ILIRIADA PORTAL

Letėr e hapur pėr Z.Lubonja dhe Z.Nano

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25012010

Mesazh 

Letėr e hapur pėr Z.Lubonja dhe Z.Nano




Rezart Taēi
Deri nė Nėntorin e kaluar, kur gėnjeshtrat e kolegut tuaj, Z.Baze mė bėnė qė tė gjendesha i burgosur padrejtėsisht, mora mbi vete fajin e mos pėrgjigjeve dhe mos paditjeve ndaj polemistėve pėr shpifje (me qėllim po pėrdor fjalėn "polemist", sepse "gazetarėt" punojnė mbi fakte dhe investigime). E mėsova nė mėnyrėn mė tė vėshtirė, Nėntorin e kaluar, qė zakoni im I vjetėr i mos pėrgjigjeve ndaj fyerjeve dhe paditjeve ndaj shpifjeve, mund tė dėmtojė familjen time dhe shume miq dhe kolegė tė mi, tė cilėt mė kanė dhėnė besimin e tyre. Qė prej atėherė, unė kam vendosur tė ndryshoj. Unė nuk do tė qėndroj mė indiferent ndaj fyerjeve dhe do tė pėrdor tė gjitha mjetet ligjore pėr t'i dhėnė fund shpifjeve.
Ju tė dy kritikoni me forcė vendimin e kompanisė sime pėr tė sjellė Real Madridin qė tė luante me njė nga skuadrat tona (siē mund tė ishte ajo e Gramozit ). Ju tė dy kujtoni shumėn e tepruar tė parave qė Taci Oil do t'i kishte paguar Real Madridit qė tė vinte dhe tė luante kėtu nė Tiranė. Nėse do ju kishte interesuar qė tė pyesnit, unė do ju kisha dhėnė pėrgjigje pyetjeve tuaja duke ju konfirmuar qė nderi i tė paturit Realin ne Tirane ka qenė fryt i marrėdhėnieve miqėsore dhe profesionale qė na lidhin me drejtuesit e kėtij Klubi. Po kush po vret mendjen, pėrderisa ju nuk jeni gazetare, ju nuk kontrolloni fakte! Po, Z. Nano, paratė e fituara nga shitja e biletave tė ndeshjes kanė shkuar pėr ata qė kanė vuajtur nga pėrmbytjet nė Shqipėrinė e Veriut. Po ju zoti Nano? Ēfarė keni bėrė pėr ta? Rehat ne Tiranė, a keni bėrė ndonjė gjė? Ėshtė e lehtė tė kritikosh, por pėr tė bėrė, madje edhe pak, ėshtė mė e vėshtirė. Sigurisht, unė mund edhe tė mos organizoja asnjė ndeshje kėtu nė Tiranė, dhe unė mund tė pėrballoja privatisht tė shijoja nė mėnyrė egoiste dhe diskrete aq ndeshje tė Real Madridit sa tė dėshiroja, dhe ju as qė nuk do ta dinit. Kjo ndodh vetėm se unė dua qė buxheti i marketingut tė grupit Taci Oil t'i shėrbejė sigurisht imazhit tė kompanisė, por edhe atij tė mbarė vendit. A i pėrbuzni aq shume juve vendin dhe qytetarėt tanė sa qė tė mendoni se ata nuk e meritojnė njė ndeshje tė Real Madridit nė shtėpinė e tyre?
Ju tė dy vazhdimisht supozoni se si e kam krijuar unė biznesin tim, por as nuk behet fjalė qė tė investigoni! Z. Lubonja ka njė pėrgjigje: "njė vend nė duart e gangsterėve si ky baron nafte". Pėr z. Nano "nuk kam ndonjė kureshtje kushedi se ēfarė pėr tė njohur gjėra nga bota e rrėmujshme dhe e mistershme e sipėrmarrjes shqiptare". E vėrteta ėshtė se unė kam punuar jashtėzakonisht pėr mė se tetėmbėdhjetė vjet, 12-16 orė nė ditė, me shumė pak fundjava, dhe pa pushime. Por kjo nuk ėshtė mjaftueshėm pėr ju, kėshtu qė ju duhet tė fyeni, dhe jo vetėm mua, por tė gjithė sipėrmarrėsit e kėtij vendi, ata qė bėjnė gjėra me duart "e tyre tė pista". Pėr shkak tė vendimit qė kam marrė tė cituar mė sipėr, mos u ndjeni tė befasuar kur tė gjendeni tė paditur, pasi unė nuk do tė toleroj mė qė tė quhem (shprehimisht ose me nėnkuptim) njė "gangster" apo njė "bos i mafias". Unė do tė pėrdor tė gjitha mjetet e Drejtėsisė dhe ligjit pėr tė ndaluar ēdokėnd tė mė fyeje mua, jo aq shumė pėr vete, por pėr familjen time, miqtė e mi dhe kolegėt e mi qė lėndohen nga kėto akuza tė pajustifikuara.
"Panem et Circenses"! Po, vėrtet, Grupi Taci krenohet qė siguron, brenda kufijve tė tij modest, "Circenses" cilėsor. Por nė artikujt tuaj te hidhur, ju keni harruar "Panem"! Grupi Taci (duke pėrfshirė ARMO-n) tani punėson rreth 2,000 punonjės, qė pėrfaqėsojnė 2,000 familje nė kėtė vend. Nė vitin 2009 Grupi Taci & ARMO ėshtė renditur si taksapaguesi mė I madh. Pėr tė marrė kėto fakte nuk kishit nevojė pėr tė investiguar shumė, mjafton t'i drejtoheshit autoriteteve pėrkatėse dhe vetė Grupit Taci. Por jo, ju ishit shumė tė zėnė, duke mbushur stilolapsat me helm dhe xhelozi. Unė ju ftoj tė dyve qė tė vizitoni me mua rafineritė tona nė Ballsh dhe nė Fier, dhe tė flisni lirisht me punonjėsit tanė. Unė jam I bindur se ata nuk kanė nostalgji pėr ditėt kur kompania e tyre ishte shtetėrore. Ju do tė shihni se ēfarė sfide kemi trashėguar nga komunizmi dhe investimet e jashtėzakonshme qė ne tani duhet tė kryejmė pėr tė kapur dhjetėra vite, nė tė cilat nuk ėshtė investuar pothuaj fare. Po, kam krenarinė e tė qenit njė sipėrmarrės, dhe qė duhet tė investoj njė shumė tė madhe parash pėr tė kapur hapin e dhjetėra viteve te keq menaxhuara. Por kam frikė, se ju do tė duhet tė jeni tė gatshėm tė ndotni kėpucėt dhe tė largoheni nga komoditeti tuaj pėr tė vizituar botėn reale!
Z. Lubonja, Shqipėria nuk ka nevojė pėr njė ose dy "Taci, Naci". Shqipėria ka nevojė pėr dhjetėra "Taci, Naci" pėr tė ndihmuar kėtė vend. Ju jeni tė shqetėsuar pėr reputacionin e vendit tonė? Ēfarė mendoni ju se bėni duke quajtur ēdo sipėrmarrės tė kėtij vendi njė "gangster" ose duke aluduar pėr botėn kumbuese tė sipėrmarrjes si "atė tė rrėmujshme dhe te mistershme tė sipėrmarrjes shqiptare"? Ju vetėm ngushėlloni ata jashtė vendit qė e lidhin vendin tonė me aktivitete mafioze, dhe ju vetėm ngushėlloni njė stereotip te mefshte. Por ėshtė e vėrtetė qė ju mund t'ju ketė marrė malli pėr ditėt kur gjithēka ishte shtetėrore dhe nė duart e njė partie tė vetme. Kjo ėshtė politike, dhe unė nuk jam i interesuar pėr ketė dhe vazhdoj tė jem vetėm njė sipėrmarrės. Romakėt thane: "A bove ante, ab asino retro, a stulto undique caveto'' (kini kujdes nga demi para syve, gomari nė shpinė dhe budallenjtė pėrreth). Nga tani e tutje unė nuk do t'i lejoj te kalojnė kėto lloj artikujsh pa pėrgjigje.
Z. Lubonja citon Churchillin (njė ironi!). Pėr veten time unė do tė ndjek kėshillėn e Sir Winston (pasi mbi te gjitha ai ishte njė nga mbrojtėsit mė tė mėdhenj tė demokracisė dhe kapitalizmit): "Suksesi ėshtė pėrfundimtar, dėshtimi nuk ėshtė fatal: ėshtė guximi pėr tė vazhduar qė ka vlerė".

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Letėr e hapur pėr Z.Lubonja dhe Z.Nano :: Komentet

Mesazh prej Tue Jan 26, 2010 6:51 pm nga bulqizaku

mvje keq or tek shoq po me kto skuadrat ja ke fut kot

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi