ILIRIADA PORTAL

Dėshmitar kur Edvinit iu kėrkua tė fliste me tė birin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012010

Mesazh 

Dėshmitar kur Edvinit iu kėrkua tė fliste me tė birin




Dritan Prifti: Antifamiljarė si Edvini s’mund tė mė sulmojnė me shpifje

Ministri i Energjetikės u ėshtė pėrgjigjur tė dielėn valės sė akuzave tė lėshuara nė Asamblenė Socialiste, duke i cilėsuar si qesharake dhe qė neglizhojnė daljen e tij nė konferencė pėr shtyp qė me 26 dhjetor, pėr tė bėrė transparencėn e gjendjes sė rėnduar.
Ministri i Energjetikės, Dritan Prifti, reagoi pak minuta mė parė nė njė konferencė pėr shtyp ndaj akuzave, sipas tij qesharake, shpifėse dhe tė pabazuara tė Partisė Socialiste, e cila kėrkon dorėheqjen e tij si pėrgjegjėsin kryesor tė pėrmbytjeve nė Shkodėr. “Te mendosh se e kemi ruajtur ujin nė Kaskadėn e Drinit, pėr tė bėrė biznes ėshtė qesharake. Me 26 dhjetor kam dalė nė njė konferencė ku kam folur pėr situatėn e renduar. Rregullorja pėr menaxhimin e Kaskadės sė Drinit u zbatua me pėrpikėri”, u shpreh Prifti. Kreu i dikasterit tė Energjetikės, akuzoi kreun e PS-se Edi Rama dhe deputetin socialist, Erjon Brace pėr shpifje ndaj tij. Prifti theksoi se ne Turqi udhėtoi pėr arsye shėndetėsore familjare. “Kam qenė disa herė nė Turqi gjatė muajit dhjetor me leje tė kryeministrit dhe kam lėshuar urdhra tė posaēme pėr tė menaxhuar situatėn. Edhe sot babai im ndodhet nė Turqi sepse ka kryer njė ndėrhyrje kirurgjikale. Unė nuk e kam moralin e Edi Ramės tė braktisė familjen nė mėnyrėn si e ka braktisur ai. Kam qenė dėshmitar personal kur Meta i tha Ramės, “duhet te takosh fėmijėn tėnd. I ka thėnė Meta se nėse nuk do takosh djalin tėnd nuk do tė jesh kandidat i PS-sė pėr Bashkinė e Tiranės. Nuk mund te me akuzoje mua njeri pėr gjera tė tilla”, tha Prifti.

bota sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Dėshmitar kur Edvinit iu kėrkua tė fliste me tė birin :: Komentet

Mesazh prej Mon Jan 18, 2010 11:20 pm nga ad


Ministria e Energjetikės ka reaguar sot nė lidhje me deklaratėn e deputetit socialist, Taulant Balla i cili u shpreh sot se Shkodra u pėrmbyt pėr shkak tė korrupsionit me blerjen dhe shitjen e energjisė elektrike nga njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit Sali Berisha. “Pėr respekt tė opinionit publik sqarojmė me keqardhje, Z. Balla se nuk po e bėn bindėse punėn e tij si papagalli i Partisė Socialiste me kėto deklarata thashethemesh nė kafenera apo kazino, ku pėrqėndrohet nė pjesėn mė tė madhe tė ditės sė tij. Prandaj, Balla pėrpara se tė informosh publikun, verifiko informacionin pėr tė qenė i saktė dhe profesional, se ndryshe do tė humbasėsh respektin edhe kundrejt votuesve tė tu”, deklaroi sot METE. Sipas ministrisė se Energjetikės, menaxhimi i situatės aktuale nė prefekturėn e Shkodrės u monitorua dhe u falėnderua nga e gjithė bota duke u bazuar nė analizė tė detajuar pėr angazhimet e marr “E gjithė kjo, falė eksperiencės shumėvjeēare dhe tė suksesshme nė kėtė fushė dhe pranė kėsaj ministrie tė Z. Prifti qė pėrveē Z. Ruli, asnjė politikan tjetėr nuk e ka. CV-ja e Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti ėshtė e publikuar nė faqen e METE-s pėr tė gjithė tė interesuarit. “Pėrsa i pėrket edukimit profesional, i sigurojmė Z. Balla se edhe njė mėsues anglishteje mund tė jetė njė leader i suksesshėm. Ndėrkohė qė nėse nuk e njeh Universitetin e HARVARD, USA, ku Prifti ėshtė diplomuar pėr programin e Masterit 1 vjeēar me kohė tė plotė pėr Administrim Publik, ku kanė pėrfunduar studimet pėrfaqėsues tė vlerave shumė tė mėdha ndėrkombėtare si: Z. Obama, President i USA, Z. Bush ish President i USA, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki-Moon, ish Presidenti francez Zhak Shirak si edhe figura tė tjera tė larta nė nivel ndėrkombėtar, dhe Universitetin e Neė Mexico nė USA ku Z. Prifti ėshtė diplomuar pėr programin e masterit 3 vjeēar me kohė tė plotė nė Administrim Biznesi, atėherė me keqardhje i drejtohemi publikut tė kujdeset tė shmangė dėgjimin ndaj shpifjeve tė Z. Balla. Pėr fat tė mirė z. Dritan Prifti nuk ka nė CV-nė e tij ndalime nga policia pėr dyshime nė pjesėmarrje pėr trafikime droge. Lėri shpifjet Z. Balla dhe merru me borxhlinjtė qė ke nėpėr kazinotė e Tiranės” thuhej mė tej nė deklaratėn e MTE-s.
55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi