ILIRIADA PORTAL

Pano, lamtumire mbreti i futbollit shqiptar!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20012010

Mesazh 

Pano, lamtumire mbreti i futbollit shqiptar!




Aranit Muraci
Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Panajo Pano. Futbollisti me i mire shqiptar i te gjitha koherave, Panajot Pano i lavdishem u nda papritur nga jeta dhe lajmi i kobshem qw erdhi nga larg tronditi mbare opinioni sportiv shqiptar. Mijwra kilometra larg atdheut te tij, ku jetonte gjate viteve te fundit, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mberriti lajmi i zi. Panajot Pano, ne moshen 71-vjecare nderroi jete. Futbollisti qe shkroi historine ne vitet '70, sulmuesi i paharruar per tifozet e Partizanit dhe ekipin tone kombetar, pas nje infarkti u tha "lamtumire" te gjitheve sportdashesve te shumte shqiptareve anembane, qe e kujtonin dhe do ta kujtojne pafundesisht per lojen e mrekullueshme dhe golat e shumte qe shenoi nder vite. Kontributi i Panos mbetet i pallogaritshem per futbollin shqiptar, aq sa emri i tij wshtw pjesw e lavdisw sw sportit tonw. Vetem nje vit me pare, pas shume cmimeve dhe medaljeve per kontributin e cmuar qe kishte dhene ne futboll, Pano u kthye per nje vizite ne Shqiperi dhe ne moshen 70 vjecare, Presidenti i Republikes se Shqiperise, z. Bamir Topi e dekoroi me urdhrin "Nderi i Kombit". Nje vit me vone, pas marrjes se medaljes, dhe nga dita e djeshme, mjeshtri i rralle, Sportisti me i mire i shekullit te kaluar, Panajot Pano nuk do te jete me mes nesh.

Panajot Pano lindi ne Durres, ne nje lagje afer Viles se Zogut, me 7 mars 1939, nga prinder me origjine nga Delvina. Babai i Panajotit vendosi qe te jetonte ne Tirane, vetem pak kohe pas lindjes se djalit qe te kthehej me vone ne lojtarin e madh te fushave te blerta. Qe ne femijeri, Panajot Pano nisi te dallohej per talentin qe kishte ne futboll. Kwshtu talenti i Panajot Panos ra shume heret ne sy te trajnereve me ne ze te kohes. Panajot Pano kujtonte se ne femijeri, kur luante futboll, ishte Myftar Marku i pari qe hasi talentin e tij te rralle, i cili ishte mesues i fizkultures ne shkollen ku ai mesonte te "Hasan Vogli". Panajot Pano ishte ne nje brez me Skender Halilin dhe luanin te dy me pas me ekipet zinxhir te ekipit te Tiranes. Xhavit Demneri e seleksionoi me pas te ekipi i pare dhe pasi nisi karrieren dhe zhvilloi sezonet e para ne radhet e 17-nentori, Pano kaloi ne radhet e Partizanit, vetem dy sezone me pas, duke u kthyer ne lojtarin me te mire te te gjitha koherave. Pano luajti sezone te paharrueshme me kete skuader, qe njihet per tifozerine e zjarrte ne te gjithe vendin dhe emri i tij do te mbetet i paharrueshem.



"Mbreti" shqiptar Panajot Pano, golashenuesi i paharruar

Ne arkivat e ndeshjeve te lavdishme qe ka luajtur Panajot Pano ne karriere, per rreth 23 vite, numerohen plot 350 gola te shenuar prej tij ne te gjitha kompeticionet. Mjeshtri i topit te rrumbullaket shenonte ne cdo ndeshje te rendesishme dhe Franc Bekenbauer e kujton shpesh, pas perballjeve te paharrueshme te Shqiperise ne ato vite, ndaj Gjermanise Perendimore. Panajot Pano kaloi pjesen me te madhe te karrieres se tij ne radhet e Partizanit, me te cilin fitoi tituj te shumte dhe luajti ne arenen nderkombetare, duke shenuar vazhdimisht. Me nje paraqitje te jashtezakonshme dhe me golat e shumte qe shenoi ne karriere, ai fitoi respektin e tifozeve te shumte shqiptare dhe mbajti gjate gjithe jetes kuroren e "Mbretit te Futbollit". Te gjithe ata qe



Vitet e fundit, prane vajzes ne SHBA

Panajot Pano ishte i martuar me Rebeken dhe baba i dy femijeve, nje djali dhe nje vajze. Ledio eshte djali i tij, qe njihet gjithashtu si nje ish-futbollisti shquar, qe e kaloi karrieren e tij ne kampionatin shqiptar dhe ate grek, si dhe vajza, Nertila e cila jeton me familjen e saj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Legjenda e futbollit tone vendosi qe t'i kalonte momentet e fundit te jetes pikerisht ne SHBA, prane vajzes.



Golden Goli

Pano kujtonte shpesh nje gol dhe thoshte se i kishte sjelle me shume kenaqesi e sukses: ai i shenuar ndaj Dinamos, ne vitin 1961, ne finalen e famshme te "Golden Gol", me dy ndeshje, qe zgjati 242 minuta. Partizani me kete gol shpallej kampion.



Panajot Pano

Datelindja: 7 mars 1939

Vendlindja: Durres

Klubi: Tirana, Partizani, Dinamo

Karriera si futbollist: Puna e Tiranes, sot Tirana (1957-59, te rritur), Partizani (1960-75 )

Trofe te fituara:

1960 - Golashenuesi me i mire i kampionatit.

1961 - Kampion me Partizanin, fitues i Kupes se Shqiperise, golashenuesi me i mire i kampionatit.

1963 - Kampion me Partizanin, vendi i dyte ne turneun e Ushtrive te Vendeve Socialiste.

1964 - Kampion me Partizanin, fitues i Kupes se Shqiperise.

1966 - Fitues i Kupes se Shqiperise.

1967 - Fitues i Kupes se Shqiperise.

1970 - Fitues i Kupes se Shqiperise, fitues i Kupes Ballkanike, golashenuesi me i mire i kampionatit.

1971 - Kampion me Partizanin.

1973 - Fitues i Kupes se Shqiperise.

2000 - Fitues i anketes, "Sportisti me i mire i shekullit"

1979 - Kampion kombetar, zv/trajner i Partizanit.

1980 - Fitues i Kupes se Shqiperise, zv/trajner i Partizanit.

1981 - Kampion kombetar, zv/trajner me Partizanin.

Dekoratat: Urdhri i Arte "Mjeshter i Madh", Urdher Pune i klasit 2, Urdhri "Naim Frasheri i klasit 3,2,1?, Urdhri i Arte "Naim Frasheri", medalja "Urdheri i Merites" per 100-vjetorin e FIFA-s. Me 1999 zgjidhet President Nderi i Partizanit, me 2002 President Nderi i FSHF-se. Ne vitin 2009 Pano dekorohet "Nderi i Kombit"

Tituj sportiv: "Mjeshter sporti", "Mjeshter i Merituar", "Nder i Sportit Shqiptar",



Momente nga karriera e lavdishme e Panos

- Karriera si futbollist: e filloi ne vitin 1954 dhe e mbylli ne maj 1975.

- Ndeshja e pare ne kampionat: me 17 Nentorin ndaj Dinamos, me 4 maj 1958, (4-0). Pano, autori i golit te pare.

- Ndeshja e fundit ne karriere: Partizani -17 Nentori, me 23 maj te vitit 1975.

- Numri i fanelles: 10.

- Ndeshja e pare me kombetaren shqiptare: 24 qershor 1963, ne Kopenhagen, me Danimarken, (0-4).

- Ndeshja e fundit me kombetaren: me 7 nentor 1973, ndaj perfaqesuese kineze.

- Gola ne takimet nderkombetare: 34

- Skuadra e huaj, me te cilen eshte ndeshur me teper: me Fenerbahcen 7 here (3 here me 1961 me Partizanin, 2 here me Dinamon ne vitin 1962 dhe 2 here me Partizanin ne vitin 1967).

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pano, lamtumire mbreti i futbollit shqiptar! :: Komentet

Mesazh prej Wed Jan 20, 2010 6:16 pm nga Drini

Pano ka qene i mash! Ju preft shpirti ne paqe!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi