumė agresive dhe ushtron dhunė edhe ndaj tė birit. Nuk dimė ēfarė tė bėjmė mė me tė, pasi as azili nuk e pranon. Kam nevojė pėr ndihmė dhe gjykata mund tė mė ndihmojė”, pėrfundon tregimin e saj Sh.Zeneli.

[i]Anxhela Tato[/i]



[i]sot[/i]

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi