ILIRIADA PORTAL

Del jashtė kontrollit situata nė PS, deputetėt ndahen nė dy pjesė pėr bojkotin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012010

Mesazh 

Del jashtė kontrollit situata nė PS, deputetėt ndahen nė dy pjesė pėr bojkotin




[b][i]Opozita nė kaos, thyerja e bojkotit dilemė ende pa pėrgjigje nė selinė rozė[/i][/b]

Pėrfundimisht del jashtė kontrollit situata brenda selisė rozė. Partia Socialiste ka qenė nė krizė qysh pas humbje sė zgjedhjeve tė qershorit, por njė letėr e Topallit drejtuar deputeteve se pėr ēėshtjen e djegies sė mandateve dhe pėr pjesėmarrjen nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr pėrmbytjet, e ka ēorientuar totalisht lidershipin e PS. Opozita ėshtė aq e turbullt nė reagimin e saj, saqė brenda njė harku kohor prej dy-tre orėsh, bėn disa deklarata qė bien nė kundėrshtim

me njėra-tjetrėn. Ėshtė fjala pėr pjesėmarrjen nė seancėn e jashtėzakonshme, ku disa deputetė tė njohur si mbėshtetės sė Ramės u shprehėn se do tė hyjnė nė Parlament, ndėrsa vetė Rama, pas disa orėsh ka pohuar tė kundėrtėn. Pra, pėrfundimisht opozita ka humbur edhe seriozitetin nė qėndrimin e saj, ku socialistėt tashmė nuk e dinė se kujt t’i besojnė mė parė kryetarit qė nuk ėshtė deputet, apo vetė deputetėve qė kryetari po i mban jashtė Kuvendit, duke i gėnjyer se nuk u digjen mandatet. Deputetėt e PS e kanė shprehur hapur vullnetin e tyre pėr t’u futur nė Kuvend ditėn e hėnė, por gjithashtu kanė dėshmuar njė ndikim tė fuqishėm tė kryetarit mbi to si dhe pėrkrahjen e strategjisė sė tij pa dėshirėn e tyre. Ėshtė hera e dytė qysh se Rama shpiku bojkotin pėr tė justifikuar humbjen qė mbėshtetėsit e tij kėrkojnė hyrjen nė Kuvend. Nė fillim ishin deputetėt Blendi Klosi, Erion Braēe dhe Alferd Dalipi, tė cilėt kėrkuan tė bėnin betimin sa pėr tė mos djegur mandatit. Kurse tani janė Ilir Beqja dhe Eglantina Gjermeni qė thanė se PS do tė marrė pjesė nė seancėn e jashtėzakonshme. Pa dyshim qė edhe shumė tė tjerė mendojė pėr thyerjen e bojkotit, por trysnia e presionit tė Ramės i pengon tė thonė hapur atė ēfarė mendojnė.

[b]Deklarata
[/b]Dy deputetėt socialistė Ilir Beqja dhe Eglantina Gjermeni, tė njohur si mbėshtes tė kryesocialistit Rama dhe kauzės sė tij, kanė pėrjetuar njė presion dhe njė valė kritikash tė pa para vetėm se thanė qė opozita do tė marrė pjesė nė seancėn e jashtėzakonshme tė mbajtur pėr katastrofėn ujore nė veri. Mėsohet se Beqja dhe Gjermeni janė kritikuar ashpėr, pasi deklaratat e tyre bien nė kundėrshtim me dėshirat e kryetarit pėr ta zgjatuar edhe pak bojkotin. Pėr tre ditė me radhė, deputetėt nė fjalė janė nė pushtetin e vėrejtjes sė fajit, nga zemėrimi qė i kanė shkaktuar kryetarit. Ishin deklaratat e tyre qė pėr disa ndezėn shpresėn tė shqiptarėt se kriza politike do tė marrė fund dhe qė detyruan Ramėn t’i pėrgėnjeshtronte me anė tė njė konference tė veēantė pėr shtyp. Pastaj dihet se ēfarė llogarie qė kanė dhėnė pėr atė rrėshqitje publike. Megjithėse njė pohim tė tillė Beqja e ka bėrė edhe nė kontekstin e angazhimit dhe sakrificės sė tij nė ndihmė tė banorėve tė pėrmbytur, pasi ai ėshtė edhe pėrfaqėsues i tyre nė Parlament. Mirėpo kjo i ka kushtuar shtrenjtė, pasi deklarata e tij ka qenė nė kundėrshtim me njė deklaratė qė bėri Rama pasditen e sė premtes. Mė shumė sesa thjeshtė pohimi i thyerjes sė bojkotit, Rama duhet tė jetė zemėruar sepse njė fakt i tillė dėshmon se deputetėt e pėrkrahin kauzėn e tij vetėm nė sipėrfaqe dhe nga frika e pėrjashtimit dhe nga ana tjetėr frika e pėrballjes me aleatėt tė cilėt gjithashtu janė kundėr hyrjes sė PS nė Kuvend. Rama i ka porositur njėqind herė qė gjatė emisioneve televizive apo deklaratave pėr shtyp, deputetėt tė jenė tė kujdesshėm nė ato ēfarė thonė, pa devijuar nga vija e tij, nė mėnyrė qė opinioni publik tė kujtoje se PS ėshtė e vendosur ta ēojė bojkotin deri nė fund.

[b]Beqja
[/b]Deputeti socialist i qarkut tė Shkodrės, Ilir Beqja, ishte i pari i cili u shpreh se Partia Socialiste do tė marrė pjesė nė seancėn e jashtėzakonshme tė ditės sė hėnė pėr situatėn e pėrmbytjeve. Deklarata e Beqjes u konsiderua si e vėrtetė, pasi ai njihet si njė bashkėpunėtor i ngushtė i Ramės dhe qė nuk mban qėndrime tė tilla pa u konsultuar me tė. “E kemi deklaruar edhe nė fund tė dhjetorit, se pėr ēėshtje tė sigurisė kombėtare ne jemi gati tė futemi nė parlament. Nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr situatėn nė Shkodėr, ne do tė jemi prezentė nė Kuvend”, ka theksuar Beqja.

[b]Gjermeni[/b]
Tė njėjtin qėndrim me deputetin Beqja ka mbajtur edhe deputetja tjetėr e PS-sė Eglantina Gjermeni, e cila gjithashtu ka bėrė tė ditur kushtin e ri tė socialistėve pėr tė hyrė nė sallėn e Kuvendit. “Vetėm nė rast se ka njė seancė tė jashtėzakonshme pėr situatėn e pėrmbytjeve. Vendimi do tė jetė institucional dhe politik i gjithė grupit parlamentar tė PS”, ka theksuar Gjermeni. Edhe Gjermeni deri mė tani njihet si njė mbėshtetėse e flaktė e Ramės, ndaj deklarata e saj e pėrforcoi mė shumė pohimin e Beqjes. Mė nė fund nė sytė e socialistėve lindi njė dritė shprese, por ajo nuk do tė shite shumė e gjatė, pasi pas disa orėsh atė do tė shuante Rama, i cili pėrgėnjeshtroi si Beqjen ashtu edhe Gjermenin.



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi