ILIRIADA PORTAL

Kompensimi, 26 mije leke metri katror per banesat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20012010

Mesazh 

Kompensimi, 26 mije leke metri katror per banesat




Ministria e Financave ka tashme gati skemen e kompensimit per te permbyturit ne zonen e Shkodres, e cila shume shpejt do te miratohet edhe nga qeveria. Sipas projektit paraprak, mesohet se banesat e demtuara do te kompensohen me 26 mije leke te reja per meter katror, sipas kostos se Entit te Banesave, per qytetin e Shkodres, ndersa per objektet e ndertimit me karakter bujqesor, si stalla, hangare etj, kostoja e demshperblimit llogaritet ne 5 mije leke per meter katror. Gjeja e gjalle dhe baza ushqimore per to, do te kompensohet me cmimet e tregut, sipas projektit te financave. Mirepo per te realizuar shperndarjen e fondit ne vlere monetare Ministria e Financave ka parashikuar disa hapa qe do te ndiqen per kete qellim. Se pari do te behet evidentimi i te gjitha demeve, sipas nje formulari tip, ne ndertesa banimi, objekte biznesi, objekte sociale dhe publike, orendive dhe pajisjeve elektro-shtepiake, te demeve te shkaktuara ne kultura bujqesore, gjese se gjalle dhe ushqimit te tyre. Hapi i dyte eshte dergimi i formularit te deklarimit prane Komitetit Nderministror, bashke me listen emerore te pronareve te banesave apo objekteve te tjera, shoqeruar me certifikaten e kryefamiljarit dhe dokumentin e identifikimit. Me cmimet e tregut te marra nga Ministria e Bujqesise do te vleresohen edhe demet e shkaktuara ne gjene e gjalle. Vendimi qe po pergatitet nga qeveria, ben vleresim edhe per pajisjet elektro-shtepiake, mbeshtetur mbi konstatimin e kryer ne vend nga grupi i evidentimit mbi rregullsine ose jo te tyre sipas cmimit aktual te marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Grupi i eksperteve do te kete perfaqesues nga te gjitha ministrite dhe per kete qellim, do te ngrihet edhe nje fond i vecante ne buxhetin e shtetit, njoftojne burimet nga Ministria e Financave. Demet do te vleresohen ne kendveshtrim shumedimensional, duke perfshire, shtepite pajisjet, bagetite dhe cdo lloj tjeter demi material qe u krijua. Ne fondin e vecante te financave do te perfshihen fondet e buxhetit te shtetit te parashikuara ne fondin rezerve dhe ndihmat qe qeveria dhe institucione te ndryshme kane dhene perballimin e situates. Qeveria dhe Ministria e Financave ende nuk kane nje fature per demet e krijuara ne zona, pasi vleresimi pritet te behet ne nje faze te dyte pas emergjences, por Ministri i Financave pak dite me pare ne Shkoder ka garantuar se qeveria do te kompensoje me drejtesi dhe transparence, te gjitha demet qe u jane krijuar familjeve dhe bizneseve te zones.



Kompensimi ne vlera

-Banesat- 26 mije leke per meter katror, sipas kostos se, Entit Kombetar te Banesave per qytetin e Shkodres.

-Objektet jo banesa - Kostoja e demshperblimit llogaritet ne 5 mije leke per meter katror.

-Orendite-rreth 50 mije leke te reja per fryme.

-Gjeja e gjalle-Kompensim me cmimet e tregut.

-Baza ushqimore-Kompensim me cmimet e tregut.

Institucionet reference per cmimet

Enti Banesave ne Shkoder per objektet e banimit dhe te tjera.

Ministria e Bujqesise per gjene e gjalle dhe bazen ushqimore

Doganat per vleren e makinerive dhe pajisjeve

Tatimet per orendite

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi